Ekonomi

  • Shërbimi i tatimpaguesëve ka zhvilluar 4458 vizita këshiluese dhe 20 takime me përfaqsues të  komunitetit të  biznesit. Ndërsa ka vijuar puna për informimin e 10596 tatim pagues me qëllim vetëdeklarimin dhe vetkorigjimin vullnetar
  • Lëmshi i krijuar në zonat turistike
    qindra hektarë nën hetim

    Rasti i mësipërm ky nuk është e rasti i vetëm që po hetohet për marrje të pronave në bregdetin e Jugut nëpërmjet rasteve të dyshuara për falsifikim e korrupsion të organeve shtetërore.

  • Dyshime për dokumentat, padi
    pronarëve të 70 ha në bregdet

    Fjala është për një pronë prej 70 hektarësh në territorin e Sarandës, në Berdenesh, një zonë jashtëzakonisht e favorshme për turizmin dhe ku tashmë janë ndërtuar edhe objekte të këtij karakteri, por Task Force për problemet e pronave pranë Kryeministrisë mendon se njohja e pronësisë dhe regjistrimi i saj është kryer me shkelje të rënda ligjore.  VIDEO

  • Hekurudha Tiranë-Durrës 
    në dhjetor hapet tenderi

    Prej vitesh dëgjojmë të flitet për një projekt të rëndësishëm që duket se është i pari që do të shohë dritën e konkretizimit pasi hapat e maturitetit me të cilat kanë ecur procedurat duken të përmbushura në pjesën më të madhe të tyre. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim rifreskoi së fundmi njoftimin e përgjithshëm për projektin e hekurudhave shqiptare ku prioritare është linja Tiranë-Durrës-Rinas.

  • Buxheti 2018,nuk parashikohen
    ndryshime në paga-pensione

    Gjatë vitit 2018 nuk parashikohet ndryshim i pagave të administratës apo të pensioneve. Sipas shifrave paraprake të tabelës së shpenzimeve buxhetore, që shoqërojnë draftin e projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, ekspertët e ministrisë së Ekonomisë dhe Financave planifikojnë, në të kundërt, rritje të pagesës për papunësinë

  • Rritet ndjeshëm krimi ​ekonomik
    në vend,rriten ndërtimet pa leje

    Kriminaliteti në ekonomi në tremujorin e tretë të vitit 2017 ka shënuar rritje të ndjeshme në vend, duke kaluar për herë të parë në histori si krimi kryesor në vend, raportoi INSTAT. Në tremujorin e tretë 2017 janë kryer 9.900 vepra penale, rreth 10,3 % më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. 

  • Financat: PBB i 2017-ës 
    ​është 340 mln € më i ulët

    Përgatiten tabelat për zërat kryesorë buxhetorë, rritje e ndjeshme e taksës mbi pronën

  • TVSH,Ahmetaj takim me biznesin
    e vogël: S'ka rritje çmimesh

    Ministri i Financave ,Arben Ahmetaj, mblodhi sot në një takim në Kryeministri përfaqësues të biznesit të vogël për të diskutuar për vendosjen e TVSH-së dhe efektet e saj. Sikurse edhe është përmendur më parë, ministri Ahmetaj theksojë edhe njëherë se vendosja e detyrimit të TVSH-së për biznesin e vogël nuk do të sjellë rritje të çmimeve, por do të zhdukë vetëm informalitetin sipas tij. VIDEO

  • Brukseli: Investimet e huaja 
    direkte, rënie 14.2% në Shqipëri

    Investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare janë në rënie. Sipas Direktoratit Ekonomiko-Financiar të Komisionit Evropian, ato kanë shënuar një ulje të ndjeshme, në masën 14.2 për qind, në fund të qershorit 2017, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

  • TVSH për Biznesin e vogël Ervin
    Bushati: S'ka rritje çmimesh

    Deputeti PS, Ervin Bushati, i ftuar në studion e Report Tv ka argumetuar se vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël do të sillte vetëm kosto administrative dhe jo rritje të çmimeve.

  • Tatimet-bizneseve: Dorëzoni
    librat e shitblerjes, ndryshe ...!

    Drejtoria e Tatimeve u ka dërguar shkresa subjekteve VIP që të dorëzojnë librat e shitjes për muajin shtator, përndryshe ata do të dënohen me gjoba nga 10 në 50 mijë lekë për mosdhënie informacioni. Librat e shitblerjes për çdo muaj dorëzohen online deri në datën 10 të muajit pasardhës.

  • TVSH/Nga ​formalizimi humb
    vetëm kush ka fshehur xhiron

    Rritja e çmimit do të ishte e papërfillshme, përfitime të mëdha për ekonominë e konsumatorin. Me kërkesë të disa shoqatave biznesore dhe të disa bizneseve të mëdha, të mesme dhe të vogla, por edhe nisur nga diskutimet e shumta në media dhe në rrjetet sociale, do të doja të jepja opinionin tim për trajtimin tatimor të bizneseve të vogla, veçanërisht lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ndaj këtyre bizneseve. VIDEO

  • Haxhi Ymeri: Doganat po lejojnë
    miell pa standard,fabrikat po mbyllen

    Fabrikat janë në kolaps prej katër vitesh. Ky fenomen mori përmasa gjigante me rritjen e eksportit të miellit nga Serbia me 5 herë. Ne nuk jemi kundër importit nga Serbia, por kërkojmë dy kushte.

  • Financat: Si do të taksohen
    shtëpitë nga viti 2018

    Dritë-hijet e një takse të re, nga kërkesat e FMN tek mundësitë reale të zbatimi

  • Avokatët jashtë skemës së TVSH
    Gjykata e Lartë pranon padinë

    Në një kohë kur po diskutohet projekti i qeverisë për futjen në sistemin e Tatimit të Vlerës së Shtuar të të gjithë bizneseve përfshi dhe atë të vogël, gjykata e lartë ka vendosur të përjashtoj avokatët nga ky skemë. 

  • Kombëtarja e Futbollit u pagua
    sa investimet anti-përmbytje

    Sa i përket fondeve të tjera në dispozicion të qeverisë, gjatë vitit 2016, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, me vlerë 1.6 miliardë lekë, që menaxhohet prej Ekzekutivit, janë dhënë dy herë më shumë fonde për shpenzime operative, se sa për shtesa investimesh.

  • Viti 2016, shteti pagoi për
    gjyqet e Strasburgut 15.3 mln €

    Shtetit shqiptar i ka kushtuar shumë rëndë, të paktën vitin e kaluar, mosrespektimi i të drejtave të ish-pronarëve apo të drejtave të tjera themelore të qytetarëve të ndryshëm. Si pasojë, nga vendimet e formës së prerë të marra prej Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, janë paguar 15.3 milionë euro në favor të personave privatë dhe një kompanie tregtare.

  • Qershor 2017, krijohen 26 mln € 
    ​detyrime të reja ndaj privatit

    Pavarësisht nga angazhimi publik për të mos krijuar më detyrime të prapambetura financiare të shtetit ndaj privatëve, duket se qeveria Rama e ka të pamundur ta zerojë këtë borxh. Në fund të qershorit 2017, pra në fund të mandatit të parë të këtij Ekzekutivi, ajo ka arritur të paguajë borxhet e mëdha të trashëguara nga qeveria Berisha, afro 700 milionë dollarë, por gjithsesi fenomeni vazhon të ekzistojë.

  • Energjia, HEC-et vendorë, qindra 
    ​kërkesa të reja në ministri

    Që nga momenti që “u ul steka” në dhënien e lejeve për ndërtim të hidrocentraleve me fuqi gjeneruese të vogël, deri në 2 megavat, nga Këshilli i Ministrave, tek kreu i dikasterit të Energjetikës, rezulton të ketë ndodhur një “bum” i vërtetë kërkesash. Sipas burimeve zyrtare, dy vitet e fundit kanë ardhur për miratim në ministrinë në fjalë 210 projekte.

  • Paketa e re fiskale, nga 1
    janari  taksë për pronën

    Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë taksa për banesat që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm. Taksa do të vendoset në bazë të vlerës së pronës duke u mbështetur në çmimet referencë që përcakton qeveria. Paketa e re fiskale sjell dhe një tjetër ndryshim të rëndësishëm, që lidhet me taksimin e pronës qw prej 1 janarit 2018. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv