Lajme nga emisionet
-
Një nga figurat historike të PD-së, Bamir Topi, thotë se opozita aktuale është në diktaturë dhe fajtor për këtë bën Lulzim Bashën, që e quan një lider pa karakter jo vetëm politik, por edhe si njeri. Jo më pak fajtor bën Sali Berishën, të cilin e cilëson se arkitekt të shkatërrimit të PD-së që e bën përgjegjës, mes të tjerave edhe për emërimin në krye të partisë, Lulzim Bashën. Këtë të fundit e quan lider të dështimin, për të cilin thotë se i ka gjetur të gjitha gjërat gati dhe mendon se në këtë mënyrë do bëhet edhe kryeministër.
14 Korrik 2021, 21:57 -
Statuti i PD-së, Ristani në Report Tv: Kongresi nuk synon të bëjë ndryshime thelbësore! Basha, kolltukofag i ngjitur pas pushtetit! Po e kthen partinë në një ndërmarrje personale
14 Korrik 2021, 17:57Arben Ristani ish-deputet i Partisë Demokratike, thotë se Kuvendi Kombëtar i PD-së nuk është një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe se nuk synon që të bëjë ndryshime të qenësishme në parti. Ristani, i ftuar në Report Tv, thotë se ky është një kongres ku kryetari i partisë synon që të mbyllë proceset politike, dhe që të realizojë synimet e tij që janë kthimi i PD në një ndërmarrje private të kryetarit
-
Arrestimi i mjekëve në QSUT, Dollenberg nga Gjermania: Mënyra sesi po trajtohen bluzat e bardha në Shqipëri është e gabuar
14 Korrik 2021, 15:40Arrestimi i mjekëve në QSUT për korrupsion ka revoltuar bluzat e bardha të cilat protestuan në lidhje me këtë vendim. Në një lidhje telefonike për Report Tv, mjekja shqiptare nga Gjermania Aurora Meta Dollenberg u shpreh se mënyra sesi po trajtohen mjekët është e gabuar.
-
SPAK godet majtas dhe djathtas, Çoçoli: Tregon se nuk pyet për politikën! Meçaj dhe Karaj: Objektiv ka korrupsionin shtetëror! Pse mjekët u lanë në burg për ryshfet, zv.ministrja jo?
13 Korrik 2021, 22:06Operacionet e fundit të SPAK, që kanë goditur korrupsionin majtas dhe djathtas në rradhët e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve kanë qenë temë diskutimi sot në emisionin "Repolitix" në Report Tv.
-
Operacionet e SPAK, Shkëlqim Hajdari: Ata që kanë shkelur besimin e shqiptarëve të përgatiten, do japin llogari! Këtë herë është ndryshe!
13 Korrik 2021, 18:26Shkëlqim Hajdari, ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, i cili aktualisht mban postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, thotë në një intervistë në Report Tv se operacionet e fundit të SPAK janë tregues se këtë herë po ndryshon shumëçka në lidhje me kulturën e ndëshkimit në vend. Sipas tij kushdo që ka shpërdoruar detyrën të përgatitet se shumë shpejt do të përballet me drejtësinë.
-
Zhduket para 9 ditëve nga teqeja e Martaneshit, motra e 50-vjecarit Agim Shehu: Iku për të parë ndeshnjen, askush nuk e pa më
13 Korrik 2021, 16:47I zhdukur prej 9 ditësh nga Martaneshi ende asnjë gjurmë për Agim Shehun.
-
SPAK çoi në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD për pengim zgjedhjesh, Kulluri: Përgjegjësi kryesor është Basha, ai u kërkoi të bllokojnë procesin
13 Korrik 2021, 13:41Edvin Kulluri, ish-anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, thotë se është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai i cili u ka kërkuar kryebashkiakëve që të bllokojnë procesin zgjedhor. Kulluri tha në një intervistë për Report Tv, se përgjegjësi kryesor është Lulzim Basha, pasi bashkëpunëtorët e tij i merr, i përdor dhe më pas i hedh në rrugë
-
Arrestimet e SPAK, Tabaku: Drejtësia e re po prek zyrtarët që firmosin dhe jo politikanët që marrin vendime! Kuvendin e ri do e shfrytëzojmë për hetimin e krimeve zgjedhore dhe korrupsionit
12 Korrik 2021, 21:59Dy operacionet e SPAK, të cilët goditën zyrtarët e lartë shtetërore për abuzimet me fondet publike, për deputeten e zgjedhur të Partisë Demokratike Jorida Tabaku, janë një fillim i mirë, por nuk është e mjaftueshme.
-
Anëtari i Këshillit kombëtar të PD: Propozimet e Bashës për statutin rregullime gramatikore, si nata me ditën nga ato të Kadillit! Me Kuvendin Kombëtar do spastrojë kritikët e tij
12 Korrik 2021, 18:47Ndryshimet e propozuara nga Lulzim Basha në statutin e PD, anëtari i Këshillit Kombëtar Dritan Shano i ka cilësuar si rregullime ortografike dhe sintaksore, që nuk sjellin frymën e re që sipas tij është e domosdoshme brenda kësaj force politike, pas disa humbjeve radhazi.
-
-
1 muaji argëtim dhe emocione, 'Tirana Fan Zone' mbyll siparin me koncertin e Aurela Gaçes dhe të Elita 5 ! Bashkia: Axhendë e ngjeshur aktivitetesh në Tiranë në javët në vijim
12 Korrik 2021, 14:28Sheshi 'Skënderbej' në Tiranë ka qenë për 30 ditë një 'stadium' i vogël europian ku emocionet e futbollit kontinental janë ndier sikur të ishim në arenat më të shquara të Evropës ku u zhvilluan betejat futbollistike të EURO 2020. Ester Likaj, specialiste në Drejtorinë e Promovimit në Bashkinë e Tiranës, tregon detajet e organizimit.
-
Merr fund skandali me plehrat në Kavajë, bashkia firmos marrëveshjen me landfillin! Drejtori i Shërbimeve, Hysa për Report Tv: Deri nesër situata është normalizuar
12 Korrik 2021, 12:40Problemi i mbeturinave dhe plehrave në qytetin e Kavajës dhe zonën e plazhit të Spille dhe Golemit kanë gjetur zgjedhje pas javësh të tëra që kishin ‘pushtuar’ rrugët dhe ishin kthyer në bombë ekologjike për qytetarët dhe pushuesit gjatë sezonit turistik veror. Drejtori i shërbimeve në Bashkinë Kavajë, Ledio Hysa në një intervistë për Report Tv tha se Bashkia Kavajë dhe landfilli kanë firmosur sot marrëveshjen ku i hapet rrugë vend-depozitimit të plehrave për përpunim.
-
Krimet brenda familjes, sociologia Binjaku: Në Shqipëri ekziston ende koncepti i 'pronës mbi gruan', dhuna është mjaft e pranishme në familjet tona
9 Korrik 2021, 18:28Sociologia Entela Binjaku, e ftuar në Report Tv tha se ende në kokat e shumë qytetarëve shqiptarë vijon që të mbesë koncepti i 'pronës mbi gruan'. Binjaku tha se është e papranueshme që në mes të Evropës, kemi ende kriminelë të kësaj natyre ku në çaste gjaknxehtësie, humbje të ekulibrit mental janë në gjendje që të vrasin
-
‘Nuk e njoha nënën, por i vendosa lule tek varri’.Jeta brenda mureve të jetimores, prek djali jetim me rrëfimin tronditës në 'Pa Gjurme'
9 Korrik 2021, 18:07Nuk janë jetimët e strehës vorfnore, vitet e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, por për dy vëllezërit binjakë nga Shkodra, historia përsëritet.
-
Gjykata Elbasan dënoi me 4 vite shoferin që i vrau të bijën, nëna e përlotur për Report Tv: Na mashtruan me aktin noterial! E firmosëm për të mos pasur hakmarrje, ata e përdorën sikur i falëm
9 Korrik 2021, 17:39Gjykata e dënoi me 4 vite burg shoferin e dehur që i mori jetën 2 vajzave në tunelin e Elbasanit, nënë e njërës prej viktimave me lot në sy u shpreh se janë mashtruar! Nëna e viktimës u shpreh se avokati i autorit u tha të firmosin aktin noterial për të mos pasur hakmarrje mes familje, ata e përdorën në gjykatë sikur ne i falëm.
-
Fundjava pritet të jetë më e freskët, meteorologu për Report Tv: Zonat malore dhe të ulëta mund të përfshihen nga reshje shiu! Pushuesit me fat, nuk preken zonat bregdetare
9 Korrik 2021, 14:58Tempreaturat e nxehta vijojnë të na shoqërojnë në këto ditë vere. Edhe sot termometri ka shënuar 39 gradë celsius e ndërsa në disa zona temperatura shkon deri në 40 garadë. Meteorologu Hakil Osmani tha për ‘Report TV’ se fundjava pritet të jetë më e freskët dhe do të kemi një ulje të temperaturave deri në 35 gradë celsius.
-
-
-
Fiskalizimi/ Kasat fiskale 'monopol'? Drejtoresha e Tatimeve, Ibrahimaj jep lajmin në Report Tv: Sot zgjidhim problemet me formularin për kasat e vjetra! Kemi zgjeruar tregun
9 Korrik 2021, 12:28Çregjistrimi i kasës fiskale kur ajo nuk përshtatet me fiskalizimin dhe blerja e softuerit të ri ka vënë në vështirësi bizneset. Shkak për këtë është bërë formulari i çregjistrimit në të cilin nuk parashikohet që biznesi mund të kalojë nga një kompani në tjetrën për arsye të një çmimi më të ulët apo shërbimi më të mirë. Drejtoreshe e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha në Report TV se ky problem do të zgjidhet brenda ditës së sotme.
-
Alimehmeti: Delta ngatërrohet me gripin, 40% transmetueshmëri më të lartë, më të ulët vdekshmërinë! Arrestimi i mjekëve për korrupsion?! 'Arresti me burg', i tepruar
8 Korrik 2021, 13:43Varianti Delta ka transmetueshmëri më të lartë se COVID-19 por shkallë vdekshmërie më të ulët. Kështu ka deklaruar epidemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë për Report Tv. Delta tha Alimehmeti ka transmetueshmëri 40% më të lartë, se COVID.
