Ekonomi

  • Aksioni kundër informalitetit, i cili ka hyrë sot në ditën e tretë, po vijon me prezencën në terren në të gjithë territorin e vendin, të grupeve të koordinuara të punës në përbërje të të cilëve janë inspektorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës. VIDEO


  • Shtrenjtohet periferia e Tiranës,
    ja deri ku arrijnë çmimet e banesave

    Për të gjithë ata individë, të cilët nuk mund të përballonin çmimet e shtëpive në qendër të Tiranës, ekzistonte një mundësi e dytë, periferia. Por, muajt e fundit çmimet e apartamenteve në periferi të Tiranës në zonën e Yzberisht apo te Fresku janë rritur me 50 deri në 150 euro për metër katror. Nga 400-450 euro për metër katror, tashmë minimumi i çmimit të një apartamenti në periferi ka arritur në rreth 500 euro për metër katror.

  • Shqetësimi i FMN për koncesionet
    Sejko: Duhet studim e transparencë

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka komentuar shqetësimin e ngritur nga FMN për koncesionet. Sejko e cilësoi si normal rekomandimin e FMN, ndërsa sipas tij, aplikimi i koncesioneve në rast se do të bëhej në mënyrë të strukturuar që do të rezultonin të suksesshëm do të ndikonin në rritjen ekonomike të vendit. VIDEO Fjala e Guvernatorit te Bankës së Shqipërisë Gent Sejko

  • Qeveria po planifikon të rikthejë
    taksën e biznesit të vogël?!

    Ministria e Financave, në paketën fiskale të vitit 2018 po merr në konsideratë që të rivendosë taksën për biznesin e vogël, në kufirin e xhiros nga 2 deri në 5 milionë lekë, që aktualisht është zero.

  • Nis aksioni anti-informalitet në
    Fier,ja rezultatet e ditës së parë

    Drejtoria Rajonale Tatimore në Fier ka nisur aksionin e paralajmëruar anti-informalitet, ku vetëm në ditën e parë ka vendosur 34 gjoba. Aksioni synon edukimin dhe informimin e tatimpaguesve, rritjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe vetëkorrigjimin e tyre, ku vetëm në ditën e parë të kontrolleve kanë rezultuar një sërë penalitetesh. 

  • Balla me ish-minatorët: Zgjidhje
    problemeve shumëvjeçare

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, është takuar me përfaqësues të sindikatës së ish-minatorëve gjatë ditës së sotme.

  • FMN: Shqipëria dhe Kosova me
    numrin më të ulët të 'borxhlinjve'

    Për shqiptarët, në vite borxhi është konsideruar si barrë dhe ata tentojnë ta shmangin. Këtë e vërtetojnë edhe statistikat zyrtare të FMN-së, ku Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet që kanë numrin më të ulët të huamarrësve

  • AMF,Sigurimi i pasurive të
    patundshme vetëm në baza vullnetare

    Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare nuk ka asnjë plan për të detyruar qytetarët shqiptarë të paguajnë sigurim të detyrueshëm për pasuritë e patundshme apo fatkeqësitë natyrore. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, sqaron se drafti teknik “Për sigurimin nga katastrofat” është hartuar nga Banka Botërore dhe është depozituar në Autoritet në tetor 2015.

  • Bashkimi i Tatimeve me Doganat
    FMN del kundër: Krijon risqe

    Plani i qeverisë për bashkimin e Tatimeve me Doganat shihet me sy kritik nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në deklaratën zyrtare të FMN-së evidentohet se plani i deklaruar për bashkimin e tatimeve e doganave duhet të rishikohet, duke pasur parasysh rrezikun e lartë që ky proces mund të ketë në mbledhjen e të ardhurave dhe në reformën që po zbaton administrata tatimore.  VIDEO

  • ​Importet e karburanteve bien 22%
    në 8-mujor, birra rritje dyshifrore

    Këtë vit gara ndërmjet prodhimit vendas dhe mallrave të importit ka spikatur në disa sektorë. Rivënia në punë e rafinerisë së përpunimit të naftës ARMO, ka ulur në mënyrë drastike importin e karburanteve, teksa importet e birrës kanë fituar terren në tregun vendas

  • INTERVISTA/ Samir Mane: Tirana
    do të ketë mbingarkesë me kulla

    Për grupin Balfin, më i madhi në vend, 2016-a ka qenë viti më i mirë historik, sipas Presidentit të tij, Samir Mane. Diverisfikimi i aktivitetit në shumë fusha, si ndërtim, retail, turizëm, bëjnë që Mane të ndihet i qetë ndaj çdo goditjeje të mundshme. Ai nuk e mohon që po tenton të zgjerohet edhe në tregun financiar dhe është duke parë për të blerë bankë.

  • Koncesioni i Rrugës së Arbrit,një
    kompani ofertë 33.6 mld lekë

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u mblodh sot komisionin e dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”. 

  • Rama emëron Arben Isarajn
    drejtor të Transportit Rrugo

    Ish-deputeti i PS, Arben Isaraj është emëruar nga kryeministri Edi Rama drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Burime për Shqiptarja.com thanë se kreu i qeverisë ka dhënë firmën tre ditë më parë, 29 shtator 2017, dhe sot ka qenë dita e parë Isarajt si drejtor.  

  • Kreditë e këqija, bankat fshijnë
    nga bilancet 316 mln euro

    Kreditë e këqija vijonë të mbeten problematike për sistemin bankar shqiptarë .  Situata e krijuar ndër vite me të tilla kredi ka detyruar bankat të fshijnë 43 miliardë lekë ose 316 milionë euro kredi të këqija. VIDEO

  • Kosenas:Neptun,trendi i tregut
    shqiptar, brenda 2018, 6 pika të reja 

    Kompania Neptun është një nga kompanitë e para që operon në sektorin elektronikë, dhe  tashmë është kthyer në një pikë referimi për të gjitha rrjetet e tjera si dhe duke kijuar trende, risi dhe plotë shërbime të reja për tregun shqiptar.  CEO i komoanisë Alexandros Kosenas shprehet se deri në vitin 2018 do të hapen edhe 6 pika të reja shitjesh në të gjithë Shqipërinë

  • BB:Vëmendje tek arsimi,Shqipëria
    “dobët” në lexim dhe matematikë

    Arsimi ndërton kapitalin njerëzor, që përkthehet në rritje ekonomike. Nëse përmirësimet janë më të shpejta, me shumë gjasë, vendet që ndërtojnë një sistem arsimor produktiv kanë më shumë shanse të përmirësojnë nivelin e tyre të jetesës, të ulin varfërinë dhe të ndërtojnë një sistem demokratik qeverisës.

  • Zvicra, Holanda, Austria e Franca
    në krye të investimeve të huaja

    Perëndimi duket se është më afër Shqipërisë për investimet e huaja. Të dhënat e detajuara të Bankës së Shqipërisë për Investimet e Huaja Direkte sipas shtetit bëjnë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit 2017, investitori më i madh ishte Zvicra, me 87 milionë euro në total, që erdhën kryesisht në tremujorin e parë.

  • Informaliteti,nesër fillon aksioni
    ministri Ahmetaj: Asnjë tolerim

    Një ditë para fillimit të aksionit kundër formalitetit ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka mbledhur administratën fiskale dhe është shprehur se ky aksion nuk është për të mbushur buxhetin e shtetit por për të edukuar tatimpaguesit në zbatimin e ligjit.

  • Mbaroi edhe TAP, investimet e 
    huaja në energji e gaz bien 60%

    Investimet e huaja, sipas sektorëve, tregojnë për një ecuri të paqëndrueshme në vite. Teksa energjia po bie dhe telekomunikacionet janë në maturim, nuk ka sinjale për hyrje të reja. Energjia është sektori që ka pasur investimet më të larta të huaja në Shqipëri në gjysmën e parë të këtij viti, ndonëse me një rënie të ndjeshme në raport me tremujorët e mëparshëm.

  • ​Kompanitë e sektorit të
    naftës në gjykatë për konflikte

    Shtatori duket se nuk ka qenë shumë i qetë për kompanitë që operojnë në sektorin hidrokarbur në vend. Tre prej aktorëve kryesorë që operojnë në nxjerrje dhe prodhim nafte kanë përfunduar në gjykatë duke dorëzuar secila nga një dosje për konflikte që nuk lidhen mes tyre por kanë përballë palë të tjera.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv