Ekonomi

  • Standardet e kredisë për bizneset mbeten pothuajse të pandryshuar nga tremujori i kaluar, ndërsa standardet e kredisë për individë janë lehtësuar, raportoi dje Banka e Shqipërisë, duke publikuar rezultatet e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues për tremujorin e dytë të vitit 2017.
  • ​Shpallet fituesi për zonën e
    Spitallës, ofroi 38.4 mln euro

    Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka surprizuar jo pak me vendimin e saj, për të shpallur kompaninë fituese që do të zhvillojë zonën industriale në Spitallë të Durrësit. 

  • Bilanci i Samitit të Triestes, Rama
    tregon ç’do të përfitojë Shqipëria

    Edi Rama mohon ekzistencën e një projekti të rikrijimit të Jugosllavisë, tezë e hedhur nga mediat gjermane gjatë samitit të Triestes. Për kryeministrin shqiptar ka vetëm një projekt dhe ai është rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian. VIDEO

  • Eurostat: Shqipëria, shteti që
    shpenzon më shumë për bukë
    dhe drithëra në Europë

    A është konsumi i lartë i bukës dhe brumërave nje shënjë e varfërisë?! Të dhënat krahasuese të Eurostat duket se e vërtetojnë këtë. Shqipëria, një nga shtetet më te ardhurat më të ulëta të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.

  • Detyrimet/Shteti krijon borxhe të
    reja, 16.5 mln € ndaj privatit

    Rekordin e mban Autoriteti Rrugor Shqiptar, kurse si dikaster ministria e Brendshme.Qeveria ka arritur të shlyejë detyrimet e krijuara gjatë periudhës së Ekzekutivit Berisha, por gjithsesi aktualisht llogariten në 16.5 milionë euro detyrimet e prapambetura ndaj individëve dhe bizneseve
     

  • Banka e Shqipërisë vë alarmin
    për përdorimin e parasë virtuale

    Në Shqipëri po përhapet praktika e përdorimit të një valute elektronike, të quajtur Bitcoin (BTC). Në vendin tonë tashmë është krijuar grupi i investimit në Bitcoin, me përfaqësues të të cilit mund të vihet në kontakt kushdo fare lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale.

  • Gafa e Ahmetajt/Shfuqizohet 
    "lufta e patates" me Kosovën

    Shqipëria angazhohet se nuk do të zbatojë vendimet e marra ditë më parë për prodhuesit e patates nga Kosova. Këtë e kanë bërë të ditur në Prishtinë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. 

  • BSH/Investimet e huaja, në krye
    telekomunikacioni dhe energjia

    Komunikimi është sektori i ekonomisë shqiptare që ka tërhequr më shumë kapitalin e huaj. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, deri në fund të marsit 2017, investimet e huaja në telekomunikacione kanë arritur në 1.22 miliardë euro. 

  • Minierat/MEI ka nisur procedurat e
    revokimit të 20% të lejeve

    Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nisur procesin e revokimit për rreth 20% të lejeve minerare që janë aktualisht aktive në gjithë territorin. Institucioni ka publikuar në faqen e vet zyrtare listën me 145 lejet në proces revokimi, nga 696 licenca që numërohen në total. 

  • Profesionet e lira, pensionistët do
    të paguajnë kontribute

    Sipas Tatimeve, profesionistët nuk janë më të përjashtuar nga pagimi i kontributeve për sigurimet, duke qenë se vendimi, që ua njihte këtë të drejtë, është shfuqizuar bashkë me pikat e tjera të kontestuara

  • Shtypi gjerman: Çfarë kërkon
    BE-ja nga samiti i Triestes?

    Shtypi gjerman i ka kushtuar vëmendje të madhe Samitit të Triestes, një takim i mbajtur në vazhdën e nismës së Kancelares Angela Merkel, që mori jetë 3 vite më parë

  • Zusi: Dëgjesat e Ramës risi. Reformë
    në administratë e sigurinë ushqimore

    Ka një kategori reformash që quhen reforma sistematike që ndihmojnë për të ndërtuar sistemet, që i shërbejnë më pas të gjithë ekonomisë dhe padyshim kjo do të ishte reforma në administratën publike

  • Samiti i Triestes, 250 mln euro
    për energjinë e infrastrukturën

    Sot në Trieste të Italisë do të mbahet Forumi i biznesit të vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili mbahet në kuadër të Samitit europian për  6 vendet ballkanike të këtij territori.

  • 'Spiunët' në biznese, ja skema
    si po emërohen strukturat

    Në një shkresë që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ka dërguar pranë kompanive që plotësojnë kriterin e numrit të të punësuarve vihet theksi tek zbatimi i kërkesave ligjore dhe ngarkimi me përgjegjësi administrative dhe penale në rast neglizhim

  • Aviacioni Civil/Linja ajrore shqiptare
    nis fluturimet këtë vit

    Linja ajrore shqiptare do të nisë fluturimet brenda këtij viti. Pas njoftimit për krijimin e saj nga kryeministri Edi Rama në Turqi, lajmi është konfirmuar nga “Turkish Airlines”. Kompania është duke asistuar qeverinë shqiptare në themelimin e kompanisë vendase. 

  • Automjetet/Në Shqipëri regjistrohen
    563.106 mjete rrugore

    Edhe në vitin 2016, Shqipëria pati numrin më të ulët të automjeteve për 1.000 banorë në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë. Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit, në fund të vitit 2016, numri i automjeteve për 1.000 banorë në Shqipëri ishte 138.4. 

  • Raporti/Ndjesia ekonomike u ul
    9.7% para zgjedhjeve parlamentare

    Si pasojë e dukshme e paqartësisë politike në prag të zgjedhjeve, treguesi i ndjesisë ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2017 ka shënua rënie me 9.7 pikë krahasuar me tremujorin e mëparshëm, raporton Banka e Shqipërisë. Niveli më i ulët i treguesit pasqyroi rënien e treguesve të besimit në shërbime dhe në tregti, ndërkohë që besimi i bizneseve të ndërtimit, të industrisë, si dhe besimi i konsumatorëve rezultoi i përmirësuar. 

  • Ish të përndjekurit,490 përfituesit
    që kanë marrë lekët/ Lista e plotë

    Ministria e Financave ka publikuar listën e ish të përndjekurve politik që u është hedhur kësti i 8 I dëmshpërblimit. Financat bëjnë me dije se për një pjesë të ish të dënuarve politik nuk është bërë lëvrimi i kësit, për shkak se mungonë certifikata personale ose numri I llogarisë nuk është aktiv.

  • Porti i Karpenit në Kavajë, pas një
    viti regjistrohet kompania

    Vetëm një vit pasi ka marrë miratimin nga Kuvendi për përgatitjen me prcedencë të një projekti për Portin e Karpenit në Kavaja, me parashikim investimi prej 5 miliardë dollarësh, kompania nismëtare Star Bridge Port Developments Limited, që kishte shprehur edhe interes për atë që u quajt projekti “Morgan”, ka vendosur të zyrtarizojë prezencën e saj në Shqipëri

  • HEC-et vendore, koncesionarët në
    gjyq, nuk nisën prodhimin

    Zvarritja e investimeve dhe mosrespektimi i kontratave për nisjen e prodhimit ka sjellë përplasje në gjykatë mes koncesionarëve të hidrocentraleve dhe Ministrisë së Energjetikës. Kjo e fundit ka paditur në Gjykatën Administrative të paktën dy koncesione, të cilat nuk kanë nisur prodhimin e energjisë që në vitin 2011, siç parashikon kontrata.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv