Ekonomi

  • Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e tretë të vitit 2015, të ardhurat nga emigrantët ose ndryshe remitancat arritën në 135.4 milionë euro, me rënie vjetore 29.7 milionë euro ose 18%.
  • Investimet e huaja direkte
    ulen për të dytin vit rradhazi

    Investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare pësuan rënie me 11 për qind gjatë vitit 2015, sipas statistikave të qeverisë shqiptare të përpunuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Investimet ranë për të dytin vit radhazi në 2015 ndërsa fluksi i tyre zbriti në 720 milionë euro nga 812 milionë euro që u llogaritën më 2014.

  • Bilancet/ Ulet ndjeshëm kredia e
    keqe, 17.6% në fund të 2015-ës

    Niveli i kredive të këqia regjistroi një tjetër ulje të fortë në fund të vitit të kaluar, duke arritur në 17.6% më raport më totalin e portofolit të kredive bankare. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky është niveli më i ulët i kredive me probleme që nga korriku i vitit 2011. 
    VIDEO

  • Haxhinasto: Mineralet e çimentot të
    transportohen në hekurudhë, jo rrugë

    Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto tha se do të realizohet një monitorim rigoroz veçanërisht për operatorët e mineraleve dhe çimentos me qëllim që transporti i këtyre mallrave të realizohet me alternative konkuruese të transportit hekurudhor.

  • Gjiknuri merr mbështetje në Baku
    për gazsjellësin Jonian-Adriatik, IAP

    Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka marrë mbështetjen për projektin IAP, gazsjellësit Joanian-Adriatik, gjatë punimeve të Ministerialit për Korridorin Jugor të Gazit mbajtur Baku.
    Konkretisht, OAP, degëzim i projektit TAP, lidh Shqipërinë me Malin e Zi, Bosnjen dhe Kroacinë.  VIDEO

  • Hazizaj: Vendimet e pavlefshme
    nëse Kushtetuesja shfuqizon 'Pronat'

    Partia Demokratike është subjekti i tretë që e dërgon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pronën, pas Presidentit dhe Parisë Republikane. Ndërsa analizon situatën e ligjit të ri për trajtimin e pronës, konstitucionalisti Sokol Hazizaj, thotë se ligji nuk mund të jetë tërësisht funksional për shkak se nuk është plotësuar ende me aktet e duhura nënligjore. Eksperti thotë se gjatë këtyre viteve ligjit të pronës në tërësi i janë bërë 38 ndërhyrje, disa prej të cilave jo kushtetuese.  VIDEO

  • Shqipëria renditet e 56-a në botë
    në Indeksin e Lidhjes mes Shteteve

    McKinsey Global Institute, një ndër filmat e konsulencës botërore, në një studim të fundit ka rankuar 139 shtete për nga mënyra se si lidhen me pjesën tjetër të botës. Në krye të listës qendron Singapori, i cili në mënyrë të suksesshme e ka shndërruar veten në një qendër aziatike. NëEuropë bie në sy Hollanda.

  • INSTAT: Defiçiti tregtar në janar 
    shënoi rritje vjetore prej 5 përqind

    Në muajin janar të këtij viti, eksportet e mallrave arritën vlerën 16 miliardë lekë, duke u ulur me 7,8 % në krahasim me janar 2015 dhe 8,1 % në krahasim me dhjetor 2015. Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar këtë të hënë nga Instituti i Statistikave, INSTAT, importet e mallrave në muajin janar të këtij viti arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u ulur me 1,5 % 

  • Biznesi,Veliaj premton të heqë
    taksën e tavolinës, jo të tjerat

    Në takimin me përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe të mesëm, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka pranuar të rishikojë taksat sipas propozimeve të tyre. Me përjashtim të taksës së tavolinës, që sipas bizneseve, Bashkia mund ta heqë. Ndërsa për taksat e tjera nuk u ra dakort.
      VIDEO

  • Këshillat e ekspertëve për
    qeverinë: Ku të orientohet rritja

    Ekspertë ndërkombëtare dhe vendas bien në një mendje që burimet aktuale të rritjes po shterojnë dhe vendi duhet orientuar drejt një modeli të ri rritjeje.

  • Tiranë, ja 8 taksat që biznesi
    i propozoi Veliajt për rishikim

    8 taksa ka kërkuar biznesi i vogël gjatë takimit me përfaqësues të bashkisë së Tiranës që të mos rriten ose të zerohen. Nikollaq Neranxi i ftuar në studion e Report Tv ka thënë gjithashtu se këshilltarët e LSI në këshillin bashkiak mbështesin kërkesat e biznesit.  VIDEO

  • Biznesi potencial: Importi i
    gjyshërve nga Europa në Shqipëri

    Ndërsa kujdesi për të moshuarit është një biznes mjaft i zhvilluar në Europën Lindore, sapo ka nisur të formësohet ideja dhe në Shqipëri. Investitorë italianë, por dhe të tjerë, po e shohin me interes ndërtimin e shtëpive (azile) me fokus të moshuarit e “pasur” të Europës Perëndimore. 

  • E ardhmja e vendit tek industria
    produktet bio e energjia e gjelbë

    Në analizën e riskut të modelit duhet të ketë konkurrenca dhe afatgjatësia. Në modelin e deritanishëm, kemi pasur dështime pikërisht për faktin se ai ishte bazuar mbi industri që ose nuk ishin afatgjata, ose operonin në një mjedis tejet konkurrencial.

  • Kromi e bakri, paketë për ulje
    të taksash, korrigjime tek renta

    Grupi i bizneseve që operojnë në sektorin minerar, konkretisht në nxjerrjen dhe përpunimin e kromit e bakrit, duket se ia ka arritur qëllimit së fundi, për të detyruar qeverinë të rishikojë disa taksa e detyrime të tjera, që ulin fitimet e tyre.

  • Njësitë vendore 15 milionë $ dëm
    Në 2015 KLSH 65 kallëzime penale

    Nga auditimi i 48 njësive vendore gjatë vitit 2015, është zbuluar një dëm prej 15 milionë dollarësh për arkën e shtetit, shkak për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht 65 persona.  VIDEO

  • Haxhinasto:Portet kryesore rritje të
    ardhurash, rrisim volumin e mallrave

    Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka deklaruar se në vitin 2015 katër portet kryesore në vend kanë shënuar një rritje të nivelit të ardhurave, ndërkohë që në vitin 2016 synohet që të rritet volumi i mallrave.

  • Protesta e importuesve, arrihet
    marrëveshja me doganën e Kosovës

    Pas protestës së importuesve në Doganën e Morinës për taksën 40 euro që duhet të paguajnë për zhdoganim, ka ardhur edhe reagimi i autoriteteve. Pas një takimi mes importuesve, ambasadorit Qemal Minxhozit dhe kreut të Doganës së Kosovës është vendosur që të hiqet taksa që bizneset paguajnë në terminalin privat në Prizren.   VIDEO

  • Ahmetaj për Reuters: Të ulet norma
    e interesit, të rritet ekonomia mbi 4%

    Ministri i ri i Financave Arben Ahmetaj do t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë uljen e mëtejshme të normave të interesave për në mënyrë që rritja ekonomike të kalojë kuotën prej 4%. Në një intervistë për agjencinë “Reuters”, Ahmetaj është shprehur gjithashtu se kriza e emigrantëve në Evropë mund të sjellë për pasojë mbylljen e përkohshme të kufijve nëpër zonat më të prekura nga ky fenomen në rajon.  VIDEO

  • STUDIMI i "Fitch": Ja risqet
    financiare që ka Shqipëria në 2016

    Pritet krizë e emigrantëve, pasi rruga “mes Shqipërisë” mund të bëhet alternativë kryesore pasi vende të tilla si Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia kanë ndërtuar gardhe kufitare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve…

  • AKKP, 2742 emrat e pronarëve
    që marrin paratë për tokat e zëna
    PDF/Lista 2 me emrat e pronareve

    AKKP ka miratuar dje 4150 ish pronarët që do të marrin kompensimin për tokën e zënë me ndërtimet e paligjshme. Bëhet fjalë për ndarjen e këstit të katërt ku është dhënë një fond prej 1.7 miliard lekësh. . AKKP “ka përcaktuar dhe do të realizojë shpërndarjen e një kësti të ri kompensimi (këstit të pestë) i vlerësuar në masën 13%

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv