Ekonomi
-
Anëtarët e familjes mbretërore në pushtet të Katarit, Al Thanis, shitën hotelin SLS Brickell në Miami për 55 milionë dollarë. Sipas mediave botërore, prona është blerë nga konglomerati shqiptar Kastrati Group.
9 Tetor 2023, 13:18 -
Kontratat e koncesioneve do të auditohen nga KLSH brenda 2025, parashikohet edhe rishikimi i legjislacionit për prokurimet publike
9 Tetor 2023, 07:45Kontratat e koncesioneve dhe prokurimeve publike brenda vitit 2025 pritet të auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) Qeveria parashikon që auditimi i kontratave të koncesioneve dhe prokurimeve publike të kryhet sipas udhëzuesit për auditimin që pritet të miratohet nga Kontrolli I Lartë i Shtetit brenda vitit 2025.
-
Çmimet e larta ulin fuqinë paguese të familjeve! BSH: 37% e tyre marrin boxh për konsum
8 Tetor 2023, 20:26Çmimet e larta dhe rritja e kostove të jetesës, ka përkeqësuar gjendjen financiare të familjeve, të cilat kanë marrë më shumë borxhe për konsum. Një vrojtim i bërë nga Banka e Shqipërisë nxjerrë në pah se shumica e familjeve me të ardhura deri në 50 mijë lekë, kanë ngarkesën më të lartë me borxh dhe se fuqia e tyre paguese është përkeqësuar
-
KESH importon 9.5 mln euro energji për datat 2-15 tetor! Importet e energjisë për vitin 2023, arrijnë 43.5 mln euro
8 Tetor 2023, 18:449.5 milionë euro është fatura financiare e energjisë që ka blerë KESH, për të garantuar furnizim pa ndërprerje deri në 15 tetor. Në total për dy javët e para të këtij muaj është importuar mbi 95 mijë megavat energji elektrike. Ndërsa përgjatë gjithë vitit janë shpenzuar 43.5 milionë euro për importet e energjisë
-
BSH rregullore për monitorimin e kredive për pasuri të paluajtshme, eksperti Danaj: Do sjellë uljen e çmimeve të apartamenteve
6 Tetor 2023, 18:58Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj i ftuar në “Studio Live” tha se rregullorja e Bankës së Shqipërisë “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi kredidhënien dhe investimet për prona të paluajtshme” do sjellë ulje të çmimeve të apartamenteve.
-
Nis hartimi i buxhetit dhe paketës fiskale për 2024-ën! Ministria e Financave për Report Tv: Ndryshime në taksa e tatime
6 Tetor 2023, 17:34Kanë nisur diskutimet për hartimin e buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2024, ndërkohë Ministria e Financave fton në konsultim të gjitha bizneset për të dëgjuar kërkesat e tyre. Report TV mëson që për vitin që vjen do të ketë ndryshime të reja në taksa e tatime, duke eliminuar favorizimet e bëra deri më tani për sektor të ndryshëm.
-
Shërbimet online kanë ulur korrupsionin dhe kostot e bizneseve, Mete: Fokus tek derregullimi, të përmirësojmë klimën e biznesit
6 Tetor 2023, 16:10Rreth 90% e bizneseve në vend deklarojnë se marrja e shërbimeve publike në mënyrë elektronike ju ka reduktuar barrën administrative. Ndërsa pjesa tjetër ku bëjnë pjesë kryesisht bizneset e vogla janë skeptik për dixhitalizimin.
-
Banka Botërore optimiste për ekonominë e Shqipërisë: Rritet me 3.6%! Rrezik rënia e popullsisë dhe fuqisë punëtore
6 Tetor 2023, 09:55Banka Botërore pret që ekonomia e vendit të rritet me 3.6% këtë vit, e ndikuar nga bumi turistik dhe sektori i ndërtimit. Në raportin e fundit banka vlerëson qëndrueshmërinë e ekonomisë përballë krizave të vazhdueshme, por thekson se problem mbetet rënia e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore
-
Tetori 30 °C lë stok veshjet e vjeshtës, kërkohen të shkurtra! Tregtarja: Mallin do e paketojmë ta kemi për 2024-n
5 Tetor 2023, 17:11Temperaturat e pazakonta të tetorit, me njerëzit që bëjnë ende plazh, kanë prekur edhe bizneset e veshjeve. Rrobat e trasha për stinën e vjeshtës e të dimrit, po mbeten stok, dhe nuk po shiten pavarësisht se i gjen të ekspozuara në çdo vitrinë. Me të nxehtin deri në 30 gradë, qytetarët kërkojnë të blejnë ende veshje me të shkurtra
-
Shpenzimet e familjeve në 2022 u rritën me 4.5%! INSTAT: Tirana, Korça e Durrësi harxhuan më shumë, Dibra e Kukësi më pak
5 Tetor 2023, 15:36Shpenzimet e familjeve në vitin e kaluar janë rritur me 4.5% në krahasim me vitin 2021, ndikuar edhe prej inflacionit.
-
Çmimet e apartamenteve po rrisin kërkesën për kredi/ BSH miraton rregulloren për të monitoruar kredidhënien për pasuri të paluajtshme, përbën rrezik
5 Tetor 2023, 14:56Përballë çmimeve të larta të banesave qytetarët po ju drejtohen gjithnjë e më shumë bankave për të marrë kredi. Por ekspozimi i bankave duke dhënë shumë kredi për sektorin e pasurive të paluajtshme mund të kufizohet nga banka e Shqipërisë nëse bie fuqia paguese e qytetarëve ose e bizneseve. Këtë e ka parashikuar në një rregullore të miratuar posaçërisht për kreditimin e sektorit të pasurive të paluajtshme.
-
Bizneset po importojnë më lirë, por çmimet vetëm rriten, shifrat e tregtisë i nxjerrin “blof”
5 Tetor 2023, 07:23Çmimet e mallrave të importit sidomos produkteve ushqimore kanë rënë ndjeshëm gjatë vitit 2023 në raport në me një vit më parë, por kjo nuk është reflektuar në tregun e brendshëm, përkundrazi çmimet janë rritur më tej.
-
Çmimet e larta të ndërtesave në vend, debate në Repolitix, Gjediku: 40% blihet nga të huajt! Meçe: S’ka çmime 4 mijë € m2, ndodh vetëm në katet e para! Shtjefni: 8 mijë prona janë blerë nga serbë
4 Tetor 2023, 22:23Përplasja e kryeministrit Rama me ndërtuesit për çmimet e referencës dhe taksës 3% për shërbimet sociale ka qenë tematika e sotme në emisionin Repolitix, nga gazetari i Report Tv Denis Minga
-
Informaliteti në turizëm, Çoçoli: 7.2 mln turistë kanë fjetur në 35 mijë dhoma të paregjistruara! Buxhetit i mungojnë 53.5 mln €
4 Tetor 2023, 20:02Qeveria po parashikon të ndërmarrë disa nisma ligjore për të luftuar informalitetin në turizëm. Eksperti Fatos Çoçoli u shpreh në Studio Live me Arbër Hitaj në Report Tv se 35 mijë dhoma janë të paregjistruara
-
Forcimi i lekut, Sejko: S’ndërhyjmë, po frenohet inflacioni! Duhet kujdes, zhvlerësimi i monedhave do vazhdojnë
4 Tetor 2023, 17:21Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit, ndërkohë që pret ulje të inflacionit në 3% në mesin e vitit të ardhshëm. Guvernatori Gent Sejko në konferencë tha se luhatjet në kursin e këmbimit do vazhdojnë po banka nuk do ndërhyjë pasi forcimi i lekut po mban në kontroll inflacionin
-
Drafti për turizmin, Topuzi: Hap pozitiv, të formalizohet tregu! Gjokutaj: Qeveria të konsultohej me ekspertë! Gërxhani: I vonuar, informaliteti 60%
4 Tetor 2023, 14:50Të ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, me gazetaren Besmira Pelushaj, ekspertë në sektorin e turizmit mbështesin nismën e qeverisë me qëllim formalizmin e tregut, por nënvizojnë se nuk është e konsultuar me grupet e interesit
-
Euroja dhe dollari humbin terren ndaj lekut! Kursi i këmbimit sot
4 Tetor 2023, 14:01Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku vijoi të forcojë pozitat ndaj dollarit amerikan dhe monedhës europiane.
-
Drafti për turizmin/ Gjobë 200 mijë lekë kush s’ka vrojtues apo nuk deklaron vizitorët! Sipërmarrësit turistikë detyrim të afishojnë listën e çmimeve
4 Tetor 2023, 13:05Nga dhomat e thjeshta deri tek vilat që akomodojnë pushues përmes AirBNB apo Booking dhe nuk kanë një licencë, do të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ndryshimet e propozuara në ligjin për Turizmin synojnë të fusin në sistemin e deklarimit dhe të taksimit strukturat informale që kanë akomoduar pushues.
-
Qeveria propozon ndryshimin e ligjit për turizmin! Në strukturat akomoduese do përfshihen edhe AirBnB dhe vilat! Subjektet pa licencë gjobë deri në 400 mijë lekë
3 Tetor 2023, 17:44Qeveria propozon ndryshimin e ligjit për turizmin, pas mos deklarimit të numrit real të dhomave të dhëna me qira dhe fshehjes së të ardhurave. Me ndryshimet e reja propozohen gjoba për këto shkelje në vlerën 150 mijë lekë. Asnjë subjekt nuk do lejohet të japë dhomë apo apartament me qira për turistët nëse s'ka licence të posaçme nga Ministria e Turizmit.
-
S’ka punëtorë e financim, bujqësia tkurret në prill-qershor! Eksperti: Të zhbllokohen fondet e IPARD, humbasim shumë
3 Tetor 2023, 16:20Sektori i bujqësisë po përballet me mungesë punonjësish dhe financim të ulët, e për pasojë nuk po njeh zhvillim. Në tremujorin e dytë bujqësia ndikoi negativisht në ekonomi ndërsa ekspertët thonë se duhet rritur mbështetja nga buxheti si dhe të punohet për zhbllokimin e fondeve të IPARD.