Lajme nga emisionet
-
Ndonëse ka emigruar nga Tirana në Berlin që prej vitit 1990, Angjelina Haxhija nuk e ka harruar traditën shqiptare, mikpritjen, por ka hapur dyert për 6 ukrainas të cilët u larguan për t'i shpëtuar tmerrit të luftës. Prej datës 6 mars, Haxhija ka strehuar ukrainasit, ndërsa tregon për Report Tv se si ra në kontakt me ta. Ajo ka edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët: "Hapni dyert edhe zemrën".
24 Mars 2022, 20:41 -
Jahaj në Report Tv: Rritja e kafes s’ka të bëjë me luftën, por me bursën, s’jemi zhvatës! Shqiptari s’e ndan filxhanin e kafes, por e pi në shtëpi nga frika e krizës
24 Mars 2022, 20:30Kreu i bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj tha në Report Tv se rritja e çmimit të kafes nuk ka të bëjë me luftën në Ukrainë, por me ndryshimin e bursës së saj nga prodhuesit. Ai tha së nëse rritet lënda e parë është pritshme që edhe çmimi i produktit final të rritet.
-
Kulluri në Report TV: Do kandidoj për kreun e PD-së, 4 pikat për një garë transparente! Berisha s'duhet të marrë pjesë, nuk sjell alternativë
24 Mars 2022, 19:01Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Edvin Kulluri tha në Report Tv se ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e ri të partisë. Kulluri ka prezantuar platformën e tij, ndërsa thekson se PD duhet reformuar pasi është drejt shpërbërjes. Sipas tij duhet të bëhen zgjedhje vetëm për kreun e ri, por edhe për anëtarët e Kryesisë, Këshillit, por edhe në degët e partisë.
-
Ekonomi në Report Tv: Inflacioni i lartë, pasojë e pandemisë dhe luftës! Konsumatorët të tregohen të vëmendshëm ndaj abuzimeve në treg, të denoncojnë
24 Mars 2022, 18:24Milva Ekonomi, Ministrja për Standardet e Shërbimeve tha për Report Tv se kriza ekonomike dhe rritja e inflacionit në vend kanë ardhur si pasojë e pandemisë dhe tani luftës në Ukrainë.
-
Dorëheqja e Bashës, Hajdari për Report Tv: Shpresoj të mos jetë hile, Berisha të tërhiqet nga kandidimi! E gatshme t’i bashkohem ekipit për reformimin e PD-së
23 Mars 2022, 18:52Ish deputetja demokrate Rudina Hajdari shpreson që dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike të mos jetë një hile. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari thotë se është e gatshme të kthehet nga SHBA dhe t’i bashkohet ekipit për reformimin e PD-së, por ajo thekson se nuk pranon nëse bëhet fjalë që në krye të partisë të rikthehet Sali Berisha.
-
Mutizmi selektiv tek fëmijët, logopedi Spiro Saqellari: Ja gjithçka që duhet të dini në lidhje me këtë çrregullim
23 Mars 2022, 13:47Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, logopedi Spiro Saqellari shpjegoi ndryshimet midis mutizmit selektiv dhe të përgjithshëm.
-
Bamir Topi në Repolitix: Lapsusi i rëndë i Berishës kur garova me Mustafajn për Bashkinë Tiranë në 2000! Largimin e Bashës pa asnjë trofe e parashikova 10 vite më parë! Në krye të PD sërish Berisha
22 Mars 2022, 23:05Bamir Topi ka rrëfyer një nga betejat e tij brenda PD lidhur me zgjedhjen në Bashkinë Tiranë në vitin 2000, ku tregon një nga lapsuset më të rënda të kryera nga Berisha. Lidhur me situatën aktuale të PD, Topi shprehet se drejtimin e saj do e marrë sërish Berisha.
-
Gripi i shpendëve, specialisti i veterinarisë: S'ka rrezik për konsumatorët! Asgjësimi të ishte bërë me djegie, jo groposje! Gazetari Rusta ngre pyetjen: A kemi garanci që disa s'do përfundojnë proshuta?
22 Mars 2022, 22:59Specialisti veterinar Edi Fero theksoi se konsumatorët nuk rrezikohen as nga prekja e mishit të pulës që mund të ketë qenë e infektuar apo vezës dhe se konsumatorët duhet të qëndrojnë të qetë. Në lidhje me asgjësimin e shpendëve të ngordhur, specialisti u shpreh se djegia do të kishte qenë një mënyrë më e mirë sesa groposja, pasi sidoqoftë ekziston rreziku i ndotjes së ujërave nëntokësorë.
-
Gripi i shpendëve/ Epidemiologu veterinar për Report Tv: Ja si të dalloni një pulë të infektuar
22 Mars 2022, 21:01Në një intervistë për Report Tv epidemiologu veterinar Kujtim Mersini u shpreh se gjasat për hedhjen në treg të pulave të sëmura janë shumë të pakta për shkak të kontrolleve. Mirëpo duke marr parasysh rastin më të keq ai jep disa këshilla për dallimin e mishit të tyre nga edemat apo njolla të mavijosura në trup.
-
Dorëheqja e Bashës, Duma në Report Tv: Nëse nuk bashkohemi, PD do ndahet në copëza! Kryetari i ri të zgjidhet para zgjedhjeve lokale! Dudushi: Ka bërë thjesht një hap pas, është ende aty
22 Mars 2022, 19:36Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ish-nënkryetarja Grida Duma thotë në Report Tv se Basha nuk arriti të krijonte kurrë një identikit lideri, pasi i mungonte fryma e grupit dhe përgjegjësitë i delegonte. SIpas saj, zgjedhjet brenda partisë duhen bërë para atyre vendore dhe jo siç është parashikuar në planin me 4 pika të PD. Për analistin Alban Dudushi, ikja e Bashës është dorëheqje me kusht.
-
Dorëheqja e Bashës, Kadilli në Report Tv: Ishte tërheqje taktike, do krijojë dhe ai 'Foltoret' e tij për të kandiduar sërish për kreun e PD pas zgjedhjeve të 2023
22 Mars 2022, 18:06Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, për Fatbardh Kadillin është vetëm një tërheqje taktike e tij për të shfryrë situatën e krijuar dhe sulmet ndaj tij dhe për të kandiduar sërish për kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale të 2023.
-
‘Mishin e konsumoj një herë në muaj’ Sazan Guri zbulon dietën rigoroze që e mban gjithmonë në formë
22 Mars 2022, 14:46Aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë dy mënyrat më të mira për të mbajtur trupin në formë.
-
Dorëheqja e Bashës, Skënderi në Report Tv: Ishte lëvizje taktike! Zgjidhja janë zgjedhjet brenda partisë! Dy ekipet e PD po luajnë në fushë vetëm me militantët
22 Mars 2022, 13:30Ish-anëtari i kryesisë së PD, Arben Skënderi i ftuar në Report TV e cilësoi dorëheqjen e Bashës nga kreu i Partisë Demokratike si një lëvizje taktike.
-
Flamur Noka te '5 pyetjet': Basha luajti blofin me dorëheqjen, futi ish eurodeputetin gjerman për negociata, kërkoi të jetë bashkëkryetar me Ballën tek Integrimi
21 Mars 2022, 22:45Flamur Noka, i grupit të Berishës, foli për negociatat për zgjidhjen e krizës në PD teksa solli në vëmendjen vizitën e ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook. Noka tha se Basha do jepte dorëheqjen me kushtin që të jetë bashkëkryetar i komisionit të integrimit me Taulant Ballën.
-
Bylykbashi në ‘Kontrast’: Dorëheqja e Bashës, kronikë e një largimi me turp
21 Mars 2022, 18:23Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha sot se dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD në thelb është një largim me turp. Për studion e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV, Bylykbashi theksoi se qëndrimi i tij me forcë pas 9 shtatorit kur u pa se nga anonte anëtarësia, kishte si qëllim shkatërrimin e PD-së.
-
Lorenc Vangjeli: Dorëheqja e Bashës, akt për t’u duartrokitur edhe pse 11 muaj me vonesë
21 Mars 2022, 18:11Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin ‘Kontrast’ se largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike duhet të kishte ndodhur që në 25 Prill.
-
Dorëheqja e Bashës, Ibsen Elezi në Report Tv: Ka bërë marrëveshje me Berishën! Asnjëherë nuk ka pasur synim të marrë qeverisjen
21 Mars 2022, 18:06Largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike për Ibsen Elezin ishte një surprizë. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Ibsen Elezi tha në Report Tv se dorëheqja e Bashës me shumë mundësi vjen pas një marrëveshje të arritur mes PD-së dhe Foltores.
-
Gjikondi në Report Tv: Rritja e çmimeve pasojë e luftës! Kush braktisi Bashën pas 6 marsit për të shqitur Berishën nga PD, tradhtoi veten
21 Mars 2022, 15:15Aktivistja Brizida Gjikondi duke folur rreth rritjes së çmimeve në Report Tv, tha se janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e luftës në Ukrainës. Sipas saj shqiptarët kanë pasur dhe do të kenë plot kohë për të protestuar, por ky nuk është momenti i përshtatshëm për të “përmbysur shtëpinë tonë”, pasi do të sillte destabilitet.
-
Gjikondi në Report Tv: Rritja e çmimeve pasojë e luftës! Kush braktisi Bashën pas 6 marsit për të shqitur Berishën nga PD, tradhtoi veten
21 Mars 2022, 15:15Aktivistja Brizida Gjikondi duke folur rreth rritjes së çmimeve në Report Tv, tha se janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e luftës në Ukrainës. Sipas saj shqiptarët kanë pasur dhe do të kenë plot kohë për të protestuar, por ky nuk është momenti i përshtatshëm për të “përmbysur shtëpinë tonë”, pasi do të sillte destabilitet.
-
Alergjitë e stinës, si të trajtohen përmes bimëve mjekësore! Specialisti Ylli Merja jep këto këshilla efikase
21 Mars 2022, 13:48Faktorët klimaterikë si, ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia, ndotja e ajrit bashkë me ngrohjen e motit dhe çeljen e luleve në pranverë ndikojnë në shfaqjen e problemeve të alergjive