Ekonomi
-
Pavarësisht krizës energjetike, Shqipëria nuk do të ketë kufizime në dimër. Drejtori i KESH, Ergys Verdho ishte i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, ku tha se zgjidhja afatshkurtër për të përballuar situatën e vështirë do të jenë anijet që prodhojnë energji.
5 Shtator 2022, 11:54 -
Panairi i Verës në kuadër të ‘Open Balkan’ në Beograd, jepen 12 medalje për verërat shqiptare
4 Shtator 2022, 11:40Në kuadër të Ballkanit të Hapur, në Beograd, u mbajt një Panair Vere, ku morën pjesë 22 kantina prodhuese shqiptare të verërave si dhe kantina nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
-
Vendi në krizë energjie, ujësjellësit s’paguajnë faturat! Në fund të qershorit borxhet shkuan 18 mld lekë
3 Shtator 2022, 16:51Vjeshta dhe dimri do të sprovojnë buxhetin e shtetit për shkak të krizës së energjisë elektrike dhe çmimeve të larta në bursë. Këtë vit importet kanë arritur në 280 mln euro, ndërkohë një megavat ka kapërcyer në 1047 euro në bursë. Por teksa vendi është në krizë, ujësjellësit kanë rritur borxhet ndaj OSHEE me 18 miliardë lekë fatura të papaguara.
-
AMF: Tregu i sigurimeve ka nevojë të zgjerojë dixhitalizimin
3 Shtator 2022, 08:31Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e vlerëson pozitivisht ecurinë e tregut të sigurimeve vitin e kaluar. Në një prononcim për “Monitor”, institucioni vlerëson se në vazhdim, dixhitalizimi është një nga nevojat kryesore për tregun e sigurimeve
-
Fibank, Kredi Konsumatore online deri në 3 milionë lekë pa kolateral
2 Shtator 2022, 18:00Fibank ofron një kredi konsumatore me tiparet më të mira të gërshetuara së bashku. Çdokush ka mundësinë e shkëlqyer të aplikimit online në kohë optimale dhe ne komoditet maksimal për të kërkuar një mundësi kreditimi deri në 3 milionë lekë pa kolateral.
-
Ulet me 5 lekë nafta, do shitet 232 lekë/l! Edhe benzina do kushtojë 4 lekë më pak, gazi s’ndryshon
2 Shtator 2022, 16:52Çmimi i naftës dhe benzinës është ulur sërish, ndërsa mbetet i pandryshuar çmimi i gazit. Bordi i Transparencës ka publikuar të premten çmimet e reja të karburantit të vend, ku është ulur me 5 lekë nafta duke shkuar në 232, nga 235 që ishte. Gjithashtu është ulur me 4 lekë benzina, duke u bërë 192 lekë/ litri, e ndërsa gazi 78 lekë.
-
-
30 mijë lekë për çdo hektar grurë të mbjellë, ministrja e Bujqësisë: 740 fermerë kanë aplikuar nga veriu në jug! Braçe: Ka mbetur edhe një kufizim
2 Shtator 2022, 09:16Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca thotë se 740 fermerë kanë aplikuar nga veriu në jug për të marrë mbështetje financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë grurë të mbjellë. Ndërsa deputeti socialist, Erion Braçe tha se ka mbetur edhe një kufizim që është fatura fiskale për farën.
-
Bordi vendos çmimet e reja: Ulet me 2 lekë nafta dhe me 3 lekë benzina! Gazi nuk ndryshon
1 Shtator 2022, 13:41Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e karburantit në vend. Në mbledhjen e fundit është vendosur që nafta të kushtojë 2 lekë më pak dhe do shitet me 237 lekë litri nga 239 lekë që ishte më parë.
-
Ndërtimet në 2022-shin drejt ‘rekordit’ të 2006-ës! 16 vjet më parë 860 leje! Sivjet në 6 muaj, 736 ndërtime të reja
31 Gusht 2022, 18:26Në 6 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri janë dhënë afro 750 leje ndrërtimi, një shifër kjo që i afrohet rekordit të ndërtimeve të reja shënuar 16 vite më parë, me 860 leje. Edhe pse në krizë çmimesh, sipas një raporti të INSTAT listën e ndërtimeve të reja e kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Fieri.
-
-
Rriten çmimet nga lufta, shqiptarët konsumojnë më pak! Bie me 14.7% volumi i mallrave të importit
31 Gusht 2022, 16:15Çmimet e larta nga lufta në Ukrainë që reflektohen në rënien e kërkesës për konsum, kanë ulur sasinë e mallrave të importuara duke tkurrur tregtinë në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, në 7 muaj transporti i mallrave është ulur me 14.7% nga një vit më parë.
-
Nga 1 tetori rritet kostoja e energjisë elektrike për familjet që harxhojnë mbi 800 kwh! Qeveria ende nuk ka caktuar çmimin e ri
31 Gusht 2022, 15:19Nga 1 tetori, qeveria do të ndryshojë formulën e faturimit të energjisë elektrike. Kush shpenzon më shumë se 800 kilovat për orë do të paguajë më shtrenjtë, ndërsa nën këtë fashë do mbetet çmimi 9.5 lekë për kilovat. Report Tv mëson se mbi 800 kilovat shpenzojnë afërsisht 30% e familjave shqiptare, që nga dimri do të faturohen më shtrenjtë për të njëjtin konsum të enegjisë elektrike.
-
'Financial Times': Inflacioni në Eurozonë do të qëndrojë i lartë për aq kohë sa çmimi i gazit rritet
31 Gusht 2022, 11:30Shumë ekonomistë parashikojnë se çmimet e konsumit do të kalojnë 10% këtë vit dhe se recesioni do të godasë bllokun në vitin 2023. Inflacioni i Eurozonës do të arrijë një normë dyshifrore në vjeshtë dhe do të mbetet i lartë për më gjatë si rezultat i rritjes së çmimeve të gazit, kanë paralajmëruar ekonomistët.
-
Shqiptarët blejnë ushqimet me kursimet në bankë! BSH: Në korrik depozitat u tkurrën me 568 milionë lekë
30 Gusht 2022, 20:46Familjet shqiptare kanë nisur të shpenzojnë kursimet për të blerë ushqime, karburant apo produkte të tjera konsumi. Banka e Shqipërisë fakton uljen e depozitave në korrik me 568 milionë lekë, duke dëshmuar efektin negativ që po jep inflacioni i lartë në xhepin e konsumatorëve.
-
Katastrofa e energjisë, në bursa arrin 1047 euro MWh, furnizimi në mëshirë të fatit
30 Gusht 2022, 13:29Kjo do të thotë që 1 kwh është shitur afërisht me 130 lekë duke treguar qartësisht katastrofën që po qëndron mbi kokën e të gjithëve. Në pik çmimet arritën në 808 euro/Mwh ndërkohë që në bazë ky çmim ishte 748.97 euro/Mwh
-
Kullat dhe apartamentet tek ish-Blloku arrijnë 5,000 euro/m²; Shoqata e Ndërtuesve: Rritja, nga shtrenjtimi i materialeve
30 Gusht 2022, 13:22Në qendër kanë nisur punën shumë projekte luksoze apo kulla, çmimet e të cilave për vitin 2022 kanë arritur deri në 5,000 euro/m², nga 4 mijë euro që ishin mbi një vit më parë
-
DigitAlb ju garanton argëtimin e vërtetë për gjithë sezonin e ri televiziv, me superofertën që ju kursen 11,000 Lekë
30 Gusht 2022, 11:56Duket se shqiptarët kalojnë shumë kohë përpara ekranit të televizorit, ndaj një pjesë e mirë e tyre kujdesen që kjo kohë të jetë e mbushur me programacion cilësor argëtues por edhe edukativ në të njëjtën kohë
-
Forcimi i dollarit, BB: Rrezikon borxhin, rrit inflacionin! Në Shqipëri këmbehet me 118 lekë 106 lekë në janar
29 Gusht 2022, 17:24Në një analizë të bërë nga ekspertët e Bankës Botërore, thuhet se rritja e dollarit ka ardhur për shkak të kërkesës së lartë pas nisjes së luftës në Ukrainë, duke qenë se euro po shfaqet e paqëndrueshme në tregjet ndërkombëtare
-
Kriza e energjisë/ 1 megavat arrin në 730 euro, eksperti: Fatura e importit mund të arrijë 1 mld euro, dimri do jetë më i vështirë
29 Gusht 2022, 13:40Shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk ka të ndalur. Sot një megavat në bursën e ndërkombëtare HUPX kushton mesatarisht 731.05 euro, nga 501.71 euro që ishte në të njëjtën datë të muajit të kaluar. Ndërsa në raport me 29 gushtin e vitit të kaluar rritja e çmimit për megavat është rritur me 8 herë, pasi vjet një megavat kushtonte 90.46 euro.
