Ekonomi
-
Dallimi ndërmjet kësaj jave dhe asaj të kaluarës është se virusi është përhapur në qendrat kryesore të prodhimit, në Itali dhe në Korenë e Jugut, duke rrezikuar kështu prishjen e zinxhirit global të furnizimit, ose shkaktimin e një tjetër raundi të krizës së borxheve të Eurozonës, nëse rastet e infektimit me këtë virus do të vazhdojnë të rriten në Itali.
1 Mars 2020, 08:15 -
Ikja masive, 23 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE në vitin 2019
28 Shkurt 2020, 15:41Të dhënat e EASO tregojnë se në total ka një numër prej rreth 15 mijë rastesh që janë pezull. Përgjithësisht, mbi 90% e vendimeve për herë të parë që merren për azilantët shqiptarë janë negative, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.
-
Përgjysmohen lejet e ndërtimit pas tërmeteve të nëntorit, INSTAT: Tremujorin e fundit kanë rënë me 45.6%
28 Shkurt 2020, 14:41Ky frenim i lejeve të dhëna ishte i pritshëm pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi Agjencia e Zhvillimit të Territorit njoftoi aplikantët se dhëniet e lejeve të reja të ndërtimit janë të bllokuara në Tiranë, Durrës, Lezhë.
-
Punime në segmentin Pallati me Shigjeta - Rrethrrotullimi 'Shqiponja', ja si devijon trafiku
28 Shkurt 2020, 13:22Së shpejti do të nisin punimet për projektin e rehabilitimit të segmentit rrugor Pallati me shigjeta, Rrethrrotullimi Shqiponja. Zëvendësministri i Infrastrukturës u shpreh se tashmë është hartuar edhe plani i menaxhimit të trafikut gjatë fillimit të punimeve.
-
Rindërtimi pa TVSH e taksë infrastrukture, eksperti: Lehtësira të tilla krijojnë vend për abuzime
27 Shkurt 2020, 17:02Të gjitha kompanitë që do të marrin pjesë në procesin e rindërtimit, ndërtimit dhe riparimit të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe TVSH-ja. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi shprehet se të tilla lehtësira krijojnë hapësirë për abuzime nga subjektet.
-
Kontroll teknik për objektet mbi 50-vjeçare, Hysenlliu: Tërmetet e 2019-ës dhanë një shtysë të fortë
27 Shkurt 2020, 15:11Sipas ligjit të publikuar në fletoren zyrtare, kontrolli do të kryhet për të gjitha ndërtimet publike ose jo publike që kanë një vlerë të paktën 10 milionë lekë, por edhe objektet publike, si kopshte, çerdhe apo shkolla.
-
Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpall tre tendera për rikonstruksion rrugësh
26 Shkurt 2020, 19:42Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tre tendera për rikonstruksion rrugësh, që pritet të sjellin zhvillim ekonomik të zonave përkatëse. Tenderët e hapura janë për akset rrugore Qafë Qelë – Koman, për Ersekë – Leskovik dhe për Përmet – Çarshovë.
-
173 mln euro për rimbursimin e TVSH-së, në 2021 shlyhen të gjitha detyrimet
25 Shkurt 2020, 19:54Administrata Tatimore për këtë vit është parashikuar të rimbursojë 173 milionë euro TVSH për bizneset. Në rast se një subjekt duhet rimbursuar mbi 1.2 milionë euro, pagesa mund të bëhet me këste.
-
Pronat e luksit, më shumë interes për rivlerësimin...shtohet edhe për tokat
25 Shkurt 2020, 15:03Nga rivlerësimi i pronave duket se përfituesit më të mëdhenj janë ata qytetarë që kanë një apartament luksi ose vilë. Sipas vlerësuesit të pasurive Ervin Demirxhiu interesi për rivlerësim ka qenë i lartë nga kjo kategori për shkak se tashmë detyrimi që i paguajnë shtetit është 5-fish më i vogël.
-
Financat: Borxhi publik kaloi 9 miliardë euro në 2019! Detyrimet sa 65.84 % e GDP
25 Shkurt 2020, 15:01Ka vijuar të rritet shifra e borxhit të përgjithshëm publik të vendit gjatë vitit të kaluar. Sipas shifrave zyrtare të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ai ka kaluar tashmë nivelin e 9 miliardë eurove. Por borxhi ka shënuar ulje me 2 për qind gjatë 2019-ës në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto
-
853 milionë € kredi për rindërtimin, ekspertja Shehu: Është hua produktive, treguesit ekonomikë do të përmirësohen
24 Shkurt 2020, 14:37Pas Konferencës së Donatorëve, ku vendit iu premtuan 1 miliardë e 152 milionë euro, shqetësimi i ngritur tashmë është shlyerja e kredive që shteti do të aplikojë për të marrë.
-
INSTAT: Rriten hyrjet për biznes, kryesisht nga Polonia, Anglia dhe Mali i Zi
24 Shkurt 2020, 13:56249.461 shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri vetëm në muajin janar të këtij vitit duke shënuar një rritje me 19.1% krahasuar me një vit më parë, ndërsa kanë dalë nga vendi 311.629 persona duke shënuar përsëri një rritje të ndjeshme.
-
Raporti i MONEYVAL/ Denaj: Prioritet goditja e pasurive të krimit, OFL dëshmi e kësaj pune
22 Shkurt 2020, 10:53Ministrja e Financave, Anila Denja gjatë reagimit për raportin MONEYVAL tha se qeveria ka shtuar angazhimin e qeverisë në luftën kundër pasurive kriminale dhe se sekuestrimet e ndodhura nga Operacioni 'Forca e Ligjit' është dëshmi se punës që ka filluar.
-
Shqipëri-Çeki, nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
20 Shkurt 2020, 16:30Ky protokoll përfshin çështje të bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve ndërmjet dy vendeve në fusha si, infrastrukturë, industri, energji, mjedis, bujqësi, turizëm, standardizim, metrologji, etj.
-
Nuk realizohet buxheti 2019, mungojnë 216 mln euro! Ministria e Financave: Goditja më e madhe u shkaktua nga TVSH-ja
19 Shkurt 2020, 21:33Buxheti i shtetit për vitin 2019 nuk është realizuar në masën e 216 milionë eurove. Në total sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat arritën në 460.3 miliardë lekë. Ndërkohë goditja më e madhe në mosrealizimin e të ardhurave është dhënë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
-
Fiskalizimi nis zbatimin nga 1 shtatori 2020/ Tatimet: Edhe pas ndryshimit kasat fiskale do të përdoren
19 Shkurt 2020, 16:03Kasat fiskale nuk do të largohen nga qarkullimi. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar edhe një herë se bizneset mund të përdorin deri në shtator kasat aktuale, por edhe pas vënies në zbatim të ligjit përsëri do të përdoren kasat.
-
Pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, kompanitë celulare ulin çmimet
18 Shkurt 2020, 16:10Vendimi i Konkurrencës erdhi menjëherë pas ankesave të qytetarëve të cilët denoncuan faktin se kompanitë celulare në mënyrë të unifikuar rritën çmimet e shërbimeve të tyre.
-
Fondet për rindërtim, Pogaçi për Report TV: Ndikim pozitiv në ekonomi, të përgatiten projektet
18 Shkurt 2020, 15:38Fondet e mbledhura në Konferencën e Donatorëve pritet të japin impakt pozitiv në ekonominë e vendit. Drejtoresha e Bashkimit Tregtar Shqiptar, Mira Pogaçi, tha për Report TV se nga procesi i rindërtimit do të rritet më shumë konsumi, punësimi si dhe të ardhurat. Pogaçi thotë se tashmë është koha për të përfunduar projektet për ndërtimin e banesave që të përthithim fondet e dhëna për projekte.
-
Lehtësohet barra fiskale për makinat e luksit, taksë speciale 21 mijë lekë në vit
18 Shkurt 2020, 15:26Qytetarëve që kanë një makinë luksi në vlerën e 5 milionë lekëve e lart tashmë do t’ju njihet edhe amortizimi. Deri më tani këtyre mjeteve nuk ju njihej amortizim, por që në momentin që bliheshin dhe në vazhdim njihnin të njëjtën taksë. Me këtë ndryshim të ri qytetarët do të shpëtojnë nga barra e madhe tatimore.
-
BERZH këshilla Shqipërisë për të zgjidhur problemin e emigracionit
18 Shkurt 2020, 07:37Banka vazhdon të shohë dhe mbështesë përafrimin gjithëpërfshirës të BE-së, si spiranca kryesore e jashtme për reformat, përfshirë forcimin e qeverisjes dhe sundimin e ligjit.