-
Carlo Bollino: Italia të rikthejë solidaritetin e 10 muajve më parë, duke i ofruar pak nga vaksinat e saj Shqipërisë
Gazetari Carlo Bollino shprehet se Italia duhet t'i rikthejë solidaritetin Shqipërisë duke e ndihmuar me sigurimin e dozave të vaksinës. Italia ka nisur vaksinimet anti-Covid ndërsa Shqipëria për shkak të një diskriminimi të tmerrshëm në shpërndarjen e tyre ka mbetur ende pa vaksina.
3 Janar 2021 -
Carlo Bollino: Protestat, larg nga sheshi policët me rroba civile
Për të ruajtur respektin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, policia duhet të ruajë edhe qetësi dhe gjakftohtësi në përplasjet në rrugë. Dhe neni 9 i Ligjit 8773 (miratuar nga Partia Socialiste në 2001) shprehet në mënyrë të qartë se shpërndarja në tubime mund të realizohet "vetem nga policia me uniformë".
14 Dhjetor 2020 -
Nga Tik Tok-u, në shesh: A është e besueshme kjo revoltë adoleshentësh?
Nëse të pranishmit në këtë revoltë janë të dyshimtë për shkak të moshës së tyre të re, dyshimi më i madh lind nga të munguarit. Pse PD dhe LSI nuk marrin pjesë në protestë? Ku janë demonstruesit që ish-pushtetarët shpesh paralamerojne si një armë gati për të pushtuar sheshet? Pse populli. që Ilir Meta tha se përfaqësonte, kur erdhi puna për të mbrojtur privilegjet e tij, pikerisht tani që ka nje kauzë të fortë qëndron në shtëpi?
12 Dhjetor 2020 -
Carlo Bollino: Tani edhe Yuri Kim quan opozitën "ish pushtetarë"
Sot për herë të parë në një deklaratë publike, ambasadorja amerikane Yuri Kim iu drejtua '' ish-pushtetarëve 'pa i përcaktuar ata si' 'opozitë' '. '' Ata që ishin në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duk sugjeruar se dhuna është e pranueshme'' shkruajti ajo në një deklaratë të lëshuar nga ambasada në gjuhën shqipe, mbase për të shmangur atë që në përkthimin nga anglishtja mund të humbasë këtë detaj.
11 Dhjetor 2020 -
Carlo Bollino: Kur Sali Berisha i vë zjarrin edhe slitës së Babagjyshit
Në fund të ditës askush nuk e mban mend pse nisi protesta, por të gjithë do të kujtojnë se kush janë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta dhe se si kultura e tyre e hakmarrjes dhe dhunës nuk ka ndryshuar ende.
9 Dhjetor 2020 -
'Po i drejtojnë gishtin me referenca dhe dëshmi'/ Taulant Balla: Pse Lulëzim Basha nuk sqaron rolin në masakrat më të mëdha ndaj popullit të Kosovës?
Balla shkruan se dëshmitarë të të masakrave dhe luftëtarë të betejave për liri në Kosovë, drejtojnë gishtin me referenca kohore dhe dëshmi ndaj Bashës ndërkohë që ky i vendit vazhdon t’i fshihet përgjegjësisë morale e publike, duke gënjyer.
21 Nëntor 2020 -
Bollino: Lufta makabre e Lulzim Bashës me fotot e kufomave për të rimarrë pushtetin
Janë foto-horror të cilat nuk ofendojnë vetëm memorjen e kujt ndodhet aty dhe ndjeshmërinë e kujt i sheh, por edhe inteligjencën e kujt i ka shpërndarë. Çfarë dëshiron të tregojë Lulzim Basha në strategjinë e tij makabre të komunikimit? Që edhe Edi Rama gënjen për Covid ashtu si ai gënjen për UÇK-në?
20 Nëntor 2020 -
Carlo Bollino: Basha ishte në Kukës! Pse gënjen kur thotë se nuk është takuar kurrë me Milaim Bellanicën?
"Në prill 1999 Lulzim Basha ka qenë bashkë me prokurorin e Hagës, Rajandiren Muruga, te Hotel Turizmi, unë isha në një hotel tjetër. Te Turizmi ka qenë edhe Ilir Meta, si përfaqësues i shtetit shqiptar për krizën e refugjateve dhe Meta mund të dëshmojë që Basha ka qenë aty ditën e investigimit. Pse Basha nuk e pranon që ka takuar deshmitari Bellanicën?"
20 Nëntor 2020 -
Bollino: TV Amerikane ndërpresin 'live' fjalimin e Trump sepse po gënjente, një shembull edhe për politikanët shqiptarë
Ndërprerja e fjalimit të Donald Trump nga disa media amerikane se po shpifte, botuesi i Shqiptarja.com, Carlo Bollino shprehet se duhet marrë shembull edhe nga politikanët shqiptarë.
6 Nëntor 2020 -
Carlo Bollino: Bullizmi kundër gazetarëve dhe çensura që mbron Ilir Metën
Skandali i nënshtetësive është fshehur nga të paktën 90 përqind e mediave shqiptare. Konformizmi i përgjithshëm i mediave në mbrojtje të gënjeshtrave të Berishës, është identik me heshtjen sot përballë skandalit të Ilir Metës. Cfarë ndodh atëherë? Shpjegimi i fenomenit është i thjeshtë: Frika!
29 Tetor 2020 -
Sulmi ndaj Shqiptarja.com/ Denaj: Distancohemi nga akti i fundit i Metës! Liria e fjalës duhet të mbështetet nga të gjithë
Listës së personazheve të politikës, dhe jo vetëm që kanë dënuar sulmin e presidentit Ilir Meta ndaj botuesit të Shqiptarja. com, Carlo Bollino dhe gazetarëve, i është bashkuar edhe ministrja e Financave, Anila Denaj.
26 Tetor 2020 -
Carlo Bollino: Përgjigjet e mia 10 pyetjeve të Metës që fsheh vrasës fëmijësh mes intelektualësh e priftërinjsh
Presidenti Republikës Ilir Meta vazhdon të refuzojë t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve që i kërkojnë të sqarojë me detaje se cilat janë vlerat dhe interesat kombëtare të marra në konsideratë kur ka dhënë me qindra nënshtetësi shqiptare me procedura të përshpejtuara dhe pa kaluar kontrollin e sigurisë. Për të mos iu përgjigjur këtyre pyetjeve të thjeshta, Meta prej javësh kërcënon dhe ofendon gazetarët që po bëjnë këtë investigim duke shpresuar në këtë mënyrë t’i bëjë të heshtin. Pas Mero Bazes dhe Adriatik Doçit, në shënjestër të Presidentit përfundova dhe unë e bashkëshortja ime, Alba Malltezi.
25 Tetor 2020 -
Meta sulmon gazetarin dhe botuesin e Shqiptarja.com që publikuan skandalin me nënshtetësitë! Rama: Çfarë katandie! Veliaj: Mbron gjobë-mediat, sulmon troç-mediat
Përballë sulmeve të presidentit Ilir Meta ndaj medias Shqiptarja.com, duke përmendur me emër dhe mbiemër pronarët e saj, Carlo Bollino dhe bashkëshortes Alba Malltezi, politika nuk ka heshtur.
25 Tetor 2020 -
Veliaj-Metës: Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dënuar sulmin e paprecedentë të presidentit Meta i cili ka nisur një fushatë kundër medias e cila zbuloi skandalin me dhënien e pasaportave në kundërshtim me ligjin.
25 Tetor 2020 -
Sulmi i Metës ndaj botuesit të Shqiptarja.com dhe gazetarëve/ Rama: I vetmi faj i tyre është që i shërbejnë publikut
Pas sulmeve të bëra nga presidenti Ilir Meta në adresë personale të botuesit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij Alba Malltezi, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.
25 Tetor 2020 -
Sa me fat Armand Shkullaku që sulmon Ramën, në krahasim me Adriatik Doçin që denoncon Metën
Në të njëjtën ditë kur ndodhi ‘’incidenti’’me Shkullakun një tjetër gazetar, Adriatik Doçi nga Shqiptarja.com ka përcjellë gjithë aferën e dhënies së nënshtetësive me procedura të privilegjuara nga Presidenti Ilir Meta. Të gjithë mund të konsultojmë përgjigjet vulgare, ofenduese si nga ana e vetë Presidentit ashtu dhe të zëdhënësit të tij të cilët pa asnjë përpjekje për të përgenjeshtruar me fakte dokumentat e gazetarëve (si bëri Rama me Shkullakun) janë marrë drejtpërdrejt vetëm me gazetarin personalisht.
18 Tetor 2020 -
Gjykata 'gjen' fantazmën Çlirim Gjata pas shkrimit të Carlo Bollinos, i cili i përgjigjet
Në një editorial të para pak ditësh që u botua në Shqiptarja.com dhe pati jehonë në shumë media të tjera, u denoncua rasti i Çlirim Gjatës, i cili për të shmangur përballjen me drejtësinë për shpifje pas denoncimit të gazetarit Carlo Bollino, u fsheh për 15 muaj, ndërkohë që gjyqtarja nuk e ka gjetur ende. Pas editorialit reagoi gjyqtarja e medias Edlira Petri. Publikojmë reagimin e saj dhe më poshtë një përgjigje të Carlo Bollinos.
13 Tetor 2020 -
PYETJA/ Qasja e munguar ndaj 25 prillit: cilat janë avantazhet morale, modelore dhe programative të opozitës ndaj mazhorancës?
Pyetje bazë për opozitën deri më 25 prill është: çfarë ju avantazhon ndaj mazhorancës, e kjo në planin moral, modelor, programor?
12 Tetor 2020 -
Bollino: Shpifi dhe fshihet, kush e njofton Çlirim Gjatën që gjykata po e kërkon prej 15 muajsh?!
Nëse Çlirim Gjata nuk do të ishte edhe kreu i departamentit të Drejtësisë së Partisë Demokratike që pretendon të udhëheqë vendin, kjo që po ju tregoj do të ishte vetëm një histori qesharake. Por duke konsideruar funksionin politik si dhe profesionin (e supozuar) të avokatit, mënyra se si Çlirim Gjata tallet me drejtësinë e bën këtë histori dramatike. Imazhi perfekt se si partia kryesore e ish-qeveritarëve dhe eksponetëve të saj më të lartë, vazhdon të baltosë drejtësinë, edhe tani që pretendojnë të rikthehen në qeveri.
11 Tetor 2020 -
Bollino: Arben Frashëri me një shtëpi 56 metra2, u shkarkua një superpolic hero?
Nëse vërtetë vetëm në bazë të këtij “mëkati” u ndërpre me nam të zi karriera e gjatë e një polici, jo vetëm do të thotë që deri më sot Arben Frashëri ka luftuar me bandat pa pranuar prej tyre asnjë kompromis (edhe vetëm kaq do të mjaftonte ta quanim hero), por do të thotë, mbi të gjitha, se ky sistem vetingu nuk funksionon.
3 Tetor 2020