Lajme nga emisionet
-
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi komentoi në një intervistë për Report Tv ekzekutimin e mbrëmjes së djeshme të Iljaz Çalit pranë kthesës së Rinasit. Ai tha se ajo që i bëri përshtypjen më shumë ishte fati që autorët nuk dogjën mjetin dhe sipas tij kjo mund të ketë ardhur si rezultat i errësirës në rrugë, ku autorët kanë qenë të sigurt që nuk janë parë dhe nuk kanë lënë prova pas.
4 Prill 2022, 13:02 -
Java e vendimeve të mëdha…ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sipas astrologut Jorgo Pulla
4 Prill 2022, 10:32Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.
-
'Në premierë dështova dhe nisa të qaja’, aktorja Zamira Kita rrëfen gjithçka “N’kohë”, nga malli për estradën e vjetër te raporti me skenën sot
2 Prill 2022, 22:25Ndjesi të çuditshme përjeton aktori në skenë. Raste ka edhe kur ndihesh ftohtë, ashtu siç e përshkruan Zamira Kita, artistja që ka fituar disa çmime në karrierën e saj. Ndryshe dhe të sinqertë, në rrëfimin e saj në emisionin “N’kohë” në Report Tv. Zamira përshkruan gjithçka me detaje për jetën e saj. Në premierën e shfaqjes “Velloja e bardhë” ajo ndalet në kujtesë.
-
Lorenc Vangjeli për arrestet: Paraburgimi, “komunistët” e drejtësisë mbushin qelitë e burgut
2 Prill 2022, 14:04Për analistin Lorenc Vangjeli, masa ‘arrest me burg’ që aplikohet rëndom nga organet e akuzës, është e ekzagjeruar në shumë raste. 'Eshtë një masë ekstreme, një masë përjashtimore, por që përdoret rregullisht
-
Bashkë apo të ndarë? Vokshi në Report Tv: Basha na përçau dhe iku! Berisha me koalicionet e duhura rikthen PD në pushtet! Kryeredaktori i RD: Kriza në PD, e shëndetshme
1 Prill 2022, 22:41Deputetja e PD, Albana Vokshi ka fajësuar Lulzim Bashën për përçarjen brenda Partisë Demokratike, ndërsa tani kur po bëhen sipas saj përpjekjet për bashkim ai është larguar.
-
-
Ndarja e vendit në 4 rajone zhvillimore, kreu i fondacionit 'Konrad Adenauer' për Shqipërinë: Përmirësojnë shërbimet për qytetarët dhe qeverisjen lokale! Forcimi i tyre, kërkesë për integrimin në BE
1 Prill 2022, 21:44Forcimi i komuniteteve lokale është i rëndësishëm për të përmirësuar qytetarëve shërbimet, por edhe qeverisjen lokale. Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone zhvillimore, me ligjin e vitit 2020, ka qenë fokusi i intervistës në Report TV me kreun e fondacionit 'Konrad Adenhauer' (KAS) për Shqipërinë, Tobias Ruettershoff.
-
Ndarja e vendit në 4 rajone zhvillimore, kreu i fondacionit 'Konrad Adenauer' për Shqipërinë: Përmirësojnë shërbimet për qytetarët dhe qeverisjen lokale! Forcimi i tyre, kërkesë për integrimin në BE
1 Prill 2022, 21:44Forcimi i komuniteteve lokale është i rëndësishëm për të përmirësuar qytetarëve shërbimet, por edhe qeverisjen lokale. Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone zhvillimore, me ligjin e vitit 2020, ka qenë fokusi i intervistës në Report TV me kreun e fondacionit 'Konrad Adenhauer' (KAS) për Shqipërinë, Tobias Ruettershoff.
-
Në hetime kanë dalë emra të tjerë të pa përmendur në komisionin e inceneratorëve! Kush është personazhi misterioz që përmendi Lorenc Vangjeli?
1 Prill 2022, 19:51Një ditë para se SPAK të lëshonte urdhër-arrestin për deputetin socialist Alqi Bllako, analisti Lorenc Vangjeli, në studion e Kontrast, përballë ministres Elisa Spiropali, e paralajmëroi këtë ngjarje në studion e ‘Kontrast’. Por këtë të premte, Vangjeli tha se të tjerë personazhe mund të përballen me drejtësinë për çështjen e ‘Inceneratorëve’.
-
Rasti i Bllakos/ Hajdari: T’i ikim mentalitetit lindor, arrestimi nuk nënkupton fajësim! Presidenti i ri? Kandidat konsensual, dialogu të bëhet mbi tavolinë dhe jo nëpër ferra
1 Prill 2022, 18:54Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha për ‘Kontrats’ në Report TV se organi i akuzës duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur kërkon në Gjykatë urdhër-arreste për një qytetar. Sipas Hajdarit, kërkesa duhet të shoqërohet me prova të forta, por edhe me verifikim mbi pasuritë dhe paratë e personit që kërkon të vihet nën pranga. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se pasuesi i Metës në Presidencë duhet të jetë një figurë konsensuale.
-
Arrestimet për Inceneratorët, Xhixho në Report TV: Drejtësia ka vepruar me vonesë, hetimi i SPAK të shtrihet deri në kupolën qeverisëse
1 Prill 2022, 17:41Afera e Inceneratorëve ka çuar pas hekurave një ish-ministër dhe një ish-deputet, por për nënkryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, drejtësia ka vepruar me vonesë. E ftuar në Report Tv, Xhixho thotë se hetimet e SPAK nuk duhet të mbeten në nivel dytësor, por të shtrihen deri në kupolën qeverisëse.
-
‘Ja kush është shkuesi VIP që më njohu me Adin’, regjisorja Klaudia Hila rrëfen historinë e dashurisë me kompozitorin e njohur
1 Prill 2022, 14:35Klaudia Hila regjisorja e njohur e Teatrit të Kukullave, në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ në Report, tregoi gjithcka për familjen, profesionin dhe dashurinë e bukur me kompozitorin e mirënjohur Adi Hila.
-
Rritja e çmimeve, eksperti Gjokutaj: Ngritja e bordeve krijon pabarazi dhe kufizon lirinë në treg! Ndërhyrjet nuk janë funksionuese!
1 Prill 2022, 13:49Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj tha se ngritja e këtyre bordeve krijon pabarazi dhe kufizon lirinë në treg. Për ekspertin e ekonomisë ndërhyrjet nuk janë funksionuese, ndërsa paralajmëroi se inflacioni i çmimeve do të zgjatet në të ardhmen.
-
Mbledhja e grupit të PD/ Malko: Nuk synohet bashkimi, por kush do mbajë vulën! Nesturi: Berisha dominat, por s'kontrollon partinë! Klosi: Mund të bashkohet me Metën
31 Mars 2022, 22:38Mbledhja sot mes 2 PD-ve, të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ndonëse ky i fundit nuk ishte, është parë në këndvështrime të ndryshme nga të ftuarit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv.
-
Paketa e Rezistencës Sociale, Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore: Nga nesër nis shpërndarja e pensioneve të indeksuar dhe bonusi 3 mijë lekë
31 Mars 2022, 20:03Nga nesër do të nisë shpërndarja e pensioneve të indeksuara me 3.3%. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hoda tha në Report Tv se pensionet këtë vit janë indeksuar me 3.3%, ndonëse ishte parashikuar të indeksoheshin me 2.6%. Ai shpjegoi se kjo është masa e marra nga qeveria për t’iu ardhur në ndihmë shtresave më vulnerabël me qëllim për të përballuar rritjen e çmimeve.
-
Artan Lame në Report Tv: Po përfundon regjistrimi i pronave të jugut! Durrësi ka më shumë probleme se Vlora, rreth 3 mijë familje kanë zaptuar tokat! Kemi arritur 250 mijë legalizime
30 Mars 2022, 20:48Kreu i Kadastrës Artan Lame tha në Report Tv se po përfundon regjistrimi i pronave në jugun e vendit. Sipas Lames, Durrësi është një vend problematik me çështjen e regjistrimit të pronave, krahasuar me Vlorën. Ai veçoi zonën e plazhit në Spitallë, Lalëz dhe Kepin e Rodonit.
-
VIDEO/ Kushton 82 mijë dollarë? Belind Këlliçi zbulon në Report Tv sesa e ka blerë orën e dorës
30 Mars 2022, 18:16Pas lajmit që ka qarkulluar në media se ora e deputetit Belind Këlliçi kushton 82 mijë dollarë, ai ka treguar vlerën e orës në Report Tv.
-
Alibeaj thirri mbledhjen e grupit pa Berishën, Këlliçi në Report TV: Nuk ka tagër të vendosë se cilët deputetë do marrin pjesë! Kuvendi i 30 prillit i hap rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri
30 Mars 2022, 18:01Enkelejd Alibeaj njoftoi mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ditën e nesërme, por këtë njoftim nuk e ka marrë Sali Berisha i cili është i përjashtuar nga grupi. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi tha në Report TV se Alibeaj nuk ka asnjë tagër të caktojë se kush janë deputetët që do marrin pjesë në mbledhje.
-
‘Nuk e kuptoj veten’ ‘Kam mungesë vetbesimi’. Ja cilat janë dilemat dhe shqetësimet më të mëdha të adoleshentëve sot
30 Mars 2022, 15:07Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv pedagogia dhe autore e disa librave për adoleshentët, Xhoi Jakaj në një seancë live me ta, i dha fund dilemave të tyre më të mëdha, duke i shpjeguar se si të tejkalojnë problemet e tyre.
-
Arrestimet për inceneratorët Elbasan e Fier, avokati në Report Tv: Akuzat e reja përkeqësojnë pozitën e Kokës! Ky është vetëm fillimi për deputetin Alqi Bllako
30 Mars 2022, 13:54Rreth 3.3 milionë euro pasuri e sekuestruar, një kërkesë për leje për arrestimin e një deputeti dhe 9 masa të tjera arresti për Fierin dhe 5 për Elbasanit është bilanci i njoftimit të fundit të SPAK që sipas avokatit Redi Ramaj ishte i pritshëm pas një hetimi të gjatë.