Ekonomi

  • Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka nisur në muajin mars procesin e lidhjes së aktmarrëveshjeve me bizneset debitore, për shlyerjen e detyrimeve me këste. Këstet dhe afatet ndryshojnë në varësi të linjës së tensionit që biznesi është lidhur, duke nisur nga Tensioni i Mesëm, 35 kv, deri te Tensioni i Ulët, 04 kv.
  • Sejko:Rritja ekonomike me 1.4 %
    Norma e interesit nuk ndryshon

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar sot se ekonomia shqiptare pati përmirësim gjatë vitit 2014. Duke iu referuar INSTAT-it, Sejko tha se “ekonomia u rrit në 1.4% në 9 muajt e parë të vitit që shkoi dhe pritjet tona janë për rritje më të madhe në tremujorin e katërt. VIDEO

  • INSTAT: Kompanitë e ndërtimit
    ulën shpenzimet për makineri

    Kompanitë e ndërtimit të banesave gjatë tremujorit të katërt të vitit 2014 rritën shpenzimet për paga dhe materiale, ndërsa ulën shpenzimet për makineri, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013. Sipas statistikave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2014, indeksi i kushtimit në ndërtim (për banesa) arriti 102,3 %.

  • Shqipëria pjesë e programit COSME
    akses në fondin prej 2.3 mld eurosh

    Shqipëria është bërë pjesë e programit COSME të Bashkimit Evropian duke pasur në këtë mënyrë akses në fondin prej 2.3 miliardë eurosh për financimin e SME-ve, program. Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe Komisioneres Europiane për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe SME-të Elżbieta Bieńkowska.

  • Oborret, AKKP: Ja procedurat
    për fitimin e titullit të pronësisë

    Shqiptarja.com publikon procedurat e Agjencsë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, dokumentacionin dhe tarifat që duhen paguar për të marrë pronësinë e oborreve në përdorim. Sipas AKKP, afati për verifikimin e kërkesës është tre muaj ndërkohë që tarifa e aplikimit është 3 mijë lekë.

  • Projekti TAP, hapen dy kontratat
    para kualifikuese për seksionin deta

    Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka hapur dy kontrata para kualifikimi për ndërtimin e seksionit detar të tubacionit prej 105 km në Detin Adriatik. Thellësia më e madhe e shtrirjes së tubacionit do të jetë 820 metra.

  • Dalja e Shqipërisë nga lista për
    pastrimin e parave,publikohet vendimi

    Shqipëria ka dalë nga lista e zezë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në konferencën botërore të Task Forcës për Aksionin Financiar, që u zhvillua nga data 22 deri në datën 27 Shkurt në Paris, bëjnë të ditur se shtete si Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu vlerësuan përpjekjet e bëra nga Shqipëria në këtë drejtim.

  • “Crown Agents” zhgënjen qeverinë
    "Nuk morrëm ato fitim që prisnim"
    PDF/ Letra e qeverisë për FMN-në

    Qeveria shqiptare ka pranuar për herë të parë se një nga kontratat e bëra ka dështuar. Në një letër që i ka dërguar Fondit Monetar Ndëkombëtar, e siguruar nga A1 Report, qeveria shkruan se kontrata 8 milionë euro me “Crown Agents” për asistencën në dogana nuk dha efektet që priteshin në mbledhjen e të ardhurave.  VIDEO

  • Zyrë e përbashkët doganore mes
     dy vendeve, Kosovë- Shqipëri

    Biznesi nuk do të ketë më problematika në pikat doganore me Kosovën. Ministria e Financave të Shqipërisë dhe Ministria e Financave të Kosovës ranë dakord të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe, e cila ofron plotësimin e kërkesës së të dy vendeve për një zyrë të përbashkët doganore Shqipëri-Kosovë.

  • Panariti: Zhvillimi bujqësisë, faktor
     kyç për rimëkëmbjen ekonomike

    Ministri i Bujqësisë,  Edmond Panariti zhvilloi të martën një takim me sipërmarrës të cilët kontribuan në ndihmën ndaj banorëve të përmbytur në jug të vendit. Në fjalën e tij, Ministri Panariti theksoi se bujqësia është një nga sektorët më premtues të ekonomisë shqiptare, duke ftuar në këtë mënyrë sipërmarrësit të investojnë në bujqësi.

  • Lati: Hetim për mënyrën e blerjes
    së energjisë të OSHEE nga privatët

    Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka zhvilluar një seancë dëgjimore me Drejtoreshën e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati. Në fjalën e saj, Lati shprehu shqetësimin se operatori privat i ka shitur energji operatorit të shpërndarjes.

  • Ulja e kredive të këqija në
    22.8%, Rama: Vijon rimëkëmbja

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka theksuar se raporti i publikuar përmes të treguesve të paaudituar të Shoqatës Shqiptare të Bankave, tregon edhe një herë për shenjat pozitive të rimëkëmbjes ekonomike.
    Tremujori 4, kreditë e këqija ulen në 22.8%

  • Tremujori IV, kreditë e 
    këqija u ulën nga 25% në 22.8%

    Tremujori i fundit i vitit 2014 ka shënuar një rënie të ndjeshme të kredive me probleme në sistemin tonë bankar, treguesi i të cilave nga 25% është ulur në 22.8%.

  • Gati kësti IV për 590 të përndjekur
    ja lista e plotë me emrat përfitues

    Shqiptarja.com (print) publikon listën e 590 ish-të përndjekurve të cilëve u është miratuar kësti i katërt po që duhet të plotësojnë dokumentacionin për të tërhequr shumat. 

  • Qeveria: Verifikim ndërtimeve
    dhe legalizimeve në bregdet

    Brenda tre muajsh, sipërfaqet shtetërore e private brenda zonës bregdetare, në territorin e bashkive Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol do t’i nënshtrohen verifikimit nga një strukturë e posaçme ndërministrore.

  • ZQRPP-TAP:Procedura më të lehta
    për dëmshpërblimin e pronarëve

    Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ajo e gazsjellësit TAP kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi sipas të cilës, thjeshtohen procedurat e aplikimit dhe pagesat për dëmshpërblimet e pronarëve që preken nga ky projekt.

  • Banka Botërore aprovon 32.1 mln
    euro hua për sektorin e shëndetësisë

    Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një financim nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) prej 32.1 milionë Euro për Projektin e Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor në Shqipëri. ​Kostoja totale e projektit është 36.1 milionë Euro dhe pjesa tjetër bashkë-financohet nga Qeveria shqiptare.

  • 1064 punonjës part time në
    shtet, ja 141 kontratat e reja

    Më datë 18 shkurt Këshilli i Ministrave ka rritur në 1064 numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme në administratën publike, thuajse sa dyfishi i një viti më parë. Përmes një vendimi, të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar afatet e kontratave të përkohshme si dhe oraret e punës për 141 punonjësit që do të shpërndahen në disa institucione të qeverisjes qendrore.

  • Vorbsi: Shteti fshehu në 
    2010 faturën e kompensimit

    Sipas përfaqësuesit të Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Myrshit Vorbsi, shteti shqiptar ka pasur që në vitin 2007 të qartë faturën financiare për kompensimin e pronarëve, e cila nuk është bërë me vetëdije publike për shkak të detyrimeve që do lindnin me pranimin e saj.

  • Doganat nisin në mars kontrolle
    për pije alkoolike të falsifikuara

    Drejtoria e Doganave në bashkëpunim me Croën Agents dhe SICPA gjatë muajit mars do të nisë një fushatë kontrolli për të gjithë pikat e shitjes me shumicë dhe pakicë të pijeve alkoolike në të gjithë Shqipërinë, me qëllim evidentimin e pikave që tregotojnë pije energjike të paligjshme dhe të falsifikuara.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv