Ekonomi
-
Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Librazhdit, ku vizitoi një biznes fason, një investim ky shqiptaro-italian me vlerë 1 milion euro. Ky biznes fason, është investimi i parë nga sipërmarrësit italianë që pas vizitës së kryeministrit në Itali dhe ka hapur 500 vende të reja pune.
VIDEO
Rama ndalet tek Zyra e ALUIZNI-t në Librazhd, dhe tek Tuneli i Krrabës 25 Nëntor 2014, 15:32
-
Abuzimi, Presidenti s’dekretoi
25 Nëntor 2014, 09:00
67% më shumë cigare importiVonesa e qëllimshme e presidentit Bujar Nishani për të dekretuar ligjin për ndryshimin e akcizës për cigaret dhe duhanin ka sjellë si pasojë edhe këtë vit abuzimin nga ana e importuesve. Importet e cigareve u rritën me shpejtësi në tetor të këtij viti, teksa tregtuesit e mëdhenj prisnin hyrjen në fuqi të ligjit të ri për akcizat, që e rrit këtë taksë nga 90 në 110 lekë për paketë.
-
Nis “Klik Ekspo Group”, Bejtja:
24 Nëntor 2014, 17:50
Rëndësi, kursimi i energjisëPrej datës 22 nëntor “Klik Ekspo Group” ka çelur dyert e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës në Pallatin e Kongreseve. Ky panair tashmë është shndërruar në simbolin identifikues të biznesit shqiptar në botë, por njëkohësisht dhe një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja.
VIDEO -
Spiropali:Procedurat e thjeshtuara
24 Nëntor 2014, 14:04
ulin burokracinë dhe korrupsioninDuke filluar nga 3 dhjetori 2014 për bizneset që kanë qenë të rregullt me deklarimet dhe me doganën, do të ketë procedura të thjeshtuara, që ulin kostot ekonomike dhe reduktojnë në maksimum burokracinë dhe korrupsionin. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali, gjatë prezantimit të masave të reja, tha se kjo nismë e re do të sjellë efekte pozitive në ekonominë dhe ndihmon bizneset.
VIDEO -
BERZH: Shqipëria e para me
24 Nëntor 2014, 14:05
reformat strukturore në RajonRAPORTI/ Shqipëria renditet e para ndër vendet e tranzicionit për reformat strukturore të kryera gjatë këtij viti sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
-
TAP hap garën për ndërtimin
24 Nëntor 2014, 13:36
e tubacioneve të gasjellësitTrans Adriatic Pipeline (TAP) ka hapur tenderin për ndërtimin e seksioneve të tubacionit të gazit nga Azerbajxhani përmes Shqipërisë dhe Greqisë drejt Europës ku fituesi do të shpallet në 3-mujorin e tretë 2015, njoftojnë burimet zyrtare të TAP-it.
-
Invalidët e punës kërkojnë rritjen
24 Nëntor 2014, 13:18
e fondeve me 780 milionë lekëInvalidët e punës kërkuan të hënën shtimin e buxhetit me rreth 780 milionë lekë. Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri gjatë një seance dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave tha se qeveria duhet të mbështesë këtë kategori.
-
Gjiknuri: Shitja e HEC-eve nga
24 Nëntor 2014, 11:54
PD solli krizën, lekët për fushatëBUXHETI 2015/ “Shitja e hidrocentraleve nga qeveria e mëparshme, jo vetëm që i shkaktoi një krizë balancës së sistemit energjitik në vend, por janë 32 milionë euro të pareflektuara të cilat shkuan për fushatën elektorale të PD”. Deklarata është bërë nga Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri gjatë disktutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm në Komisionin e Ekonomisë. Gjiknuri: Aksioni i OSHEE po mbyll gropën, +66 mln $ arkëtime këtë vit
VIDEO -
Heqja e fashës 300 kw, Veliaj
24 Nëntor 2014, 10:10
"Kusht për kompensim, fatura"Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, bëri të ditur sot se kusht për familjet në nevojë të cilët do të kompensohen nga heqja e fashës prej 300 kw, do të jetë prova e faturës së energjisë elektrike. Deklaratat Veliaj i bëri në Komisionin e Shëndetësisë, gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit të vitit 2015, ku nënvizoi se fatura e energjisë me synim kompensimin, do të bëhet 1 herë në 6 muaj. Më tej ministri Veliaj: Njerëzit do t’i kenë paratë para se të hiqet fasha e energjisë
VIDEO -
Çorovodë, Meta inauguron HEC-in:
23 Nëntor 2014, 10:59
Rritje punësimit e sektorit energjitikKryetari i Kuvendit, Ilir Meta inauguroi “HEC Vlushën” në Çorovodë, një hidrocentral me kapacitet prej 14.2 megavat fuqi të instaluar. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin Ambasadori i Italisë në vendin tonë Massimo Gaiani, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.
FOTO
VIDEO -
Hapet edicioni i 21-të i panairit
23 Nëntor 2014, 10:28
ndërkombëtar "Klik Ekspo Group"Ngjyrat e Klik Ekspo Group pushtuan dje Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nenë Tereza”. Festa e biznesit, nën logon e Klik Ekspo Group, shpertheu me të gjithë elementet e saj dje në ngritjen e siparit të Edicionit të 21-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
-
Energjia, Ahmetaj bën inspektime
22 Nëntor 2014, 16:18
në terren: Pagesa e domosdoshmeMinistri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, iu bashkua sërish sot në terren aksionit kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë. Së bashku me Drejtorin e OSHEE, Arben Seferi, ministri Ahmetaj vizitoi zonën pranë ish-Kinostudios tek Instituti i Kërkimeve Veterinare.
-
Kompleksi blegtoral në Lezhë, Meta
22 Nëntor 2014, 10:47
'Paketa fiskale, stimulon këto nisma'Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vizitoi kompleksin blegtoral në Torovicë të qarkut të Lezhës që administrohet nga Martin Gjergji. Gjatë bashkëbisedimit, Kryeparlamentari Meta garantoi se mbështetja shtetërore do të jetë gjithmonë për ata që do të investojnë në bujqësi dhe në blegori.
VIDEO -
Rruga e Kombit që këtë vit me
22 Nëntor 2014, 07:15
koncesion, do kalohet me pagesëRruga Milot-Kukës do të jepet me koncesion, pas një procedure tenderimi, që duhet të mbyllet deri në fund të vitit. Këtë e ka deklaruar dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë ministri i Transportit Edmond Haxhinasto.
-
Peleshi:Fondi i zhvillimit rehabiliton
21 Nëntor 2014, 19:46
qytetet, jepen 122 milionë dollarëNumri dy i qeverisë vuri në dukje se shumë projekte të nisura nga vendorët kanë qenë të një cilësie të dobët, përvec faktit se shumë shpesh ato kanë mbetur të papërfunduara. Mbi këtë çështje Peleshi u shpreh se në bashkëpunim me një firmë ndërkombëtare projektet do të financohen dhe mbështeten që në fillim nga Fondi i Zhvillimit.
-
Pagesa e taksave, Shqipëria 15
21 Nëntor 2014, 17:30
vende më lart se një vit më parëShqipëria është renditur në vendin e 131 në botë përsa i përket pagesës së taksave. Ky ka qenë përfundimi i raportit “Paying Taxes 2015” (Pagesa e Taksave 20015), një raport që merr në analizë gjithë ecurinë për vitin 2014.
-
Projekti TAP, Nishani: Shqipëria
21 Nëntor 2014, 17:00
është gati për nisjen e punimeveSTAMBOLL-Gajtë samitit VI të Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë, që po zhvillohet në Stamboll, kryetari i shtetit shqiptar zhvilloi takime me Zëvendëspresidentin e Korridorit të Jugut, Joe Murphy dhe Drejtorin Ekzekutiv të Projektit TAP, Kjetil Tungland.
-
Mat, SIGAL UNIQA dëmshpërblen
21 Nëntor 2014, 16:41
familjarët e dy minatorëve në KomsiMë 19 Gusht 2014, në minierën e komunës Komsi në rrethin e Matit, si pasojë e një aksidenti humbën jetën punonjësit Xhemal Selaj dhe Donald Barçi përkatësisht minator dhe vagonist. Në kuadër të detyrimeve të veta kontraktuale, SIGAL UNIQA dëmshpërblen familjet e të ndjerëve Xhemal Selaj dhe Donald Barci në vlerën 6 mln lekë për secilën prej familjeve.
-
Harta e bujqësisë, ja çfarë duhet
21 Nëntor 2014, 16:38
të mbjellin fermerët sipas zonaveKryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë konferencës për publikimin e hartës së prodhimeve bujqësore se, “deri në tremujorin e dytë të këtij viti kemi rritje prej 26 % të eksporteve”. Deri në tremujorin e dytë të këtij viti, theksoi Kryeministri Rama, “kemi rritje prej 26 % të eksporteve. Kjo është shifër shumë inkurajuaese, që më shumë sesa për rezultatin në vetevete, flet për potencialin e madh që ka ky sektor për nxjerrjen e fshatit nga varfëria.
VIDEO
FOTO -
Rrugët, Haxhinasto: Problem
21 Nëntor 2014, 16:12
shpronësimet e pronarëve të tokaveGjatë raportimit për buxhetin e vitit 2015, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka ngritur shqetësimin se shumë projekte infrastrukturore të nisura kanë ngecur për shkak të proceseve të shpronësimit. Haxhinasto thekson se shumë projekte të qeverisë së shkuar e të lëna në mes, kanë qenë keqprojektuar në terren, duke zvarritur kështu mbarimin e tyre e duke akumuluar një borxh të shtetit, ndaj kompanive kontraktore.
VIDEO