Dosje

  • (Shkrimi i dytë) Gjyshja e gruas së ardhshme të Ali Këlcyrës, Avdije Dudush hanëm Vrionit, ka qene Hedije hanëmi, halla e Ahmet Zogut. Kjo do të thoshte se ishte kushërirë e parë e tij. Ndërkaq nëna e Avdijes qe Afife  hanëm Biçaku. 
  • Dokumenti i Sigurimit/Klerikët,lidhje 
    me Vatikanin po krijojnë parti politike

    Informacioni sekret dërguar në komitetin qendror me 29 shtator 1967, ku zbulohet se si ishin survejuar e më pas arrestuar një grup klerikësh katolikë për lidhje agjenturore em vatikanin dhe agjitacion e propagandë...

  • Pjetër Arbnori: Me përkthimet ne
    fitonim vetëm 2 kg sheqer në muaj

    … - Na duhen shpejt dhe me cilësi. Do të punoni në dhoma të veçanta. Askush nuk duhet t’i lexojë, as librat, as dorëshkrimet. Ta kemi prerë, dënoheni. Do të keni racionin e bukës tetëqind gramë, një gjellë pak më të mirë, do të keni sipas normave nga dhjetë lekë në ditë shpërblim dhe nga dy ditë zbritje dënimi në muaj. 

  • Intervista e 2004, Arbnori: Librat
    që përktheva me detyrim në burg

    Kjo intervistë e realizuar me Pjetër Arbnorin dy vite para se ai të ndahej nga jeta në maj të vitit 2004 hedh dritë mbi një prej anëve të errëta të regjimit, shfrytëzimin intelektual të të burgosurve politikë. Veç atyre që i dërguan të thanin këneta a të përfundonin vepra të rëndësishme të indrustrisë e infrastrukturës, regjimi shfrytëzoi sistematikisht edhe forcën intelektuale të tyre, kryesisht në përkthim.Në këtë rrëfim të para 12 vjetëve Arbnori ka dëshmuar pikërisht këtë proces të çuditshëm, pune të detyruar, në izolim të plotë për të sjellë në shqip vepra të autorëve të huaj kryesisht me karakter politik, ekonomik e juridik, të cilët lexoheshin vetëm nga një rreth shumë i ngushtë i drejtuesve të regjimit. E sjellim të plotë këtë rrëfim si dhe disa shënime në formë kujtimesh të Pjetër Arbnorit mbi këtë proces të vështirë pune gjatë viteve të burgut.   

  • Muzeu i Skënderbeut ’77, projekti 2
    mln i vajzës së Hoxhës,  ja detajet 

    Një përshkrim i imtësishëm i projektit fitues të muzeut  të Skënderbeut në Krujë… Ishte fundi i nëntorit 1977. Grupi projektues kishte arritur pas shumë konsultimesh të hartonin një projekt sipas kërkesave të numrit nji të regjimit.

  • Muzeu i Skënderbeut ‘77, pse
    u miratua varianti 2 milionësh

    Dokumenti i 21 nëntorit 1977/ Si ishin projektuar tre variantet e para, cilat ishin kostot e tyre dhe si u ngrit një variant i katërt ku gërshëtoheshin elemente nga të tre variante e para dhe kishte koson 2 milionë lekë.

  • Muzeu i Skënderbeut, projekti
    i urdhëruar nga Enver Hoxha

    Në nëntor 1977, pakkush e dinte se në Kalanë e Krujës do të ngrihej një muze kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit. Një grup ekspertësh arkitektë, historianë e artistë  kishin nisur projektimin e këtij muzeu, sipas një porosie të dhënë direkt nga Enver Hoxha. 

  • Dy harta të rëndësishme të periudhës
    së Ali Pashë Tepelenës në Londë

    Përshkrimi dhe dokumentimi me harta i bregdetit shqiptar dhe grek është nga dokumentimet më të hershme në historinë e hartografisë. Zakonisht është skicuar bregdeti pasi ai bënte pjesë në zotërimet e Republikës së Shën Markut, Venedikut dhe më pak brendësia kontinentale e zonave të brendshme të Shqipërisë. Gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës(1788-1822), pashallëku i tij dhe një pjesë e madhe e territoreve shqiptare u vizituan, pikturuan dhe skicuan nga një pjesë e madhe udhëtarësh, diplomatësh dhe agjentëve diplomatikë që rizbuluan Lindjen e Afërme dhe e pasqyruan atë në botime të shumta në Perëndim. 

  • Ç’bisedoi në maj ‘73 Andrea Varfi me
    Anton Pashkun e Rexhep Ismailin?

    Një udhëtim në Gjakovë i dy poetëve shqiptarë Natasha Lako e Andrea Varfi,  në maj 1973,ishte vënë në vëmendjen e sigurimit të shtetit për shkak të disa takimeve atje me autorë kosovarë të padëshiruar për regjimin. Mes tyre ishte Anton Pashku, Rexhep Ismaili, Azem Shkreli, etj...

  • Raporti i Sigurimit,si donin ta joshnin
    piktorin Pandi Mele me femra e para

    Dokumenti sekret i janarit 1973/ Çfarë ndodhi gjatë udhëtimit në Kosovë të dy piktorëve shqiptarë Abdurrahim Buza e Pandi Mele? Si u sëmur Buza dhe si e survejonin P. Melen në hotel? 

  • Ramiz Alia: Si do kontrollojmë çdo
    program, film e muzikë që jep RTSH

    Pjesa e dytë e urdhrit sekret/ Si do të kontrollohet Radio Relevizioni, të gjithë programet, filmat dhe muzika që transmeton ai, si do të kontrollohen ekspozitat në galeritë e arteve, teatrot dhe repertoret e tyre si edhe shtypi...  VIDEO

  • Dokumenti sekret ‘73, Ramiz Alia:
    Si do ta forcojmë censurën në arte

    Të ngrihen komisione për të kontrolluar deri ën qelizë të gjithë botimet dhe veprat muzikore, teatrore dhe ato të artit pamor, pa arritur më parë tek spektatori dhe lexuesi. Ky ishte  urdhri i dalë nga komiteti qendror i firmosur në fund nga Ramiz Alia në dhjetor të vitit 1973. Është një prej dokumenteve të rralla që dëshmon qartë se si ndërmerreshin fushatat për censurë dhe kontroll nga krerët më të lartë të regjimit.  VIDEO

  • Korrik 1973, pse ishin rebeluar
    gratë e burgosurat në Kuçovë?

    Një ngjarje e pazakontë, ndodhur në korrik 1973 në repartin 318 në Kuçovë plotëson më tej tablonë e gjendjes së burgjeve komuniste dhe të të burgosurve që shpesh revoltoheshin nga kushtet e rënda dhe ndëshkimet që merrnin ne qelitë e izolimit. 

  • Dokumenti i 1973,shkaqet që çuan
    në revoltën e Spaçit,ku gaboi regjimi

    Cilat ishin shkaqet që çuan në revoltën e Spaçit, një nga ngjarjet e rralla të kundërshtimit hapur të regjimit komunist që nisi mëngjesin e 21 majit dhe u mbyll në mbrëmje vonë natën e 23 majit 1973?

  • Dokumenti i 1973/Burgjet e ferrit
    komunist, si i hapej rrugë pedofilisë

    Që të burgosurit shqiptarë në burgjet e regjimit komunist shfrytëzoheshin kafshërisht, dhunoheshin dhe izoloheshin përtej çdo limiti ky është fakt i padiskutueshëm. Por dokumente zyrtare dalë nga zyrat më të larta të regjimit dëshmojnë së në burgjet e regjimit shkeleshin hapur të gjitha të drejtat themelore  të njeriut deri edhe rregullat dhe ligjet që kishte vënë vetë shteti komunist i Enver Hoxhës.  VIDEO

  • Ngjarja e pazakontë në burgun e
    Burrelit, pse ishte alarmuar regjimi 

    Dokumenti i vitit 1973/Një grup shkresash të fundvitit 1973 tregojnë për disa ngjarje të pazakonta për regjimin në burgun famëkeq të Burrelit. Policët dhe rojat e burgut kishin krijuar familjaritet me të burgosurit, aq sa njëri prej tyre kishte fjetur në krevatin e një doktori të burgosur apo një tjetër bënte piktura me porosi tek një piktor i burgosur. Por shkelja më e rëndë e rregullores së këtij burgu ishte nxjerrja në punë e një grup të burgosurish të cilët falë kësaj kalonin shumë orë në punë, thënë ndryshe shumë orë jashtë qelisë.  VIDEO

  • Trazirat e '98,grusht shteti në Tiranë
    ngjarjet orë pas ore dhe viktimat

    Ky është shkrimi i fundit i një serie prej 12 shkrimesh të studiuesit Ylli Polovina për ngjarjet e pazakonta të vitit 1998 që kulmuan me vrasjene Azem Hajdarit dhe një grusht shteti që mbolli anarki në Tiranë.Shkrimet përcjellin ngjarjet dhe lajmet që mbërrinin çdo ditë në ambasadën shqiptare në Romë, në këto ditë të trazuara për Shqipërinë dhe ishin konceptuar si shënime ditari mbajtuar gjatë mujave të verës dhe vjeshtës së 1998-ës nag studiuesi Polovina.Pas tre shkrimeve të fundit që flisnin për vrasjen e Azem Hajdarit, trazirat që pasuan revolatat dhe lajmet kontradiktore (mes tyre edhe vdekja e Sali Berishës në një aksident), sot për lexuesit vjen shkrimi i fundit që rrëfen detajet orë pas ore të atij që u quajt botërisht grusht shteti në Shqipëri, duke përshkruar lajme e ngjarje që mbërrinin në ambasadën shqiptare në Romë për gjithçka të pazakontë që po gatuhej në Tiranë ato ditë.   

  • Trazirat e 15 shtator '98,'Berisha vdes
    në aksident',lajmi i rremë në Romë
    Arkiv/Shkrimet mbi ngjarjet e vitit 1998

    E marta e 15 shtatorit
    Në Romë kohë e mugët, re dhe shi që vinte dhe ikte. Qe dita kur kryeministri shqiptar duhej të niste vizitën e tij në Itali. Në ambasadë Diplomati i Parë, duke mbajtur edhe nën dritën e fortë të abazhurit shumëfaqeshit e gazetave italiane të asaj dite, vijoi në ekranin e kompjuterit hartimin e raportit ditor:

  • Kush e vrau Azem Hajdarin?Tezat që
    qarkullonin në Romë me 13 shtator…

    13 shtator
    Ora 02.00. Sipas Ministrisë së Rendit në Tiranë është dhënë gjendja më e lartë e gatishmërisë për të gjitha komisariatet e vendit. Ndërkohë që efektivat e trupave speciale janë dislokuar pranë objekteve më të rëndësishme, ku mund të ketë edhe trazira të mundshme.

  • Në Tiranë u vra Azem Hajdari…lajmi
    në korridoret e ambasadës në Romë  

    Dita e vizitës së Fatos Nanos në Itali, 15 shtator, bie e martë
    Diplomati i Dytë i hapi të dyja kanatat e dritares së zyrës dhe e uli grilën deri në mes të saj me shpresë që t'i shpëtonte vapës së madhe që po i kërcente mbi trup prej asfaltit të rrugës Asmara. I Ngarkuari ne Punë sapo e pati  thirrur dhe i kishte treguar projektin e ftesës së bërë për 15 shtatorin nga departamenti i marrëdhënieve ndërkombëtare i Konfindustrias. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv