Dy histori vajzash të forta u prezantuan në Report Tv në emisionin ‘E ardhmja është vajzë’ me Ermira Çaushollin.

Klodi Mengri, konsulentja e parë shqiptare e imazhit tregon me delikatesë si ka rrjedhur jeta e saj mes së bukurës, mëmësisë dhe dashurisë për jetën.

Elona Jolla tregoi si e la Italinë për Shqipërinë pas një sfide të fortë që i ndodhi atje. Ajo zbuloi se si arriti të gjente forcën për të ecur përpara.

Këto histori u transmetuan këtë të shtunë në ekranin e Report Tv në orën 21:00.