Ekonomi

  • Këshillit Kombëtar të Territorit ka miratuar Planin i Përgjithshëm Kombëtar, Planin për Bregdetin dhe atë të zonës ekonomike Tiranë-Durrës, e njohur si Durana. Miratimi i tre planeve vjen në përfundim të procesit të konsultimeve me secilën ministri e bashki, por edhe me shoqërinë civile e çdo palë interesi.  VIDEO
  • Ekonomi: Agroturizmi një nxitës
    i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

    Ministrja e Zhvillimit  Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi së bashku me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dhe kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako morën pjesë një një event për agroturizmin.

  • Legjislacioni ekonomik, ndryshojnë
    rregullat për falimentin e subjekteve

    Ka mbërritur në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore, të cilat përfshijnë edhe ndryshime në Kodin Civil, objekti i të cilave është përcaktimi i rregullave më të efektshme se sa deri tani për falimentimin e ndërmarrjeve. 

  • Situata ekonomike, rriten borxhet
    investimet direkte ulen 44%

    Investimet e huaja direkte shënuan një rënie të fortë prej 44% në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë. 

  • Francë, promovohet turizmi shqiptar
    AKB aktivitetet për nder të Kombëtares 

    Turizmi shqiptar është promovuar sot në Francë duke mbështetur edhe kombëtaren shqiptare të futbollit.  FOTO

  • Gjermeni: Licensuam 551 individë si
    vlerësues të pasurive të paluajtëshme

    Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në përfundim të kursit të parë të trajnimit për vlerësuesit e pasurive te paluajtshme ku tha se dikasteri që drejton ka licensuar 551 individë si vlerësues të pasurive të paluajtshme.

  • Ekonimi-Szijjarto: Së shpejti linjë
    ajrore direkte Budapest -Tiranë 

    Gjatë Ministerialit në Ningbo mes vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës, Ministrja  e Zhvillimit  Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi zhvilloi një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto. Gjatë takimit të kërkuar paraprakisht nga pala hungareze, Ministri Szijjarto vuri theksin mbi integrimin evropian të Shqipërisë dhe u zotua për ndihmën e Hungarisë në përshpejtimin e procedurave të aderimit.

  • Panairi i Ningbos në Kinë, Shqipëria
    prezantohet me 20 sipërmarrje 

    Shqipëria është prezantuar në panairin e Nongbos-it në Kinë me 20 sipërmarrje të prodhimeve agro-ushqimore duke synuar promovimin e produkteve kombëtare si: Vaji i ullirit, Mjalti, Bimët medicinave, Vera, Birra, Uji natyral dhe Prodhimet e brumit.

  • Kuvendi rezolutë për koncesionet:
    Rrezik monopolet, po rrisin çmimet

    Rritja artificiale e çmimit të produkteve dhe të shërbimeve nga kompanitë koncesionare dhe ato që gëzojnë monopole është kthyer në shqetësim për qytetarët shqiptarë. Konstatimi kësaj here vjen nga Kuvendi, i cili i ka kërkuar zyrtarisht Autoritetit të Konkurrencës të shtojë kontrollin mbi shërbimet koncesionare, si dhe mbi kompanitë që gëzojnë monopole.  VIDEO

  • Investimet, Financat: Me 9 mln 
    euro të INSIG zhbllokohet Unaza

    Qeveria planifikon të zhbllokojë punimet në një prej segmenteve infrastukturore, që kanë mbetur pezull për shkak të politikës së ndjekur tre vjetët e fundit lidhur me shpenzimet, që synojnë ri-ekuilibrimin e zërave të buxhetit të shtetit, të prekura nga një rritje e ndjeshme e borxhit publik. Ministria e Financave ka përgatitur një projektvendim të Këshillit të Ministrave, që autorizon pagesën e gjysmës së shumës së përfituar në buxhet nga shitja e kompanisë së vetme shtetërore të sigurimeve INSIG

  • Rrugën e Arbrit, Haxhinasto: Deri
    tani janë investuar 6 miliard lekë 

    Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto teksa ka folur në interpelancën e thirrur nga deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet Mesila Doda ka thënë se sa i përket projektit të Rrugës së Arbrit deri tani janë investuar 6 miliard lekë. 

  • FMN: Tatim mbi të ardhurat
    edhe për rroga më të ulta

    Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka rekomanduar qeverisë shqiptare që të ulë kufirin e pagave të punonjësve, për të cilat tatimi mbi të ardhurat është zero. Aktualisht ky kufi është 30 mijë lekë, kufi ky, i cili është vendosur që kur në fuqi ishte qeveria e mëparshme.

  • SGS: Të rritet çmimi i kolaudimit
    MTI: Kërkesa shqyrtohet në Shtato

    Kompania SGS ka kërkuar rritjen me 6,7 % të çmimit të kolaudimeve të makinave. Por sipas Ministrisë së Transporteve kërkesa nuk është marrë parasysh, pasi në bazë të kontratës koncesionare, kompania mund të aplikojë për indeksim të çmimeve vetëm pas muajit shtator.  VIDEO

  • Ekonomi: Akreditimi luan rol
    të rëndësishëm në ekonomi

    Që nga viti 2008 në Shqipëri me datë 9 Qershor është krijuar tradita e organizimit të Ditës Botërore të Akreditimit. Këtë vit fokusi i organizimit ishte tek mbështetja që akreditimi i jep autoriteteve publike dhe autoriteteve rregullatore lokale. Ekonomi ka vlerësuar rëndësinë e akreditimit si një komponent që luan rol në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit.

  • Ahmetaj: Nuk do të ketë rritje
    taksash për biznesin në 2017-ën

    Ministri i Financave, Arben Ahmetaj siguroi biznesin se në paketën fiskale të vitit 2017 nuk ka rritje taksash , madje shtoi ai në të ardhmen e afërt pritet të rishikohen me ulje

  • BB: Shqipëria me emigracionin 
    me të lart në rajon për 2011-2015

    Shqipëria ka shënuar nivelin më të lartë të emigracionit neto ndër të gjitha vendet e rajonit krahasuar me numrin e popullsisë.
    Sipas statistikave të Bankës Botërore, emigracioni neto gjatë periudhës 2011-2015 ishte – 91,750 persona (diferenca ndërmjet ikjeve dhe ardhjeve). Pas Shqipërisë Serbia ka shënuar një emigracion neto ne rreth 100 mijë persona në pesë vitet e fundit, por popullsia e saj është gati tre herë më e madhe se Shqipërisë. 
     
     

  • Financat shpallin konkurs për kreun
    e Parandalimit të Pastrimit të Parave

    Me anë të një njoftimi, ministria e Financave ka shpallur hapjen e procedurave të përzgjedhjen e kandidaturave për Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ky vend aktualisht është bosh, pas emërimit të ish-drejtorit Gent Gazheli në postin e ambasadorit në Turqi.

  • Berisha refuzon komisionin hetimor
    për CEZ-in, Balla: Edhe një shans

    Sali Berisha refuzoi të dëshmojë para deputetëve që po bëjnë hetimin e shitjes së OSHEE tek kompania CEZ. Ai nuk u paraqit në mbledhjen e komisionit, ndryshe nga ish ministrat, zv/ministrat dhe këshilltarja e tij. Megjithatë komisioni drejtuar nga socialisti Taulant Balla, vendosi t'i japë një shans të dytë dhe t’ia përcjellë sërish fletën e thirrjes.  VIDEO

  • Procedurat, paketa fiskale sjell
    një zbutje të anti-informalitetit

    Financat duket se kanë zbutur qendrimin ndaj kërkesave të bizneseve, pas acarimit të marrëdhënieve prej shtrëngimit të masave anti-informalitet vitin e kaluar. Një numër amendimesh mësohet se janë përfshirë në Paketën Fiskale, në diskutim e sipër me bizneset.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv