Lajme nga emisionet
-
Florjan Haçkaj, përfaqësues i Diasporës për Shqipërinë e Lirë është shprehur për votën e emigrantëve duke thënë se procesi mund të jetë gati nëse zgjedhjet e ardhshme mbahen në vitin 2025. Sa i përket diskutimeve që të krijohet zonë e 13 zgjedhore ose vota e Diasporës t’i shkojë qarkut të tiranës dhe të shtohet Numri i deputetëve apo qytetarët të votojnë në zonën ku kanë qenë të regjistruar së fundmi, Haçkaj tregon se cila mund të jetë zgjidhja më e mirë.
6 Gusht 2022, 14:11 -
Bashkitë në vështirësi financiare me administrator, eksperti Haxhimali në Report Tv: Kundra, i cenohet autonomia! Qeveria duhet t’i kishte marrë përsipër borxhet
5 Gusht 2022, 15:11I ftuar në Report Tv eksperti Agron Haxhimali thotë se zgjidhja duhet të gjendet nga vetë organet kompetente të qeverisjes vendore.
-
Ngjarja tragjike në Himarë, Koçi: Ata që marrin mjete lundruese duhet të kenë patentë! Softa: Të mos lejohen në brigjet ku lahen pushuesit
2 Gusht 2022, 20:12Deputeti Petro Koçi reagoi për Report Tv, i cili e konsideroi ngjarjen shumë të rëndë dhe e vendosi theksin tek masat që duhet të marrin autoritet për të shmangur tragjedi të tilla. Koçi thekson se mjetet lundruese nuk duhet të lejohen të lëvizin aty ku ka pushues, pasi vë në rrezik jetën e tyre.
-
Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’: Taktika e Ramës me Spiropalin, si ajo e Skënderbeut me Vrana Kotin në rrethimin e Krujës
29 Korrik 2022, 21:00Referuar debateve në Kuvend, analisti Lorenc Vangjeli zbërtheu për 'Kontrast' në Report TV 'etjen' e politikanëve për t'u krahasuar apo për të kompleksuar njëri-tjetrin me figurën e Skënderbeut
-
LSI 'shndërrhet' në Partinë e Lirisë, Braimllari në ‘Pa Protokoll’: S’ka lidhje me ‘Shtëpinë e Lirisë’, kemi filozofi tjetër! Meta? Gardiani i qytetarëve
29 Korrik 2022, 22:27Një parti e re me emra të vjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim u ‘shndërrua’ në Partinë e Lirisë, një ditë pasi Ilir Meta la zyrën e Presidencës. Edhe pse tashmë me 30 vite si drejtues i shumë posteve të rëndësishme politike, Meta gjeti mbështetje te krijimi i një partie të re, e cila drejtohet nga fryma e vjetër.
-
Dhurata Çupi në 'Pa protokoll': Harta e re territoriale të implementohet në zgjedhjet e ardhshme! S'e mohoj ngërçin në PD, na ndau 'non grata'
29 Korrik 2022, 22:05Reforma Territoriale që është në fuqi që prej 2014, sipas PD ka dështuar ndaj kërkojnë një hartë të re për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Pa protokoll” të Anduela Ndreut, deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se në fund të shtatorit, parlamenti voton ndarjen e re territoriale ku do të kërkojnë që të rritet numri i bashkive.
-
Vangjeli jep detajin interesant: Pse Rama i mban sulmet vetë! Doktori duket sikur do t'i hynte pyllit me bisturi në dorë
29 Korrik 2022, 18:59Analisti Lorenc Vangjeli tha pasditen e së hënës se zgjedhja e Ramës për t'i përballuar vetë sulmet politikë nuk është zgjidhja më e mirë për të. Por sipas Vangjelit, kjo taktikë për hir të ekipit, ka bërë që Kryeministri të jetë i pari që reagon në rastet e akuzave më të rënda.
-
Vangjeli: Rama është personi më pak i interesuar që Meta të largohet nga politika! I vetmi post që s'e ka provuar ende
29 Korrik 2022, 18:47Teksa Partia Socialiste ka paralajmëruar një ligj për të privuar ish-bashkëpunëtorët e Sigurmit që të zgjidhen në politikë, analisti Lorenc Vangjeli shprehet se ky nuk është plan i Edi Ramës. Sipas tij, kryeministri në raport me kundërshtarët sillet si një strateg aq sa ka arritur edhe t'i emërojë ata.
-
Demalia në Report Tv: Berisha përdori dosjet e sigurimit! Pjesa më e madhe e deputëtëve të PD ishin në sigurim
29 Korrik 2022, 18:41Periudha e errët e komunizmit u bë kryefjala e ditëve të fundit ku ish presidenti Ilir Meta figuronte si bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit. Gjithë kjo ‘rrëmujë’ sipas analistit Ilir Demalia i cili ishte i ftuar sot në Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ndodh sepse shoqëria shqiptare ende nuk e ka bërë ndarjen me regjimin e kaluar.
-
Meta i rekrutuar nga Sigurimi? Vangjeli: Berisha, avokat që i bën dëm Ilir Metës! Dekriminalizimi, ligj kriminal
29 Korrik 2022, 18:19Për analistin Lorenc Vangjeli, ligji i dekriminalizimit është një nga më kriminalët që ka votuar ndonjëherë Kuvendi i Shqipërisë, duke mohuar kështu të drejtën e shenjtë të rehabilitimit që parashikon drejtësia. Në studion e 'Kontrats', duke u ndalur tek akuzat ndaj Ilir Metës si ish i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, Vangjeli tha se në rastin konkret Sali Berisha është avokat më i keq për ish-presidentin.
-
Xhaferraj në Report Tv: Basha ka fituar lirinë, u mor peng dhe u tërhoq zvarrë nga Berisha e Meta! S'kanë asnjë shans që ta sjellin opozitën në pushtet
29 Korrik 2022, 12:32Me largimin nga drejtim i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka fituar lirinë, pasi ishte marrë peng më së shumti nga Sali Berisha e më pak nga Ilir Meta. Kështu tha deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj, duke u përgjigjur në lidhje me rikthimin e Ilir Metës në jetën aktive politike, i cili ka sulmuar vazhdimisht Lulzim Bashën
-
Marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet, nismëtarja Gerarta Ballo në Report Tv: Po bëhen të gjitha përpjekjet që të firmoset para zgjedhjeve të 25 shtatorit
27 Korrik 2022, 20:11Që Shqipëria dhe Italia të arrinin deri përmbylljen e marrëveshjes shumë të rëndësishme për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve, një meritë të veçantë e ka edhe aktivistja shqiptare në Itali, Gerarta Ballo, e cila ishte e para që propozoi nismën përmes një peticioni online dhe insistoi vazhdimisht që kjo të bëhet realitet.
-
‘Paga e pedagogëve në nivel gjimnazi’, kreu i sindikatës së universiteteve në Report Tv: Nga qeveria nuk kemi marrë asnjë përgjigje, arrogancë
27 Korrik 2022, 19:07Edhe për një punim shkencor, pedagogët detyrohen të paguajnë nga xhepi i tyre, kështu u shpreh ndër të tjera Kreu i sindikatës së universiteteve, Sandër Kovaçi, i ftuar në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj në Report Tv
-
Çika në Report Tv: Mjeshtri Berisha ka përdorur dosjet e sigurimit të shtetit për shantazhe! Meta dekoroi pafund ‘shefa’ se e kishte detyrim
27 Korrik 2022, 17:57Ilir Meta por edhe Gramoz Ruçi kanë qenë emrat që janë përmendur nga gazetari Nebil Çika të ftuar në ‘Studio Live’ nga Arbër Hitaj në Report Tv si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.
-
Gjendet Elderin Zamaku mbërrin me këmbët e veta në shtëpi/ E motra zbulon të vërtetën në ’Pa Gjurmë’!
27 Korrik 2022, 17:10Humbi kontaktet më 17 maj në Greqi gjendet Elderin Zamaku. Falë dëshmisë që mbërriti në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV zbulohet vendndodhja e 46-vjeçarit në Shqipëri. Puntatën e kësaj të mërkure dëshmitari solli në redaksinë e programit foton e Elderin Zamakut.
-
Turizmi në Shqipëri, kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve (ATOA) në Report Tv: Për aq kohë sa do të ketë krizë, do të ketë më pak pushues
27 Korrik 2022, 15:26I ftuar në Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve (ATOA), thotë se shifrat e raportuara lidhur me numrin e turistëve që kanë vizituar vendin duhen interpretuar, pasi duhen marrë parasysh dhe partnerët e tjerë, si për shembull pronarët e hoteleve, të cilët janë ata që raportojnë të dhënat reale.
-
Historia e Arkivës së Shtetit, Bido: Edhe pse u themelua vonë, grumbulloi dokumentacione! Kodiku i Beratit, pasuria më e rëndësishme
26 Korrik 2022, 22:40Drejtori i Përgjithshëm i Arkivës së Shtetit, Ardit Bido foli për Report Tv në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga lidhur me historikun e Arkivës së Shtetit.
-
Deputetja Xhixho në Report Tv: Në shtator do të kemi aksion agresiv politik kundër Edi Ramës
26 Korrik 2022, 20:12Deputetja Erisa Xhixho ka folur në “Studio Live” nga Arbër Hitaj për rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive duke bërë me dije se në shtator do të ketë agresion aktiv politik kundër Edi Ramës.
-
Rikthimi i Ilir Metës në politikën aktive, Bardhi në Report Tv: Gënjen në akuzat për Bashën, troket në dyert e demokratëve për vota! Berisha po përplas PD me ndërkombëtarët
26 Korrik 2022, 18:17“Asnjë surprizë! Nuk shikoj se do të bëjë ndryshim thelbësor në aksionin opozitar.” Kështu e komentoi Gazment Bardhi rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive me “Partinë e Lirisë”. Sipas Bardhit, ndryshimi i emrit nga LSI në Partia e Lirisë nuk do të ketë ndikim në frymën opozitare që supozon Meta të sjellë pasi mungon në vend.
-
Meta në krye të Partisë së Lirisë, Bushati për Report Tv: Nga LSI Meta u bë Liri Meta! Ndryshoi vetëm emrin, por jo mbiemrin
26 Korrik 2022, 13:17Ervin Bushati, ish-drejtor i Postës Shqiptare dhe ish-kryetar i PS-së në qarkun e Tiranës, ka komentuar rikthimin e Ilir Metës në jetën aktive politike në vend, ndërsa dje i ndërroi emrin erdhe partisë nga LSI në Partia e Lirisë. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Bushati tha se LSI ka ndërruar emër, por pronari është i njëjtë
