Ekonomi
-
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po ndërmerr nisma të tjera ligjore për trajtimin e mbetjeve, ku së fundmi është propozuar që një kategori biznesesh të mbajnë përgjegjësi për mbetjet që prodhohen nga aktiviteti i tyre.
26 Tetor 2023, 14:42
-
Mbaron afati i ligjit, draft i ri për investimet strategjike, Mete: Ligj i unifikuar për të nxitur investimet e huaja
26 Tetor 2023, 12:01Qeveria po harton ligjin e ri për investimet strategjike në vend dhe jo vetëm, pasi në një kuadër të ri do të përfshihen edhe investimet e huaja. Edhe pse nuk ka dhënë detaje ministri i Financave tha se ligji i ri do të stimulojë investimet në vend dhe synon të përmirësojë klimën e biznesit.
-
Pse Banka e Shqipërisë garanton ruajtjen e fuqisë blerëse të shqiptarëve?
26 Tetor 2023, 09:14Në Raportin e Qëndrueshmërisë Financiare për gjashtëmujorin e parë janar-qershor 2023, të publikuar më datë 5 tetor, Banka e Shqipërisë vlerëson se veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme, ku vlerat nominale të zërave kryesorë të bilancit u ndikuan nga efekti pakësues i rritjes së kursit të këmbimit të lekut.
-
Rritje rekord, 23 mijë pensionistë më shumë në një vit, por shpenzimet nën kontroll
26 Tetor 2023, 07:45Numri i personave që trajtohen me pension pleqërie arriti në 491,504 në 6 mujorin e parë të vitit 2023, gati 23 mijë më shumë se në të njëjtën periudhe të një viti më parë. Që nga fundi i vitit skema u zgjerua më rreth 10 mijë pensionistë të rinj.
-
Kastrati Group sjell kompaninë ajrore Ryanair në Shqipëri me 17 destinacione! Revolucion me çmime që nisin nga 14.99 €
25 Tetor 2023, 19:58Nga 31 tetori, kompania ajrore Ryanair, pjesë e “Kastrati Group” do të nisë fluturimet nga dhe për në Shqipëri në 17 destinacione
-
Informaliteti në turizëm shtyn qeverinë të rishikojë ligjet! Do reformohet taksa e fjetjes në hotele
25 Tetor 2023, 15:18Informaliteti në sektorin e turizmit, po dëmton buxhetin pasi po mblidhen më pak të ardhura sesa është xhiroja reale. Për këtë arsye qeveria po rishikon ligjet, ku së fundmi ministrja e Turizmit tha se do të reformohet edhe taksa e fjetjes në hotele për të luftuar evazionin dhe për ta dixhitalizuar
-
Zgjatet sezoni turistik, INSTAT: Nga janari gati 8.3 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë
25 Tetor 2023, 11:49Gjatë nëntëmujorit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 8.294.600.
-
Sazani me panele fotovoltaike, shpallet fituesi për impiantin e radarit dhe godinat
25 Tetor 2023, 07:27Në gusht të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes njoftoi për një procedurë e cila synonte instalimin e impianteve fotovoltaike në ishullin e Sazanit që do të furnizonin me energji radarin.
-
Skemë për sigurimin e sektorit bujqësor nga katastrofat natyrore/ Agrobiznesi: Ndihmon sektorin, të rishikohet edhe rimbursimi i TVSH-së për fermerët
24 Tetor 2023, 18:12Ministria e Bujqësisë dhe Banka Botërore po bashkëpunojnë për të hartuar një skemë për sigurimin e bujqësisë nga katastrofat natyrore siç janë përmbytjet që ndodhin shpesh në Shqipëri
-
Rishikimi i buxhetit/ Shtohen mbi 82 mln euro për transportin rrugor, pakësohet për Sigurimet Shoqërore
24 Tetor 2023, 17:37Projektet infrastrukturore për këtë vit do ti kushtojnë buxhetit të shtetit plot 34.5 miliardë lekë (rreth 342.3 milionë euro). Në rishikimin e bërë të buxhetit të këtij viti, i shtohen rreth 8,3 miliardë lekë, që do të përdoren për projektet rrugore deri në fund të këtij viti.
-
Rritet fatura/ Importet e energjisë kapin shifër e 15 mln euro vetëm për muajin tetor
24 Tetor 2023, 17:36Mungesa e reshjeve po rrit koston në buxhetin e shtetit për të përballuar importin e energjisë elektrike. Për të garantuar furnizim pa ndërprerje për muajin tetor janë shpenzuar afërsisht 15 milionë euro.
-
TEC-et lundruese nisin prodhimin e energjisë në dhjetor! KESH për Report TV: Kostoja për një megavat deri 170 euro! S’kemi bërë pagesa qiraje
24 Tetor 2023, 15:43Asnjë kilovat energji nuk është prodhuar në një vit nga termocentralet lundruese të vendosura në portin e Vlorës. KESH thotë në një reagim për Report Tv se prodhimi nis në muajin dhjetor, pasi deri më tani TEC-et lundruese kanë qenë në fazë testimi.
-
Rritet çmimi i fasules në vend! Apeli i ekspertit Ilir Pilku: Turp që importojmë produktet e traditës, shteti të orientojë fermerët
24 Tetor 2023, 13:57Rritet çmimi i fasules. Eksperti i agrobiznesit Ilir Pilku shpjegon se çfarë po ndodh me produktet e vendit, pse po i mungojnë tregut dhe pse jemi kthyer në vend importues për prodhimet e traditës?
-
Normat e interesit të kredive për shtëpi në lekë prekin nivelin më të ulët në më shumë se një vit
24 Tetor 2023, 07:27Normat e interesit të kredive për shtëpi në Lekë pësuan përsëri rënie në muajin gusht. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në Lekë gjatë muajit gusht zbriti në 3.89%, nga 4.04% që kishte qenë në muajin korrik.
-
Hyn në fuqi akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2023! Të ardhurat parashikohet të arrijnë 650 mld lekë! Për rindërtimin 12 mld lekë
23 Tetor 2023, 22:55Ka hyrë në fuqi akti normativ që ndryshon buxhetin e shtetit të këtij viti duke rritur të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat parashikohet të arrijnë 650.1 miliardë lekë, nga 542.6 mld lekë që ishte në buxhetin fillestar
-
Inflacioni i lartë i ushqimeve, pengesë për uljen e varfërisë! Shqipëria me nivelin më të lartë, pritet të zbresë në 23.9%
23 Tetor 2023, 17:38Varfëria në Shqipëri këtë vit do të ulet me 1.3%. Ky është parashikimi i bërë nga Banka Botërore, e cila në raportin e fundit thotë se 23.9% e qytetarëve në vend shpenzojnë më pak se 7 dollarë dita. Por parashikimi për reduktimin e varfërisë mund të përmbyset për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve.
-
Këtë vit mbyllet rindërtimi në Vorë, Kavajë e Rrogozhinë! 22 pallate në Krujë gati për qytetarët në dhjetor, 6 mijë familje kanë marrë çelësat e banesave të reja
23 Tetor 2023, 17:19Brenda këtij viti pritet të mbyllet rindërtimi në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë, ndërkohë që ende nuk ka afat për rindërtimin në Durrës dhe Lezhë. Deri më tani janë dorëzuar 6 mijë banesa të reja, ndërkohë që brenda dhjetorit mbyllen punimet për 22 pallate në Krujë.
-
MIE pengon shitjen e energjisë diellore, nuk cakton çmimin! 1620 subjekte s’po shesin tepricën: Ministria ka 6 muaj që s’miraton aktet nënligjore
23 Tetor 2023, 17:02Gjashtë muaj pasi miratoi ligjin për prodhimin e energjisë së rinovueshme, Ministria e Energjisë, ende nuk ka caktuar çmimin me të cilin bizneset do të sheshin tek OSHEE ose në rrjet, tepricat e energjisë diellore që prodhojnë për nevojat e tyre.
-
Mete takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë, thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të investimeve amerikane
23 Tetor 2023, 14:42Thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e mëtejshme e investimeve amerikane në vendin tonë ishin në fokus të takimit të zhvilluar mes Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA David Wisner.
-
BE financon autostradën Murriqan-Lezhë, kosto 255 mln euro për 41 km, afati final 2029
23 Tetor 2023, 07:12Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) që koordinon grantet dhe kreditë e donatorëve, kryesisht Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore, po koordinon financimin e segmentit të parë të autostradës Adriatiko-Joniane, Murriqan – Lezhë, pjesë e rrjetit kryesor rrugor europian (TEN-T).