Ekonomi
-
Qeveria pritet të shtyjë me 5 vite afatin për kompensimin e ish-pronarëve në vend. Mijëra dosje të mbetura stok do të shqyrtohen dhe do të likuidohen brenda vitit 2030 thotë Ministria e Drejtësisë, duke argumentuar se duhen siguruar gradualisht fonde për kompensimin e ish-pronarëve.
24 Shtator 2023, 18:41 -
Eksportet e energjisë ‘mposhtin’ sasinë e importeve! Shqipëria siguron mbi 35 milionë euro nga shitja e energjisë
24 Shtator 2023, 18:21Eksportet e energjisë elektrike këtë vit kanë mposhtur vlerën e importeve. Nga shpenzimet stratosferike të vitit të kaluar për të blerë energji për shkak të krizës, këtë vit KESH ka shitur 35 milionë euro energji elektrike, ndërkohë që nga korriku deri tani ka blerë 34 milionë euro energji për shkak të thatësirës
-
Vlerësimi pozitiv i ekonomisë nga ‘Standard&Poors’, Mete: Kemi financa të forta, investimet e huaja arritën 700 mln €
24 Shtator 2023, 13:58Vlerësimi pozitiv i ekonomisë së Shqipërisë nga agjencia Standard&Poor's, për Ministrin e Financave Ervin Mete, tregon progresin që ka bërë vendi në menaxhimin e financave publike.
-
-
S&P rishikon përspektivën e Shqipërisë nga 'Të qëndrueshme' në 'Pozitive', si dhe konfirmon vlerësimin 'B+'
23 Shtator 2023, 13:46Agjencia ndërkombëtare Standart and Poor’s ka vlerësuar pozitivisht Shqipërinë në aspektin ekonomik. Sipas të dhënave, agjencia e konsideron vendin tonë me një perspektivë të qëndrueshme, duke e vlerësuar në kategorinë B+, ndërsa sipas tyre Shqipëria është e mirëpozicionuar për anëtarësim në BE
-
Tatim i ri te profesionet e lira, Gjokutaj: Do rriten çmimet, nxit informalitetin dhe largimet drejt fqinjëve! Çoçoli: Taksë e padrejtë, diskriminuese
22 Shtator 2023, 20:00Ekspertët e ekonomisë Fatos Çoçoli dhe Eduard Gjokutaj në “Studio Live” në Report Tv u shprehën se tatimi me 15% deri në 23% i profesioneve të lira do të sjellë rritje të çmimeve të shërbimeve që ata ofrojnë. Kjo taksë sipas tyre është diskriminuese dhe nxit informalitetin e largimin drejt vendeve fqinje
-
Tatim 15% për pagat e të larguarit padrejtësisht nga puna
22 Shtator 2023, 15:46Të gjithë personat e larguar nga puna, fitojnë gjyqin kundër punëmarrësit dhe marrin dëmshpërblim, do të paguajnë tatim 15% për shumën që do të marrin. Ky vendim hyn në fuqi në nisje të vitit 2024
-
Të ardhurat nga Tik-Tok, Instagram, Booking dhe dëmshpërblimet e përmuajshme për të larguarit nga puna do tatohen nga 13 deri 23%
22 Shtator 2023, 07:25Të ardhurat nga Tik-Tok, Instagram, platformat ndërkombëtare Booking dhe AirBnB apo bonuset dhe përfitimet e përmuajshme të dëmshmpërblimit nga vendimet gjyqësore për shkurtim të vendit të punës do të konsiderohen si të ardhura nga punësimi dhe do të jenë pjesë e bazës tatimore mbi të cilën llogaritet tatimi mbi pagat.
-
Tatim me fasha progresive edhe agjencitë që sjellin në Shqipëri punonjës të huaj
22 Shtator 2023, 14:09Numri i punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri po vjen gjithnjë e në rritje sidomos këtë vit që janë lehtësuar edhe kushtet për të marrë lejen e punësimit.
-
Pas 1 janarit 2024 taksohen 15% dhuratat që merr biznesi e të vetëpunësuarit por dhe të ardhurat nga trashëgimia e lojërat e fatit
22 Shtator 2023, 13:56Të gjitha dhuratat që merr një subjekt fizik tregtar apo një i vetëpunësuar për biznesin e tij pavarësisht kush është dhuruesi me ligjin e ri do të tatohen me 15%. Në udhëzim thuhet se të hyra të tilla në llogaritë e biznesit, konsiderohen të ardhura biznesore për efekt tatimi.
-
Ndryshe nga biznesi i vogël, nga 1 janari profesionet e lira do tatohen me 15% deri në 23%! Preken 16 mijë profesionistë të lirë
22 Shtator 2023, 14:23Mbi 16 mijë të vetëpunësuar që ofrojnë shërbime profesionale prej janarit të vitit që vjen do të paguajnë tatimin mbi të ardhurat që fitojnë të ndarë në 2 fasha. 15% tatim do të paguajnë ata që fitojnë deri në 14 milionë lekë dhe 23% për xhiron mbi 14 milionë lekë në vit. Me këto ndryshime ligjore diskriminohen profesionistët e lirë që do paguajnë si biznes i madh, ndërkohë që bizneset e vogla vijojnë me 0 taksa.
-
Banka Botërore: 36% e shqiptarëve nuk ngrohen dot në dimër! Apeli ndaj institucioneve, të ndihmohen familjet e varfra
21 Shtator 2023, 18:36Banka Botërore i bën thirrje institucioneve të marrin masa për të garantuar ngrohje optimale gjatë dimrit. Në një raport të fundit thuhet se janë 36% e familjeve në Shqipëri që nuk kanë ngrohje në ditët më të ftohta. Situata është më e rëndë tek familjet e varfra.
-
Nga 1 janari 2024 taksohen profesionet e lira, 15% dhe 23%! Udhëzimi, ja mënyra se si do të bëhet tatimi
21 Shtator 2023, 18:35Të gjithë të vetë-punësuarit që deklarojnë fitime deri në 14 milionë lekë prej 1 janarit të vitit të ardhshëm do të paguajnë 15% tatim, ndërsa ata që deklarojnë më shumë do të paguajnë 23% tatim. Në fletoren Zyrtare është zbardhur vendimi mbi mënyrën se si do të bëhet tatimi
-
Euro nuk ngre ‘kokë’, zbret pranë kufirit të 106 lekëve! Me sa këmbehen valutat e tjera
21 Shtator 2023, 16:32Monedha europiane ka prekur nivelin më të ulët për këtë muaj në kursin e këmbimit valutor. Edhe valutat e tjera kanë pasur zbritje gjatë ditës së sotme.
-
Banka Botërore thirrje Shqipërisë: Të garantojë ngrohje të përballueshme për popullatën
21 Shtator 2023, 14:23Banka Botërore i bën thirrje Shqipërisë dhe 21 vendeve të tjera të Europës dhe Azisë Qendrore për një ristrukturim rrënjësor të sektorit të ngrohjes me qëllim ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme dhe të përballueshme për popullsinë e këtyre vendeve.
-
Projektligji 'Për fondet e pensioneve private' në Parlament, Mete: Parashikohen politika lehtësuese fiskale
21 Shtator 2023, 14:07Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, prezantoi sot në seancë plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë projektligjin “Për fondet e pensionit privat”.
-
Shqiptarët kanë pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon! Rekordin e mbajnë gratë
21 Shtator 2023, 08:41Një i punësuar me pagë ë Shqipëri mesatarisht punoi 43.7 orë në javë në vitin 2022, nga 43.3 orë vitin e mëparshëm, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT
-
Miratohet indeksimi i pensioneve në 8.6%! Nga 1 tetori, mbi 767 mijë të moshuar përfitojnë nga rritja
20 Shtator 2023, 18:52Në Këshillin Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, u miratua vendimi për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve, që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi
-
Monedhat e huaja humbasin terren në këmbim me lekun, euro i kthehet sërish rënies
20 Shtator 2023, 16:04Leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja këtë të mërkurë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.20 lekë, ndërsa monedha europiane humbi terren me 0.11 lekë.
-
3.8 mld euro qarkullojnë jashtë bankave në Shqipëri! KE kërkoi tavan për pagesat cash, BSH: E pamundur tani, të zgjidhet informaliteti! Eksperti: Propozimi ul evazionin
20 Shtator 2023, 15:50Kryerja e transaksioneve me kesh në Shqipëri ka arritur në rekord historik, fenomen që hap rrugë për pastrim parash dhe shtim të informalitetit. Për të ulur këtë fenomen Komisioni Evropian kërkon të vendoset tavan për pagesat cash, por Banka e Shqipërisë thotë se aktualisht ky vendim është i pamundur për shkak të informalitetit që ka vendi.