Ekonomi
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar shifrën rekord prej 7 milionë pasagjerësh këtë të hënë të 18 dhjetorit.
19 Dhjetor 2023, 15:38 -
BSH takim me mediat: Sfidë edhe për vitin 2024 është inflacioni por situata ekonomike është pozitive!
18 Dhjetor 2023, 13:30Ekonomia e vendit po performon në mënyrë pozitive thotë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një takim me gazetarë e përfaqësues të mediave, por thekson se sfidë vijon të jetë inflacioni i lartë.
-
Fiket drita e burimeve njerëzore edhe në sektorin call center, kompanitë drejt alternativës për punësimin e të rinjve nga Afrika dhe Filipinet
19 Dhjetor 2023, 09:05Sektori call center vijon të jetë në vështirësi të madhe për gjetjen e punonjësve, ndonëse së fundmi kompanitë italiane që ofrojnë shërbim ndaj palëve të treta kanë zgjeruar kontratat me operatorë ndërkombëtarë, duke përfshirë Apple, Booking apo DAZN (platformë ndërkombëtare për ndeshjet sportive).
-
Formulari i ri për tatimin e profesionisteve të lirë nuk është gati, deklarimi i të ardhurave do bëhet me formularët ekzistues
18 Dhjetor 2023, 18:32Deklarimi i të ardhurave dhe pagesa e tatimit mbi të ardhurat, i profesionistëve të lirë, nga 1 janari 2024 nuk do të bëhet me formularë të posaçëm por me ato që janë ekzistuese. Kjo për shkak se Ministra e Financave nuk ka gati formularin, ndërsa me akt normativ është shtyrë edhe afati se kur profesionistëve të lirë do t’u njihen edhe shpenzimet e nevojshme për aktivitetin e tyre.
-
Hyn në fuqi akti normativ/ 1.4 mld lekë për shpërblimin e shtresave në nevojë për fundvit! Jepen 2 mld lekë për 60 bashki për të larë borxhet
18 Dhjetor 2023, 16:591 miliardë e 430 milionë lekë do të shpërndahen si shpërblim për fundvit për 285 mijë qytetarë të shtresave në nevojë që do të marrin 5 mijë lekë.
-
Mbi 53 mijë fermerë përfituan naftë pa taksa gjatë këtij viti! Denaj: 65 mijë janë mbështetur nga skema kombëtare
18 Dhjetor 2023, 16:43Më shumë se 65 mijë fermerë kanë përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes këtë vit. 53 mijë kanë marrë naftën pa taksa, ndërkohë që vjet ishin vetëm 34 mijë përfitues. Ministria e Bujqësisë raporton se janë mbi në total për skemën e naftës këtë vit janë dhënë nga buxheti i shtetit 3.1 miliardë lekë.
-
Report Tv siguron draftin/ Në 2026, ngrihet regjistri me pasuritë e milionerëve! Prej 2024 aksion ndaj informalitetit në disa sektore, plan masash për uljen e pagesave 'cash'
17 Dhjetor 2023, 14:14Brenda 3 viteve të ardhshme do të ngrihet regjistri i milionerëve, ku do të jenë të listuara të gjitha pasuritë e tyre. Po ashtu do të hartohet një plan masash ndaj punës informale, nëndeklarimit të pagave apo mashtrimit tatimor. Të gjitha këto vendime janë të parashikuara në Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026
-
Zhvlerësimi i valutave, nuk solli rënie çmimesh! Eksperti: Produktet e importuara duhet të ishin më të lira! Nuk ulen prej oligopoleve dhe evazionit
17 Dhjetor 2023, 11:17Rënia e monedhave të huaja kundrejt lekut, duhet të ishte përkthyer në çmime më të ulëta nëpër tregjet të produkteve të importuara. Por kjo nuk ka ndodhur, dhe ekspertët vlerësojnë se tre janë shkaqet kryesore, oligopolet, informaliteti dhe spekulimet e tregtarëve të shumicës që po kontrollojnë çmimet
-
Nis konsultimi i programit të reformave ekonomike 2024-2026, Ministri Mete: Eksportuesve t’u rimbursohet me prioritet TVSH-ja
15 Dhjetor 2023, 18:30Ministri i Financave Ervin Mete u kërkon tatimeve të mbyllin brenda këtij viti të gjitha kërkesat e bizneseve për rimbursimin e TVSH-së dhe të trajtojnë me prioritet eksportuesit. Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ministri prezantoi edhe pikat kryesore të Programit të Reformave Ekonomike 2024-2026.
-
Nga janari në nëntor zarzavatet u shtrenjtuan me 17.8%! Rrapaj: Për shkak se nuk mbështeten fermerët! Braçe: Çmimet i rrit abuzimi
15 Dhjetor 2023, 16:31Produktet e shportës, këtë vit po i kushtojnë më shumë qytetarëve. Çmimet po rriten për shkak të abuzimeve nga tregtarët dhe nga ana tjetër si pasojë se jo e gjithë kërkesa për mallra mbulohet nga prodhimi vendas. Në 11 muaj çmimet e zarzavateve u rritën me 17.8%, shifër rekord dhe më e lartë se 2022 në vitin krizës së madhe e inflacionit.
-
Guvernatori Sejko në takim me bankat: Inflacioni është i lartë, mund të rrisim përsëri normën bazë!
15 Dhjetor 2023, 16:07Një rritje tjetër e normës bazë të interesit mund të ndodhë për shkak të inflacionit të lartë. Ky paralajmërim është dhënë nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në takimin e fundvitit me shoqatën e Bankave.
-
Fermerët sytë nga eksporti, shitje rekord zarzavatesh, 10.9 mld lekë në 10 muaj! Mallrat e importuara më të lira, por çmimet në treg rriten
15 Dhjetor 2023, 13:21Më shumë se 107 milionë euro është vlera e eksporteve të zarzavateve nga janari deri në fund të muajit tetor, duke regjistruar një rritje të fortë krahasuar me vjet. Sipas INSTAT për këtë periudhë janë shitur janë vendi 131 mijë tonë zarzavate, duke dëshmuar që fokusi i fermerëve janë tregjet e huaja dhe jo ato vendase.
-
KE, 62 milionë euro grant për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë
14 Dhjetor 2023, 14:4862 milionë euro grant për Shqipërinë nga Komisioni Europian, të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës - Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të VIII
-
Rishikohet buxheti/ Bonus 5- 10 mijë lekë shtresave në nevojë! Administrata që punoi për integrimin, merr pagë të 13-të! Qeveria jep 2 mld lekë për bashkitë për të shlyer borxhet
14 Dhjetor 2023, 12:50Të gjitha shtresat në nevojë do të marrin shpërblim për festat e fundvitit në vlerën 5 mijë lekë, ndërkohë që punonjësit e administratës që kanë punuar për procesin e integrimit do të marrin pagën e 13-të. Ministri i Financave tha se me rishikimin e fundit të buxhetit, rialokohen 20 miliardë lekë, nga të cilat përfiton edhe policia e shtetit dhe bashkitë me borxhe
-
Pr/ligji, në zonat e mbrojtura do hapen biznese nga banorët që jetojnë brenda tyre! KKT do të lejojë investime në parqet kombëtare (Drafti)
13 Dhjetor 2023, 16:48Zonat e mbrojtura duhet të shfrytëzohen për zhvillimin ekonomik të komunitetit që jeton aty, thonë deputetët e PS-së, teksa prezantojnë ndryshimet në ligjin ‘Për Zonat e Mbrojtura’. Drafti i ri parashikon që banorët të cilët jetojnë brenda këtyre hapësirave, të lejohen të hapin biznese të ndryshme por pa cenuar mjedisin. Nismë ligjore që sipas socialistëve do të frenojë shpopullimin e qyteteve.
-
Shqipëria së shpejti pjesë e sistemit europian të pagesave, sjell lehtësira në kosto dhe kohë
13 Dhjetor 2023, 15:37Shqipëria synon të bëhet pjesë e sistemit unik të pagesave në Europë, që do të mundësojnë tarifa më të ulëta për dërgimin dhe tërheqjen e parave nga Europa. Lajmi është bërë me dije nga mbledhja e nëntë vjetore e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP) në ambientet e Bankës së Shqipërisë.
-
Pr/ligji për llogarinë e pagesave me shërbime bazike, Ministri Mete tek “Ekonomia”: Kategoritë vulnerabël akses me tarifë zero në shërbimet bankare
13 Dhjetor 2023, 14:05Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, prezantoi në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, për të cilin është punuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe në konsultim me Bankën Botërore
-
‘Ekonomia’ i jep dritë jeshile pr.ligjit të katërt të paketës fiskale! Prej 2024, nuk do paguhet TVSH për importin e kafshëve të gjalla
13 Dhjetor 2023, 13:23Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin e katër që ishte pjesë e paketës fiskale për vitin 2024 që ndryshonte ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
-
INSTAT: Çmimet e prodhimeve në vend u rritën me 5.2%! Energjia e nafta mbajtën të lartë inflacionin e importuar
13 Dhjetor 2023, 12:26Çmimet e mallrave të importit dhe produkteve të prodhuara në vend u rritën krahasuar me vitin e kaluar. Energjia elektrike dhe nafta kanë pasur impaktin më të madh në rritjen e inflacionit të importuar, ndërsa në vend u shtrenjtuan më shumë produktet e prodhuara nga industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese ku bëjnë pjesë edhe produktet ushqimore.
-
Artur Lorkowski: Pse vlerësoj presidencën shqiptare të Komunitetit të Energjisë
12 Dhjetor 2023, 21:05Intervistë ekskluzive me z. Artur Lorkowski, Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë