Ekonomi
-
Mbi 53 miliardë lekë ka humbur buxheti i shtetit si pasojë e goditjes që mori nga pandemia në vitin 2020. Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT, tregojnë se konsumi i popullatës u tkurr, ndërsa të ardhurat për frymë ranë me 14 mijë lekë.
1 Prill 2022, 18:01 -
Rritja e çmimeve, eksperti Gjokutaj: Ngritja e bordeve krijon pabarazi dhe kufizon lirinë në treg! Ndërhyrjet nuk janë funksionuese!
1 Prill 2022, 13:49Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj tha se ngritja e këtyre bordeve krijon pabarazi dhe kufizon lirinë në treg. Për ekspertin e ekonomisë ndërhyrjet nuk janë funksionuese, ndërsa paralajmëroi se inflacioni i çmimeve do të zgjatet në të ardhmen.
-
Wizz Air, tre destinacione të reja nga muaji korrik, fluturime drejt Francës, Gjermanisë e Polonisë! Shton avionin e 9, çmime duke filluar nga 19.99 €
31 Mars 2022, 17:05Linja më e madhe ajrore me kosto të ulët Wizz Air, ka vënë në dispozicion të pasagjerËve një avion dhe 3 destinacione të reja. Lion i Francës, Nurenburgu i Gjermanisë dhe Varshava e Polonisë, vijnë më afër Shqipërisë, nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar, “Nënë Tereza”, me çmime nga 19.99 euro.
-
Ulet nafta me 6 lekë të tjera, sot dhe nesër do të shitet me 231 lekë/litri, benzina rritet me 1 lekë! Çmimi i gazit bie në 115 lekë/litri
1 Prill 2022, 09:40Nafta ka pësuar sërish ulje në treg në pikat e karburantit. Edhe pse Bordi i Transparencës ende nuk ka publikuar çmimet e reja, në karburante ato janë pasqyruar.
-
Nga sot, çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen nga bordi i transparencës! Gjobë deri në 10 mln lekë kush abuzon
1 Prill 2022, 08:31Bizneset ushqimore me shumicë dhe pakicë janë të detyruara të garantojnë furnizim të pandërprerë me produkte ushqimore për një periudhë 3 mujore. Në vendimin që tanimë ka hyrë në fuqi për ngritjen e bordit të monitorimit të çmimeve të ushqimeve thuhet se të gjitha bizneset që nuk respektojnë marzhet e fitimit të përcaktuara nga bordi gjobiten deri në 10 milionë lekë dhe ju sekuestrohet malli.
-
Hyn në fuqi rritja e pagës minimale/ Nga 1 prilli rrogat deri në 40 mijë lekë nuk paguajnë tatim, ndryshojnë taksat për pagat e tjera
1 Prill 2022, 08:25Prej ditës së sotme, paga minimale në vend nuk do të jetë më 30 mijë lekë por do të jetë 32 mijë lekë. Ky vendimi i qeverisë që hyn sot në fuqi, ishte parashikuar të zbatohej prej datës 1 korrik, por si pasojë e çmimeve dhe krizës së nisur prej luftës afati u afrua për në prilli.
-
Marrëveshja me TAP: Shqipëria humb 90 milionë USD çdo vit!
1 Prill 2022, 00:58Ideatori dhe një nga realizuesit e projektit 'TAP', Naskë Afezolli ka folur në një intervistë për emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga rreth marrëveshjes e Shqipërisë me TAP-in. Naskë Afezolli tha se Shqipëria nuk përfiton as gaz dhe as transit fees nga kjo marrëveshje.
-
-
Mazhoranca rrëzon kandidaturën e opozitës për anëtarin Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë: Nuk plotëson kriteret! PD bojkoton votimin edhe për propozimet e PS
31 Mars 2022, 15:40Me 10 vota pro dhe 6 kundër Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
-
Rritja ekonomike e vitit 2021 arriti në 8.54%! Qeveria parashikonte rritje ekonomike 8.7%
31 Mars 2022, 11:57Ekonomia në vitin e kaluar pas regjistruar një rritje të ndjeshme pas goditjes së mori nga pandemia në vitin 2020. Sipas të dhënave të INSTAT rritja ekonomike në 2021 ishte 8.54%, ndërkohë që pritshmëritë e qeverisë ishin për rritje ekonomike prej 8.7%.
-
Rritja ekonomike e vitit 2021 arriti në 8.54%! Qeveria parashikonte rritje ekonomike 8.7%
31 Mars 2022, 11:57Ekonomia në vitin e kaluar pas regjistruar një rritje të ndjeshme pas goditjes së mori nga pandemia në vitin 2020. Sipas të dhënave të INSTAT rritja ekonomike në 2021 ishte 8.54%, ndërkohë që pritshmëritë e qeverisë ishin për rritje ekonomike prej 8.7%.
-
-
Rritja e çmimeve/ Miratohet vendimi në Këshillin e Ministrave, Qeveria vendos indeksimin e pensioneve me 3.3 %! 3000 lekë më shumë për pensionistët për 3 muaj
30 Mars 2022, 12:43Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme indeksimin e pensioneve me 3.3 % nga 2.4 % që ishte parashikuar të indeksohej para krizës së rritjes së çmimeve për shkak të luftën në Ukrainë.
-
Mes 17 kandidatëve, Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj propozohen për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
29 Mars 2022, 18:13Nga 17 kandidatë që ishin në garë për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pas 2 vakancave që janë krijuar nga përfundimi i mandateve të anëtarëve aktualë Komisioni i Ekonomisë i ka propozuar Kuvendit për miratim emrin e ish deputetit të PS Anastas Angjeli dhe zëvendësguvernatoren Natasha Ahmetaj
-
Rritja e çmimeve/ ‘Financat’ te Komisioni i Ekonomisë: Rrezikohet ulja e konsumit! PD: Rrisni pensionet e pagat me 10%, kjo zgjidh krizën
29 Mars 2022, 17:00Rreziku kryesor në këtë krizë çmimesh është ulja e konsumit të qytetarëve, si pasojë e produkteve më të shtrenjta. Ministria e Financave tha se reduktimi i konsumit shmanget vetëm me subvencionime. Ndërsa për opozitën zgjidhja, është tek rritja me 10% e pagave dhe pensioneve.
-
Britani/ Guvernatori i Bankës së Shtetit: Shoku nga çmimet e larta të energjisë më i madh se ai i viteve ‘70.
29 Mars 2022, 12:51Britanikët po përballen me një shok të madh për shkak të rritjes së çmimit të energjisë dhe mallrave të importuar. Situata e rënduar u konfirmua nga Andrew Bailey, Guvernatori i Bankës Angleze, u cili tha se “kjo është vërtetë një goditje historike për të ardhurat reale të britanikëve.
-
Ulet nafta me 8 lekë, shkon në 237 lekë/litri, rënie pëson edhe benzina me 7 lekë! Rritet gazi me 6 lekë, shitet me 116 lekë/litri
29 Mars 2022, 10:31Nafta është ulur me 8 lekë, ku nga 245 lekë litri që ishte ka shkuar në 237 lekë. Edhe benzina ka pësuar ulje me 7 lekë, ku nga 218 lekë /litri do të shitet në pikat e karburanteve prej ditës së sotme me 211 lekë. Rritje të ndjeshme ka pësuar çmimi i gazit me 6 lekë ku nga 110 lekë/litri ka shkruar në 116 lekë/litri.
-
Rritja e çmimeve, Denaj në ‘5 pyetjet’: Zero hapësirë për të ndërhyrë në paketë fiskale! Ulja e taksave do ta bënte të pamundur për qeverinë të ishte pranë shtresave vulnerabël
28 Mars 2022, 22:42Ish ministrja e Financave Anila Denaj, ka folur në Report Tv për rritjen e çmimeve dhe masat që qeveria ka marrë për të mbështetur shtresat më vulnerabël. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Denaj tha se hapësira për të ndërhyrë në paketën fiskale është pothuajse zero.
-
Kriza energjetike/ Eksperti te ‘5 Pyetjet’ paralajmëron skenarin më të keq: Nëse nuk bie shi, mund të kalojmë në kolaps! Është krizë keqmenaxhimi
28 Mars 2022, 22:17Eksperti i energjisë, Eduart Elezi ka paralajmëruar se në Shqipëri mund të ndodh skenari më i keq, ku thekson se nëse nuk do të ketë reshje shiu në muajin prill, atëherë vendi ynë mund të jetë në një kolaps energjetik, e që do të japë efekte negative në fusha të tjera.
-
Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekordin e 12 viteve! Shqiptarët jashtë shtetit sollën për familjarët 761 mln euro
27 Mars 2022, 15:32Familjet shqiptare vijojnë të kenë mbështetje të afërmit që kanë jashtë vendit, duke marrë 761 milionë euro në vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë kjo është shifra më e lartë në krahasim me 12 vitet e fundit.
