Ekonomi

  • Bankers Petroleum Ltd është kualifikuar si një ofertë e suksesshme në raundin e tretë të konkurrimit për Bllokun Püspökladány (Blloku "P") brenda rajonit Panonian, në Veri-Lindje të Hungarisë. Bankers do të operojë këtë licencë dhe do të investojë deri në 12.3 milionë euro në Hungari bazuar në një kontratë me afat prej 3 vjet e gjysëm.
  • Ndarja e fondeve, çmimi i ri i tokave
     70 milionë dollarë për ish-pronarët

    Qeveria parashikon të vërë në dispozicion të kompensimit financiar të pronarëve 7.2 miliardë lekë (rreth 70 milionë dollarë) për vitet 2017-2018. Shifrat janë publikuar nga Ministria e Financave në dokumentin e parashikimeve buxhetore afatmesme. Në vitet 2017 dhe 2018, AKKP-së do t’i jepen nga buxheti përkatësisht 3.18 miliardë lekë dhe 4.18 miliardë lekë. 

  • Ultimatumi i Ahmetajt për bllokimin
    e perimeve, Shkupi heq embargon

    Pas bllokimit për të dytën herë të produkteve shqiptare nga Maqedonia, pala shqiptare i ka dhënë ultimatum asaj maqedonase, duke kërkuar zgjidhjen e menjëhershme të situatës, pasi në të kundërt do të zbatohet marrëveshja e reciprocitetit. Pas kërkesës së Ahmetajt, Shkupi zyrtar është përgjigjur pozitivisht duke hequr embargon për perimet shqiptare.

  • Buxheti, emergjencat +25%, Tahiri
    Edhe 250 % të rritet, sërish rrezik

    Buxheti i Ministrisë së Brendshme për Emegjencat Civile është rritur me 25% në projektbuxhetin për vitin 2016 të miratuar këtë të martë në Komisionin e Ligjeve. Por, Ministri i Brendshëm Tahiri tha se pavarësisht rritjes, Shqipëria është e ekspozuar nga fatkeqësitë natyrore, për shkak të kaosit të krijuar ndër vite nga ndërtimet mbi kolektorë dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë.

  • Buxheti, Komisioni i Ligjeve i shton 
     2 mld lekë ministrisë së Manjanit

    Komisioni i Ligjeve ka rënë dakord t'i kërkojë Komisionit të Ekonomisë një shtesë fondi prej rreth 2 miliardë lekë Ministrisë së Drejtësisë pas kërkesës së kësaj të fundit. 

  • 10-mujori, Ministria e Financave
     "Në buxhet mungojnë 78 mln €"

    Sipas një njoftimi zyrtar të ministrisë së Financave, të ardhurat totale të buxhetit arritën 311.2 miliardë lekë nga 322.1 miliardë lekë të parashikuar për periudhën. Të ardhurat nga Pushteti Vendor janë rreth 10.1 miliardë lekë. Të ardhura nga fondet speciale për periudhën janë rreth 59.9 miliardë lekë miliardë

  • Kuvend/ Projektbuxheti 2016
    vijon diskutimi në komisione

    Projektbuxheti i shtetit për vitin 2016 dhe paketa fiskale vijojnë të diskutohen të martën në komisionet e përhershme të Kuvendit. Në komisionin parlamentar të Ligjeve, pas prezantimit një ditë më parë të draftit nga përfaqësues të Ministrisë së Financave, sot priten seanca dëgjimore për buxhetin e vitin të ardhshëm me përfaqësues të disa ministrive, si Ministrise se Drejtësisë, te Çështjeve Vendore, Ministrise se Brendshme dhe asaj te Inovacionit dhe Administratës Publike.

  • ICC zhbllokon llogaritët e ngrira
    të Bankers nga Drejtoria e Tatimeve

    Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) ka lëshuar një masë sigurimi për Drejtorinë e Tatimeve shqiptare për të hequr pezullimin e llogarive bankare shqiptare të Bankers Petroleum Ltd si dhe për të mbrojtur shoqërinë ndaj zbatimit të vlerësimit të shpallur më parë për tatimin mbi fitimin në Shqipëri.

  • ​Buxheti 2016, Cani: Konsolidojmë
    financat publike dhe ulim borxhi

    Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi të hënën, se përmes projektbuxhetit të vitit 2016 kjo qeveri po bën realitet premtimin e bërë për konsolidimin e financave publike dhe uljen e borxhit publik. Duke prezantuar projektbuxhetin për vitin 2016, para deputetëve të Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ministri Cani tha se falë reformave të ndërmarra në dy vitet e para të qeverisjes kemi arritur të rrisim të ardhurat dhe për herë të parë buxheti i vitit që vjen planifikohet me sufiçit primar prej rreth 0.3 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
    VIDEO

  • Raporti i BB: Shqipëria kryeson
    në TVSH, vendi i taksave të larta

    Shqipëria, së bashku me Serbinë kanë nivelin më të lartë të taksave në rajon, në TVSH, kontributet e sigurimeve, që paguhen nga punëdhënësi dhe tatimin mbi korporatat. Jo më kot, të dy këto shtete kanë nivelin më të lartë të taksave në përqindje ndaj fitimit, përkatësisht 36.5% Shqipëria dhe 39.7% Serbia.

  • Haxhinasto: Bizneset kineze të
    interesuara për hekurudhën tonë

    Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto vizitoi të dielën stendat e bizneseve vendase dhe të huaja në eventin Binzes-Art-Bashkejetese, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nga “Klik Ekspo Group”.

  • Bastet, ligjiri i ri kufizon numrin
    e pikave por shtohet lojat on-line

    Numri i pikave të basteve është trefishuar, por të ardhurat nga formalizimi i tyre në vitin 2014 janë rritur me 42.6 për qind në krahasim me vitin 2014, megjithatë pas miratimit të ligjit të ri për lojrat e fatit do të ketë një reduktim të tyre. Pas denoncimit të “Shqiptarja.com” që ka treguar rritjen e fenomenit të basteve sportive nëpër qytete në dy vitet e fundit,  Ministria e Financave nënvizon se nga aksionet “Fundi i marrëzisë”, të ndërmarra në tetor të dy viteve më parë, janë arritur rezultat të rëndësishme duke bërë të regjistrohen të gjitha pikat e basteve sportive, çka ka sjellë dhe trefishimin e tyre.

  • Financat: Nuk ka 3-fishim të pikave 
     të basteve, por formalizim të plotë

    Pas lajmit të publikuar në gazetën Shqiptarja.com, ka reaguar Ministria e Financave e cila e gjykon pozitiv bilancin e aksionit kundër lojërave të fatit, nga këndvështrimi i informalitetit. Pikërisht falë operacionit "Marrëzia", sipas tyre, sot nuk ka më pika informale. 

  • Raporti/ Basha: Shqipëria ra 11
    vende për shkak të taksave të Ramës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se nga raporti i Bankës Botërore që ka studiuar 189 ekonomi të botës, Shqipëria renditet ne vendin e 142, duke humbur 11 pozicione në krahasim me renditjen e një viti më parë.

  • Bashkimi Europian jep 42
    milionë € për 4 rajone në Shqipëri

    Bashkimi Evopian do të japë 42 milionë euro për katër rajone shqiptare Qarqet e Vlorës, Beratit, Korçës e Gjirokastrës dhe 11 rajone kufitare greke . Programi Interreg -IPA II Greqi-Shqipëri 2014-2020 do të fokusohet në mbrojtjejn e mjedisit, mbështetjen e transportit , infrastrukturën publike dhe nxitjen e ekonomise lokale.

  • Fotolajm/ Rama: Taksa zero ndaj
    biznesit të vogël nxit vetëpunësimin

    Kryeministri Rama e cilëson vendimin për taksimin zero për bizneset e vogla si nxitje për vetëpunësimin, pavarësisht rezervave të shfaqura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale bën një krahasim mes taksave që paguante biznesi i vogël në dy vitet e fundit ndërsa vitin e ardhshëm taksat që do të paguajnë janë 0.

  • BB: Shqipëria zbret 11 vende për
    pagimin e taksave, e 142-a në botë

    Indeksi i pagesës së taksave për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 142-të në mesin e 189 ekonomive të ekzaminuara. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria renditej e 131-ta. Në rajon, ecuria duket e ngadaltë për vendin tonë, ndërsa Maqedonia surprizon sërish. 

  • Mediat: Taksa zero në Shqipëri dhe
    rreziku i joshjes së bizneseve greke

    Lajmi i heqjes së taksave për biznesin e vogël nga Qeveria shqiptare është pasqyruar në dhjetëra media greke dhe është komentuar në mënyrë të veçantë edhe si një rrezik për largimin e bizneseve vendase drejt Shqipërisë.

  • 'Ujqërit' e Tiranës; Kujdes investimet
    në bursa nga skemat e palicencuara!

    Me dhjetëra skema me leje dhe pa leje kanë nisur të grumbullojnë kursimet e shqiptarëve për t’i investuar në bursat jashtë vendit. Institucionet mbikëqyrëse të tregut, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare janë zënë në befasi. A janë gati qytetarët për të investuar në bursa ndërkombëtare dhe për të përballuar rrezikun? Punonjësit brenda këtyre skemave pohojnë se klientët nuk i perceptojnë humbjet dhe nuk njohin rreziqet. Ja skemat e licencuara dhe ato pa licenca….

  • Edicioni i 22, sot çelja e madhe
     e Panairit "Klik Ekspo Group"

    Sot më 21 nëntor Tirana kthehet në kryeqendrën e biznesit dhe sipërmarrjes ndërkombëtare. Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, evenimenti që ka celebruar tashmë kryeqytetin e Shqipërisë në pikëtakim e mundshëm dhe ndërveprimit, vjen në edicionin e 22-të me ravijëzim e përmbajtje të re, nën temën Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv