Bota
-
Udhëheqësit botërorë që janë mbledhur për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duhet ta trajtojnë kontrollin e armëve bërthamore si një përparësi kryesore, thotë një grup i përbërë nga më shumë se 100 figura politike, ushtarake e diplomatike.
18 Shtator 2019, 14:13 -
Aktivistët e Hong Kongut, thirrje ligjvënësve amerikanë për mbështetje
18 Shtator 2019, 14:03Aktivisti i shquar i Hong Kongut Joshua Wong u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të martën të mbështesin të drejtat e njeriut dhe demokracinë në territorin gjysmë-autonom kinez, duke deklaruar se rreziqet nuk kanë qënë kurrë më të mëdha.
-
Një oficer i sigurisë në Kanada ofron shitjen e informacioneve Top Secret
18 Shtator 2019, 13:25Zyrtarët kanadezë njoftojnë se oficeri në fjalë ka ofruar shitjen e informacioneve shumë sekrete.
-
Strasburg, duke pritur zgjidhjen e misterit politik të dekadës së fundit - A do ta heq Londra litarin nga gryka?
18 Shtator 2019, 13:09Krenaria dhe paragjykimet midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian nuk janë motiv për të zgjidhur misterin politikë të dekadës - a do ta heq Londra litarin apo jo?
-
Matteo Renzi u largua, a e kërcënon tani Italinë një krizë e re qeveritare?
18 Shtator 2019, 12:17PD italiane po përçahet. Çfarë do të thotë kjo për "koalicionin anti-Salvini" në Romë? Pas katër javësh ai duhet të paraqesë një buxhet të pranueshëm nga BE për Italinë.
-
Rusi, shpërthim në 'shtëpinë' e viruseve vdekjeprurës, Moska: nuk ka rrezik për popullsinë
18 Shtator 2019, 12:11Sipas një burimi të Interfax, aksidenti u shkaktua nga shpërthimi i një bombule gazi
-
Venecia, përpjekja për rekord përfundon në tragjedi. Motoskafi përplaset me digën, 3 të vdekur
18 Shtator 2019, 11:57Tre të vrarë dhe një i plagosur, ky është bilanci tragjik i aksidentit detar që ndodhi në Venecia, kur një varkë në det të hapur që vinte nga Monte Carlo u përplas në një nga digat mbrojtjese në port Venecia. Ndër viktimat ishte dhe kampioni i garave me motobarka Fabio Buzzi dhe dy britanikë
-
Venezuelë, dialogu me Maduron përçan opozitën, shumica e kundërshtarëve të qeverisë i refuzojnë bisedimet
18 Shtator 2019, 11:38Për një kohë të gjatë, Presidenti i përkohshëm i vetëshpallur i Venezuelës Guaidó i mbante të bashkuara radhët e mbështetësve të tij. Tani disa opozitarë duan të negociojnë me qeverinë e kreut të shtetit Maduro.
-
Izrael, Ganz dhe Netanyahu kokë më kokë, Liberman, gjilpëra e balancës
18 Shtator 2019, 10:41Ndërsa janë numëruar 92% e fletëve të votimeve, sipas mediave, kryeministri izraelit Netanyahu dhe rivali i tij kanë siguruar nga 32 vende secili në Parlamentin me 120 vende, por Gantz ka më shumë shanse për të formuar një koalicion.
-
Londër/ ‘Llogaritë’ për Brexit do ti ‘ndajë’ Gjykata Supreme. ish-kryeministri konservator John Major në krahë të Johnson (VIDEO)
18 Shtator 2019, 10:17Në Gjykatën Supreme në Londër është dorëzuar kërkesa për ligjshmërinë e vendimit të Kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e parlamentit për pesë javë. Çështja e shtruar në gjykatë nga ana e konservatorëve, do të mbrohet nga avokatja Gina Miller, e cili tashmë ka një fitore të rëndësishme në anën e saj, faktin që marrëveshja me Bashkimin Evropian duhet të aprovohet nga Parlamenti.
-
Izrael, Facebook bllokon faqen e Netanyahu-t për disa orë, hera e dytë brenda javës
18 Shtator 2019, 10:04Mesazhet automatike të kryeministrit u bllokuan sepse ato ishin sondazhe zgjedhore, të ndaluara nga ligji i Tel Aviv-it.
-
Edhe New York ndalon cigaret elektronike me aromë, raste të dyshuara vdekje nga përdorimi i tyre
18 Shtator 2019, 09:31Nju Jorku bëhet shteti i dytë amerikan, pas Michigan, që ndalon shitjen e cigareve elektronike me aromë. Reagimi vjen pas të paktën 450 rasteve të dyshuara të sëmundjes së mushkërive dhe 7 vdekjeve të dyshimta që janë raportuar në SHBA në javët e fundit, të shkaktuara nga tymosja e cigareve elektronike.
-
Romë-Paris/ Paqe të paktën në letër, gjithsesi fërkimet janë të mëdha! Dosja ‘Libia’ më delikatja (VIDEO)
18 Shtator 2019, 09:26Për Parisin vlen edhe një shtrëngim duarsh, që të vulosë paqen e bërë, të paktën në letër, midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit italian, Giuseppe Conte, pas 15 muajve tensione, që kulmuan me tërheqjen në Paris të ambasadorit francez në Romë.
-
PE: Boris Johnson ka punuar vitet e fundit për të projektuar imazhin e dikujt që NUK është i besueshëm (VIDEO)
18 Shtator 2019, 08:28Sot, eurodeputetët do të diskutojnë dhe votojnë një rezolutë që do të përshkruaj në detaje kushtet në të cilat do të pranohej zgjatja e afatit të Brexit, nëse Mbretëria e Bashkuar do ta kërkonte atë.
-
SHBA, çifti kinez vjedh sekrete shkencore diagnostikimi dhe mjekimi të kancerit në spitalin pediatrik në Ohajo
17 Shtator 2019, 15:41Autoritetet njoftuan të hënën se çifti Yu Zhou, 49-vjeç dhe bashkëshortja e tij 46-vjeçare Li Chen, punonin në laboratorë të ndryshëm në Spitalin Pediatrik të qytetit Kolambus të Ohajos për 10 vjet, duke vjedhur rezultate të kërkimeve shkencore të mbrojtura me patentë shpikjeje, të tranferuara për përfitim personal.
-
CNN: Sulmi ndaj fushave të naftës në Arabinë Saudite, me raketa Cruise të nisura nga bazat iraniane
17 Shtator 2019, 15:05Hetuesit Sauditë dhe Amerikanët kanë përcaktuar se "me një probabilitet shumë të lartë" sulmi ndaj objekteve të naftës saudite filloi nga një bazë e Teheranit në territorin iranian afër kufirit me Irakun. Kjo u zbulua për CNN nga një burim i afërt me hetimin në zhvillim, i cili saktëson se Irani gjithashtu përdori raketa Cruise që fluturonin në lartësi të ulët.
-
Christine Lagarde merr mbështetjen e PE-së për të drejtuar Bankën Qendrore Evropiane
17 Shtator 2019, 14:55Parlamenti Europian mbështeti emërimin e Christine Lagarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane. Ky votim i hap rrugën asaj që të bëhet gruaja e parë që mban këtë post
-
Gjithnjë e më shumë raste dhe frikë, Gjermania në alarm për fëmijët e porsalindur me keqformime në duar
17 Shtator 2019, 14:47"Gjithnjë e më shumë raste, gjithnjë e më shumë frikë" – e titullon Bild redaksionalen e tij sot, duke dokumentuar një rast të ri në Bremen të një fëmije të lindur me vetëm tre gishta në dorën e djathtë.
-
Hapen qëndrat e votimit në Izrael, Netanyahu 'luan' gjithçka për të fituar
17 Shtator 2019, 14:11Ajo që do të zhvillohet do të jetë një betejë e brendshme në mes të djathtës ose, më së shumti, të djathtës dhe qendrës. Të gjithë analistët thonë se pak ka ndryshuar në elektorat në krahasim me zgjedhjet e prillit kur Likud (Partia e Netanyahut) ishte kokë më kokë me Blu dhe Bardhë (Partia e ish Shefit të Shtabit Benny Gantz, 60 vjeç).
-
Afganistan/frikë dhe tension, 72.000 forca për sigurimin e zgjedhjeve presidenciale
17 Shtator 2019, 14:04Në zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar kishte shumë parregullsi. Shumë vendvotime nuk u hapën fare, për shkak të shqetësimeve për sigurinë ose për shkak të mos paraqitjes së punonjësve të zyrave të votimit dhe mungonte dokumentacion i rëndësishëm zgjedhor. Prandaj në kryeqytetin Kabul, të gjitha votat u shpallën të pavlefshme.
