Lajme nga emisionet
-
Një tjetër çift shqiptar denoncohet të zhdukur në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Cifti Agim dhe Xhevrie Binçe 75 dhe 73 vjec rezultojnë të humbur që prej tetorit të vitit 2018. Një histori që mbart brenda një mister, sikundër ishte edhe rasti i çiftit nga Vlora Shpëtim dhe Teuta Pasho, që u denoncuan në Report Tv, por fatkeqësisht u gjetën të masakruar në Itali, trupat e të cilëve ishin vendosur të copëtuar në katër valixhe.
7 Shtator 2021, 16:47 -
Ultimatumi i SHBA dhe 'kërcënimi' i Berishës, Murrizi në 'Repolitix': Basha të dorëhiqet, s’ka zgjidhje tjetër! Nikolla në krye të Kuvendit dhe largimi i Ballës nga Elbasani, 'pazare' të Ramës
7 Shtator 2021, 13:35"Heshtja" e kreut të PD Lulzim Basha ndaj urdhrit të SHBA për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur "Non Grata" nga DASH, nënkupton se ky i fundit nuk e ka guximin ta bëjë një gjë të tillë. Ish-deputeti Myslim Murrizi, tha se e vetmja zgjidhje për Bashën pas "presionit" të Berishës, është që të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
-
Këshilltari i Bashës, Bejko në Report Tv: Partia mund të ndahet në dysh, kreu i PD ka vetëm 2 rrugë, ose të përjashtojë Berishën ose të japë dorëheqjen
7 Shtator 2021, 13:08Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, i cili është edhe këshilltar i kreut të PDsë për pushtetin vendor, Bejko thotë që në të gjithë këtë situatë PD rrezikon të ndahet në dysh. Në 'Sot live në Shqipëri' në Report Tv ai analizoi të gjithë situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike dhe politika në vend.
-
Edhe sot Tirana e bllokuar nga trafiku, kaos në hyrjen te ish sheshi 'Shqiponja', mjetet bëhen 'lëmsh' nga mungesa e sinjalistikës! Lëvizja në rrugët e qytetit 'mision i pamundur'
7 Shtator 2021, 11:38Trafiku në Tiranë vijon të jetë një problematikë e theksuar, ku qytetareve u duhen me orë të tëra jo vetëm për të hyrë në kryeqytet, por edhe për të lëvizur brenda tij duke shkaktuar kaos, zhurmë dhe bori pafund nga humbja e durimit duke qëndruar me orë të tera në rrugë. Nga Kthesa e Kamzës në drejtim të zonës së Astirit, qytetarët janë të detyruar të presin me radhë të gjata për të hyrë në drejtim të Tiranës.
-
Rakacolli: Po diskutohet për t'u vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç dhe bërja e dozës së tretë! Shumica e shqiptarëve kanë marrë Sinovac, mbi 25% e qytetarëve kanë marrë dy dozat e vaksinës
6 Shtator 2021, 21:50Komiteti Teknik i Vaksinimit në vendin tonë po diskuton mbi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Kështu bëri me dije në një intervistë për Report Tv, në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
-
Sinjale nga Lezha për fatin e Zyhdi Allushit, stafi i “Pa Gjurmë” mbërriti në adresën ku dyshohet se ndodhej i humburi (Pamjet transmetohen live)
6 Shtator 2021, 17:50Minuta të tëra ankthi dhe emocionesh në studion e “Pa Gjurmë”, sollën shpresë se ishim shumë pranë gjurmëve të 80-vjeçarit të humbur.
-
Testi i shpejtë monopol i privatit në kufi, Tomini në Report Tv: Janë licencuar 10 kompani private për kryerjen e tyre! Çmimet vendosen nga këto struktura sipas legjislacionit në fuqi
6 Shtator 2021, 17:25Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se janë 10 kompani në vend që kanë pasur aftësitë dhe kapacitetet për të plotësuar kriteret dhe indikatorët që duhen respektuar për të bërë një test PCR apo një test të shpejtë. Në lidhje me çmimet e testit të shpejtë, Tomini tha se çmimet janë të vendosura nga strukturat jopublike në bazë të legjislacionit në fuqi dhe rregullores së licencimit të tyre.
-
“Do Zoti është gjallë, e presim në shtëpi”, përloten djemtë e Zyhdi Allushit: E pamë në kamera, ecte si i përhumbur (Reagon live shoku që kishte lënë takim)
6 Shtator 2021, 17:07Startoi këtë mesditë emisioni “Pa Gjurmë”, i cili do të transmetohet në ekranin e Report Televizion çdo ditë nga e hëna në të premte, nga ora 14:00 në 15:30, me shumë raste dhe surpriza.
-
-
Alimehmeti: Testi i shpejt në kufi po kthehet në taksë! Grumbullimet të patolerueshme
6 Shtator 2021, 12:06 -
Alimehmeti: Testi i shpejtë në kufi po kthehet në taksë! Varianti MU i COVID alarm fals, 98.1% e të prekurve me Delta! Të vaksinohen dhe shtatzënat pas muajit të 3-të
6 Shtator 2021, 12:02Në një kohë që varianti MU ka përhapur frikë se do të përsëritet një skenar i ngjashëm me DELTA, epidemiologu Ilir Alimehmeti ka “qetësuar” qytetarët, duke thënë se e gjitha është një alarm fals dhe për këtë ka dhënë argumente shkencore. Ai këmbëngulë që masat e reja duhet të bazohen mbi shtrimet në spitale dhe jo rastet e reja. Alimehmeti thotë se testi i shpejtë po kthehet në një taks, më tepër se një mjet që mbron shëndetin, prandaj vë theksin që duhet një organizim më të mirë.
-
Berisha në parlament? Frrok Çupi: ‘Truri i prishur” i PD po na turpëron të gjithëve, figura më e degraduar politike në histori! PS-PD të bashkëpunojnë për kombin
3 Shtator 2021, 18:15Analisti Frrok Çupi tha në Report Tv se Berisha nuk duhet të lejohet të hyjë në parlament pasi në të kundërt do të njollosë PD edhe më shumë dhe do të turpërojë të gjithë kombin shqiptar. Çupi foli edhe për bashkëpunim PS-PD, në çështje me rëndësi si nisma "Ballkani i Hapur" në mënyrë që të mos lejojnë përçarjen e popullsisë nga liderë marksistë të Kosovës.
-
Qeveria 'Rama 3'/ Etjen Xhafaj: Ka pakënaqësi, por është normale! Politika është garë ekipi ku të gjithë duan të rreshtohen në fushë
3 Shtator 2021, 15:52Kryeministri Edi Rama prezantoi një ditë më parë kabinetin e ri qeveritar, ku pati të konfirmuar, por edhe emra të rinj, ndërsa për Etjen Xhafajn, pati pakënaqësi mes socialistëve në ndarjen e detyrave, por shton se kjo është një gjë normale. Në studion e "Report Tv", ai u shpreh se pas asamblesë së djeshme, fryma është pozitive, ndërsa theksoi se partia është një garë mes individësh, ku të gjithë duan të rreshtohen në fushë.
-
12 gra dhe 5 burra në qeverinë e re, aktivistja Gjikondi: Ky është emancipim! Rama ndëshkoi figurat që s’punuan për partinë, por për veten
3 Shtator 2021, 13:4712 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të qeverisë “Rama 3”, siç bëri me dije dje kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të emrave në Asamblenë e PS. Për aktivisten Brizida Gjikondi ky është një tregues emancipimi dhe ditë e shënuar për gratë në historinë e tyre.
-
COVID në Kosovë, drejtori i Shërbimeve spitalore: Situata në spitale e rënduar, numri i të shtruarve më i larti që prej fillimit të pandemisë
2 Shtator 2021, 19:17Numri i pacientëve me COVID të shtruar në spital në Kosovë ka shkuar në 1250 dhe sipas Valbon Krasniqit, drejtor i Shërbimeve spitalore Kosovë, ky është numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë. Për 'Report Tv' ai u shpreh se situata në spitale është e rënduar dhe se numri i lartë i infektimeve në një kohë të shkurtër, ka rënduar sistemin.
-
Fituesit në Këshillin Kombëtar të PD, politologu Gjeta: Basha është kujdesur që të ketë pranë vetes besnikët e tij! Për Berishën, duhet mbaj qëndrim të qartë
1 Shtator 2021, 19:23‘Basha është kujdesur që të ketë pranë besnikët e tij’, kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv, politologu Altin Gjeta ku tha se kreu i PD-së nëpërmjet largimit të kritikëve nga pozita drejtuese ka zgjedhur rrugën e shkëputjes së marrëdhënies me to, dhe vijimin betejës politike me ato personalitet që kanë mbështetur teza e tij politike
-
‘Non Grata’, ish-nënkryetari i FRPD: Deklarata e Godoles irritoi demokratët, ajo s’vjen nga familje të përndjekurisht! Mos u çudisni kur Basha të japë dorëheqjen, Berisha e shkuara e PD
1 Shtator 2021, 14:08Deklarata e sekretares së ish të përndjekurve politikë, Jonila Godole e cila tha se PD duhet të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga SHBA, ka irritur demokratët, një pjesë e të cilëve janë distancuar nga kreu i PD Lulzim Basha. Kështu ka deklaruar në Report Tv ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha.
-
Kryesia e PD, analisti Nesturi: Kopjojnë Ramën! Largimi i Malltezit lojë e Berishës, Basha i pafuqishëm! Godole do eliminohet nga partia pas deklaratave për ‘Non Grata'
1 Shtator 2021, 13:16Lënia jashtë çdo organi vendimarrës të Jamarbër Malltezit nga Këshilli Kombëtar i PD, sipas analistit Plator Nesturi është një zgjedhje taktike e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo nuk është lojë e kryetarit Lulzim Basha por e Berishës nënvizon analisti.
-
Delta rrit infektimet në vend, Tomini: Dominoi gjatë gushtit, kjo është pandemia e të pavaksinuarve! Rastet më agresive tek të rinjtë! Maska duhet mbajtur edhe kur keni bërë vaksinën
1 Shtator 2021, 11:46Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se vaksina është e vetmja shpresë për të larguar rastet fatale të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Tomini tha se këtë vit skenarët për hapjen e spitaleve janë ndryshe nga 2020, pasi me vijimi i vaksinimit sjellë një situatë më optimiste për të shmangur shtrimet dhe rastet e rënda tek të infektuarit.
-
Afganët në Qytetin Studenti, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Ruseti: Janë ambientuar shpejt, po zhvillojmë aktivitete për gratë e fëmijët për të harruar tmerret e luftës
1 Shtator 2021, 09:52Mbi 600 qytetarë afganë po strehohen në Shqipëri, ndërsa 300 prej tyre vijojnë të strehohen në Qytetin Studenti, por nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anisa Ruseti do të na tregojë detaje se si stafi social i Bashkisë së Tiranës po kujdeset për të rriturit, por kryesisht për fëmijët.
