Ekonomi
-
Tatimi mbi pagat do të ndryshojë prej korrikut të vitit të ardhshëm. Siç u premtua në fushatën elektorale qeveria ka vendosur që ata që marrin deri në 40 mijë lekë të mos paguajnë tatim. Ndërkohë për ata që marrin deri në 50 mijë lekë tatimi do jetë 6.5%.
30 Tetor 2021, 14:36 -
Qeveria do të taksojë qumështin pluhur që importohet! Ministria e Financave: Do paguhet 100 lekë/kg, mbështesim produktin vendas
30 Tetor 2021, 10:56Qumështi pluhur që importohet nga jashtë do të taksohet. Propozimi është bërë nga Ministria e Financave dhe është pjesë e paketës fiskale, ku do të ndryshohet ligji për taksat kombëtare. Sipas relacionit të projektligjit qumështi pluhur do të taksohet me qëllim që të nxitet prodhimi vendas.
-
Për herë të gjashtë në pak muaj, rritet përsëri çmimi i naftës në vend, po shitet 187 lekë litri! Nuk ndryshon ai i gazit
30 Tetor 2021, 08:23Çmimi i karburantit është rritur përsëri. Këtë shtunë një litër naftë po shitet në pikat e karburantit me 187 lekë, duke u shtrenjtuar me 10 lekë krahasuar me fillimin e muajit. Me të njëjtën vlerë po shitet edhe benzina, në vlerën e 187 lekëve, ndërsa gazi ka mbetur në 89 lekë. Ky është shtrenjtimi i 6 që po ndodh në tregun e hidrokarbureve brenda këtij viti, ku në fillim të tetorit ishte 177 lekë.
-
Cigaret do shtrenjtohen me 25 lekë deri në 2026! Gati projektligji për rritjen e akcizës për duhanin, taksë edhe për shishat dhe nikotinën lëng
30 Tetor 2021, 00:20Viti 2021 përmbyll edhe strategjinë që Ministria e Financave kishte bërë për rritjen graduale të akcizës për cigaret (duhanin). Strategjia pati njё reduktim tё tregtisё sё paligjshme si edhe njё stabilizim tё tregut dhe tё tё ardhurave, pasi operatorёve mё tё mёdhenj tё tregut formal, por edhe organeve doganore, iu krijua siguri e mjaftueshme ligjore pёr furnizimin e konsumatorёve dhe realizimin e tё ardhurave.
-
54 mln € borxhe! Projekt-buxheti 2022 i jep bashkive 225 mln euro, Haxhimali: Nuk mjafton, shumica e pushtetit vendor varet nga buxheti shtetit
29 Tetor 2021, 21:51Bashkitë do të marrin 225.5 milionë euro vitin që vjen nga buxheti i shtetit, për të realizuar shërbimet e tyre. Ky buxhet është në rritje krahasuar me këtë vit, por përsëri ekspertët e pushtetit vendor e konsiderojnë të pamjaftueshëm. Agron Haxhimali nga shoqata e bashkive thotë se në këto kushte bashkitë duhet të tregohen të kujdesshme në shpenzim
-
Parashikimi i Ministrisë së Financave: Në 2022 do rriten të ardhurat për frymë me 606 euro
29 Tetor 2021, 21:25Rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e punësimit, pritet të pasojë me rritje të të ardhurave për frymë. Kështu parashikon Ministra e Financave në projektbuxhetin e vitit 2022, kur thotë se do të jetë 606 euro rritja e të ardhurave për frymë
-
Paketa e re fiskale, burime për Report Tv: Taksë për herë të parë gazit për ngrohje dhe gatim, 6 lekë/litër shtesë edhe për familjarët! Jahtet s'do të jenë më të privilegjuara për karburantin
29 Tetor 2021, 12:28Sot në qeveri do të miratohet paketa fiskale. Qeveria ka vendosur të taksojë për herë të parë edhe gazin që blejnë familjarët për të gatuar dhe për t’u ngrohur. Si pjesë e paketës fiskale 2022, është vendosur që gazi të taksohet me 6 lekë për litër, pasi ka pasur abuzime, dhe gazi i blerë për konsum është përdorur për mjetet motorike.
-
Kursimet arrijnë rekord të ri në shtator, 55% janë në valutë
29 Tetor 2021, 07:44Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, totali i stokut të depozitave në vend në fund të muajit shtator ishte 1.18 trilionë lekë, (9.6 miliardë euro), me rritje prej 0.18% (+9.5 miliardë lekë) në krahasim me muajin e mëparshëm.
-
Leku në rënie të fortë ndaj të gjitha valutave kryesore; Euro arrin nivelin më të lartë nga qershori
29 Tetor 2021, 00:51Mbiçmimi i Euros në kursin e këmbimit valutor me Lekun vijoi me ritme të shpejta edhe ditën e enjte.
-
Errësira që u bë dritë 51 vite më parë...Historia e elektrifikimit të Shqipërisë
28 Tetor 2021, 21:44Kriza energjetike e ka gjetur Shqipërinë në 51 vjetorin e përfundimit të elektrifikimit. Me 216 hidrocentrale aktive dhe ende nuk sigurohet prodhimi i nevojshëm energjetik për vendin. Por Shqipëria vijon të jetë në ‘dorë’ të motit.
-
Rihapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës
28 Tetor 2021, 17:21Rihapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Njoftimi është bërë nga Agjensia e Prokurimeve Publike.
-
Rishikohet për herë të pestë buxheti, shtohet eurobondi! 'Financat': Paratë e marra janë investuar! PD: Borxhi ka arritur 3400 euro për frymë
28 Tetor 2021, 16:07Opozita ka akuzuar qeverinë se me keqmenaxhimin që i ka bërë borxhit publik ka rritur detyrimet e qytetarëve. Duke komentuar marrjen e eurobondit, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se borxhi për frymë ka arritur në 3400 euro. Akuzat u kundërshtuan me forcë nga qeveria.
-
5 mijë lekë shpërblim për pensionistët në 2022! Ministria e Financave: Bonus do ketë dhe këtë vit
28 Tetor 2021, 09:37Së shpejti pritet që të rishikohet për herë të 5 buxheti i shtetit i vitit 2021. Dy do të jenë arsyet kryesore, dhënia e bonusit për pensionistët në vend, dhe së dyti është rishpërndarja e fondeve, ku pritet të rriten pagesat për projektet infrastrukturore rrugore dhe për infrastrukturën e ujit.
-
Blerja e energjisë zhvlerëson lekun, euro kërcen në nivelin më të lartë që nga korriku
28 Tetor 2021, 07:29Aktorët e tregut pohojnë se rritja e euros është ndikuar nga kërkesa e lartë e bankave për të blerë valutë. Ditën e sotme aktive ishin sidomos Credins, BKT, Tirana, duke ndikuar në forcimin e ndjeshëm të euros. “Kërkesa ka lidhje ekskluzivisht me energjinë”, pohojnë ekspertët e tregut.
-
Plani i ri 3 vjeçar Rajonal: Krijimi i një klasteri ballkanik për industrinë e makinave
28 Tetor 2021, 02:55Ministria e Financave publikoi së fundmi planin e bashkëpunimit rajonal në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për tre vitet në vazhdim 2021-2023, sipas të cilit synohen që vendet të zhvillojnë një klastër për industrinë europiane të makinave.
-
Si ndahet buxheti 2022 mes institucioneve? Shëndetësia merr pjesën e luanit! Tkurren fondet për Infrastrukturën dhe Financat
27 Tetor 2021, 16:15Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes do të kenë rritjen më të madhe të buxhetit në vitin që vjen. Sipas projektbuxhetit 2022, shpenzimet për shëndetësinë do të rritën me 6.6 miliardë lekë dhe për mbrojtjen shtohen me 7.9 miliardë lekë. Ndërkohë janë tkurrur fondet për disa institucione por shkurtimi më i madh ka ndodhur tek Infrastruktura dhe Financat.
-
Bitcoin rënie drastike, çmimi u ul me mijëra dollarë brenda pak minutave
27 Tetor 2021, 13:02Çmimi i Bitcoin ka pësuar një ulje mëngjesin e sotëm, me çmimin që ra me mijëra dollarë brenda pak minutave. Kriptomonedha ra nën 59,000 dollarë. Rënia e fundit e çmimit vjen më pak se një javë pasi Bitcoin arriti një nivel të ri historik prej afër 67,000 dollarësh.
-
AMF miraton rregulloren që ul nivelin e komisioneve të ndërmjetësimit në sigurimin e automjeteve
27 Tetor 2021, 12:51Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar në mbledhjen e djeshme rregulloren për komisionet e ndërmjetësimit. Kjo rregullore është hartuar për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, ku parashikohet se komisionet e ndërmjetësimit nuk mund të jenë më të larta se niveli i përcaktuar me rregullore nga Autoriteti.
-
COVID/ Italia ‘mbyll’ kufirin! Operatorët: Jo të gjitha kompanitë rimbursojnë biletat! Testi PCR rrit kostot, të hiqet
26 Tetor 2021, 22:42Masat anti-COVID që ka vendosur Italia duke mos lejuar udhëtimet jo të domosdoshme të shqiptarëve drejt vendit fqinj ka hapur debate të shumta lidhur me biletat e tyre. Operatorët turistikë sqarojnë se kompani të ndryshme përdorin politika të ndryshme sa i takon rimbursimit të vlerës së biletës.
-
Projektbuxheti/ Borxhi publik në 2022 do të arrijë në 12.1 mld euro, rritet me 705 mln euro krahasuar me 2021
26 Tetor 2021, 22:15Borxhi publik do të vazhdojë të zgjerohet në vitin që vjen pavarësisht përmirësimit të situatës ekonomike. Sipas projektbuxhetit 2022, stoku i borxhit publik në vitin që vjen do të arrij në 12.109 miliardë euro, nga 11.404 miliardë euro, me një rritje prej më shume se 705.1 milionë eurosh.