Dosje

  • Një fotoekspozitë kushtuar yllit të skenës teatrore me 44 foto të përmasave të mëdha 70 X 50 cm, të realizuara në kanavacë dhe të vendosura në korniza druri..Ky projekt është financuar nga Ambasada Shqiptare në Vjenë. Fotografitë janë realizua me ndihmën e dy firmave me pronar shqiptarë si: Firma Alba me pronar z. Xhevat Balaj që i stampoj në kanavacë dhe janë përfunduar mbi korniza nga Firma Rahmenmanufaktur e z Alfred Memaj, në Vjenë. FOTO
  • Mbi Teatrin Kombëtar dhe
    partneritetin publik-privat

    Është e njohur që njerëzit me pushtet janë më të fortë se qytetarët e tjerë. Me pushtetin që u ka ardhur në dorë ata mund të shndërrohen, në mos tiranë, në njerëz që pushtojnë hapësirat e lirisë intelektuale. U imponojnë të tjerëve të pranojnë atë që ata pëlqejnë dhe mendojnë.

  • Korrespodencë me Rozi Theohari:
    Rusët në SHBA,ç’mendojnë për shqiptarët

    Një korespodencë me shkrimtaren Rozi Theohari, Boston, ndërsa në vitet 2008-2012 isha duke shkruar librin voluminoz, për kompleksitetin e tij ende në krijim, “Rivaliteti amerikano-sovjetik për të kontrolluar Shqipërinë”.

  • “Për shpetimin e Vatrës”
    sipas Prof. Arshi Pipës

    Një fragment nga shkrimi i botuar në revistën “Koha e Jonë” Janar-Mars 1987 të profesor Arshi Pipës mbi veprimtarinë së Federatës Pan Shqiptare Vatra…

  • Biseda me Kafkën/ Përktheu Gëzim Qëndro

    Kafka ka sy të mëdhenj ngjyrë gri, që të shohin poshtë vetullave të trasha e të errëta. Fytyra e tij ngjyrë kafe është plot gjallëri. Kafka flet me fytyrë. Sa herë që mund t’i zëvendësojë fjalët me një lëvizje të muskujve të fytyrës, ai e bën. Buzëqeshja, mrrolja e vetullave, rrudhosja e ballit të ngushtë, shpërvjelja apo mbledhja e buzëve - lëvizje të tilla zëvendësojnë fjali të pathëna. Franc Kafkës i pëlqejnë gjestet, ndaj dhe është i kursyer me to. 
     

  • Goedemorgen meneer!*)/ Nga Gëzim Qëndro

    Urdhëri për t’u zgjuar erdhi në formën e piskamës së mprehtë të ziles e cila ishte siç duhej, acaruese dhe e paapelueshme. Nxora dorën poshtë jorganit dhe symbyllur e ndala me një goditje të saktë të krahut të stërvitur prej kohësh. Hapa me mundim sytë dhe pashë rrotull në gjysmë errësirën e dhomës. Kish filluar të gdhinte. 

  • Intervista e fundit e Gëzim Qëndros
    'Fluturim mbi muzgun e historisë'

    Intervista e fundit e studiuesit Gëzim Qëndro, dhënë për librin e sapo botuar Kinostudioja “Shqipëria e vjetër”, në pranverën e vitit 2017

  • Kinostudioja “Shqipëria e vjetër”
    ose aventura seminale e gjurmës

    E shkuara komuniste ka mbijetuar duke lënë gjurmë të shumëllojshme dhe njëra prej tyre është edhe ndërtesa e Kinostudios, e cila tani është pjesë e trashëgimisë tonë historike. Por, siç thotë Riceur: “...mbijetesa dhe trashëgimia janë pjesë e proceseve natyrore.” 

  • Homazh për Gëzim Qendron/ Nën
    borën e bardhë, e të butë, si shpirti yt

    Unë dhe sa miq të tu të tjerë, si dëgjuam, se nga shkurtësia e jetës, nuk je më në mesin tonë. Si të përhumbur, nga Prishtina u nisëm për në Tiranë. Edhe pse nuk besonim, e dinim se ku po shkonim e pse po shkonim. FOTO

  • Gravura e rrallë, si ishte flamuri
    shqiptar 540 vjet më parë/FOTO

    Befasues flamuri i ngritur në Krujë kur u pushtua në vitin 1478. Pamja e tij duket qartë në gravurën  “Marrja e Krujës nga Mehmeti II” të Jost Amman 

  • 93 vjet pas vrasjes, Luigj
    Gurakuqi burrë-shteti i vërtetë

    Me shpalljen e pavarësisë dhe formimin e shtetit të ri shqiptar, Shqipërisë nuk do t’i mungonin njerëzit e mëdhenj, ata që do përkushtoheshin në veprën e shenjtë kombëtare dhe që e meritojnë katërçipërisht epitetin e lartë “burrë-shteti”.

  • Një histori plot mistere
    rreth flamurit të Princ Vidit

    Ngjarjet e vitit 1913 ishin shumë të rënda për Shqipërinë. Luftohej kudo. Ushtritë e vendeve fqinje, po copëtonin dhe dërrmonin Shqipërinë e dobët, për ta servirur në gostinë e pabesë të shteteve triumfuese. 

  • ‘Relacionet’ e Zamputit, rikthehet
    kryevepra për Shqipërinë 1610-1650

    Ai e nxori historinë e Shqipërisë të periudhës së sundimit të zymtë osman (shek. XVI-XVIII), nga kronikat provinciale, thuajse të panjohura e të shpërndara andej-këndej ndër burime të pakta dokumentare të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, duke e shndërruar atë në një seri të plotë dokumentare, unike e të munguar për këtë periudhë historike… FOTO

  • Zbardhen pikëpyetjet rreth
    flamurit të Kongresit të Lushnjes

    Me dt.25 nëntor 2011 u identifikua në Fondin Etnografik të Instiutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit flamuri i Kongresit të Lushnjes. Dhe ky Kongres cilësohet nga njohësit e afirmuar të historisë së asaj periudhe kohore si ngjarja më madhe pas Pavarësisë dhe në mënyrë figurative, si çlirimi i dytë i vendit tonë.

  • Medet... medet... !Thirrja vrastare e
    Euripidit në Teatrin Eksperimental

    Luiza Xhuvani e solli gjithë tragjedinë në skenë, derdhi gjithë mëdyshjet, pasiguritë dhe nga çasti në çast dha rritjen e personazhit, duke u kthyer nga një viktimë në një korife, ligjëvënëse, që në fund përmbush misionin, që shoqëria i ka vënë…

  • E kuqja dhe e zeza/Qeramika ilire
    e skenat homerike,erotike e teatrale

    Zbulime interesante në librin e Jani Koçillarit, të shkruar në gjuhën italiane, “Qeramika me figura të kuqe në Shqipëri, prodhimet dhe importet”. 

  • Fjala shqip  “burra” në
    një tekst poetik të Bajronit

    Ja si e shkruan Bajroni thirrjen e luftës  në poezinë “Songs to the Suliotes” përfshirë në vëllimin VII të veprës së tij të edituar nga Coleridge në vitin 1904...

  • Ca tinguj kitare… dhe një
    emër i njohur: Gjosho Vasia

    Portreti i një parodisti brilant/ Si i kapërcente barrierat e egra si: “biografia e keqe”, “lufta e klasave”, “i papëlqyer i sistemit komunist” etj. Ndjekjet e një jete të tërë ndaj të talentuarit mahnitës, me individualitet të kristalizuar e poetik… FOTO

  • Historia e panjohur e statujës/Si
    u kthye Hoxha në filozof gjerman

    Një histori pak ose aspak e njohur ka dalë në dritë këto ditë. Filozofi gjerman me famë botërore Christof Lichtenberg, ka një statujë në qytetin e tij të lindjes, që u ndërtua me bronzin e statujave të Enver Hoxhës, Stalinit dhe Leninit që u mor në Tiranë në vitin 1992. FOTO

  • Historia e 1958/Kur bregdetin e
    Durrësit e "pushtuan" balenat

    Këtë vit mbushen 60 vjet nga koha kur bregdetin e Durrësit e vizituan balenat gjigande të cilat ngecën në cektinë dhe nuk u kthyen dot andej nga kishin ardhur. Ato ditë Durrësi u kthye në një vend pelegrinazhi pasi qytetarë nga shumë vende të Shqipërisë u dyndën për të parë gjitarët e detit të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe përfunduan në thikat e kasapëve shqiptarë e më pas në punishtet e prodhimit të qirinjve dhe  të vajit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv