Intervista

  • TIRANE - Drejtori ekzekutiv i Albanian Food Industry (AFI), Alban Zusi ka sqaruar në studion e Report Tv gjetjet e analizave të publikuara nga OJQ-ja e drejtuar prej tij, për sigurinë ushqimore në vend. AFI ngriti shqetësimin tre ditë më parë se qumësht përmbante aflatoksinë, substancë kancerogjene. Megjithatë, Zusi qetëson konsumatorët dhe thotë se me probleme kanë rezultuar produktet e tregtuara në rrugë dhe jo ato të markave serioze, ndërsa apeli i tij ishte të shmanget qumështi që tregtohet në bidonë në trotuare.   VIDEO
  • Orlando: 12 të dënuar në Itali
    nuk arrestohen në Shqipëri

    Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando në një intervistë për gazetarin Carlo Bollino gjatë vizitës në Shqipëri kërkoi nga Tirana zyrtare që të zbatojë vendimet në mungesë nga drejtësia italiane. Ai u shpreh se vendimet në mungesë nga drejtësia italiane duhet të ekzekutohen nga pala shqiptare. Bëhet fjalë për të paktën 12 raste specifike të vendimeve në mungesë për të cilat ka folur ministri Orlando sot në Tiranë. VIDEO

  • Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi 
    drogën,duhej të ndiqej penalisht

    Ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, i ftuar në Repolitix në Report Tv, komenton çështjet më të nxehta të aktualitetit politik si reforma në drejtësi, kanabisi apo dhe mandati i Kryeprokurorit. Duke iu referuar çështjes së drogës, Brozi solli në vëmendje një deklaratë të ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, i cili tha se kishte lejuar kultivimin e kanabisit në një pjesë të Shqipërisë për qëllime politike. Sipas tij, Berisha duhej të ndiqej penalisht për këto deklarata si bashkëpunëtor.  VIDEO

  • Balla: Llalla ikën në 7 dhjetor
    Kryeprokurori i ri i përkohshëm

    Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, tha se mandati i Adriatik Llallës përfundon në datën 7 dhjetor 2017. Balla tha se deri në konstituimin e KLP, ligji për Prokurorinë parashikon plotësimin e vakancës, atë të zgjedhjes së Prokurori të përkohshëm nga radhët e Prokurorisë.   VIDEO

  • Studiuesi Belushi-Ramës: Krijo
    dikasterin ministerial për arbëreshët

    Në vitin 2018 ishte mirë nëse Edi Rama interesohej, në lidhje me pedagogët e Tiranës, të punojnë e vijnë këtu në shkollat arbëreshe profesorë për të folur mbi veprimtarinë dhe aktualitetin e Skënderbeut, ose të shkojmë ne studiues arbëreshë për të folur mbi Skënderbeun në shkollat shqiptare në Shqipëri.

  • Eljan Tanini: Ja si mund të
    keni pemë me emrin tuaj

    Kjo është edhe arsyeja pse aktiviteti i mbjelljeve të pemëve me emrin tuaj përkon afër ditëve të festave të nëntorit. Eljan Tanini tregon për Shqiptarja.com se pjesëmarrja e qytetarëve është e konsiderueshme, por ata me të cilët punon gjithmonë janë fëmijët.   FOTO

  • Shqipëria si Finlanda, modeli i ri
    i arsimit nga zv.ministrja Shahini

    Gjithmonë kam besuar që portreti i një qenieje njerëzore paraqet një anë të karakterit. Besa Shahini, zëvendësministrja e arsimit parauniversitar në Shqipëri, e cila vjen nga Kosova më tërhoqi vëmendjen gjatë mbledhjes në komision parlamentar me dëshirën e mirë për t’u përgjigjur çdo pyetjeje të deputetëve apo shoqatave të arsimit.  VIDEO

  • Tre oficerët, Vasili: Operacioni për
    arrestimin u dekonspirua nga policia

    Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon policinë se ka dekonspiruar operacionet e Prokurorisë për arrestimin e personave të implikuar në trafikun e drogës.  VIDEO

  • Mediu: Pyetja ime për Bashën
    pse opozita s'është në sheshe?

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në "45 minuta" me Denis Mingën në Report Tv, u shpreh se opozita duhet të ishte në protesta, pasi sipas tij qeveria dhe vendi ndodhen nën pushtetin e krimit të organizuar. I pyetur se pse opozita nuk ka organizuar asnjë tubim pas morisë së akuzave në adresë të qeverisë, Mediu tha se edhe ai ka të njëjtën pyetje për kryetarin e PD, Lulzim Basha.  VIDEO

  • Bashkëshorti i Esmeralda Uruçit:
    Ja si fitova ndaj shpifjes së RD-së

    Dashamir Uruçi, bashkëshorti i ish-ministres së Kulturës në qeverinë "Nano", Esmeralda Uruçi ka rrëfyer në studion e Report Tv shifjet e Rilindjes Demokratike ndaj bashkëshortes së tij dhe zvarritjen e ekzekutimit të vendimit gjyqësor për dëmshpërblim. Ish-ministrja, qe humbi jeten ne nje kasident tragjik me 2012 merr Drejtesi pas vdekjes se saj.  VIDEO

  • Hyrja e Shqipërisë në BE mund të
    shpëtojë Italinë nga dominimi gjerman

    Shqipëria kërkon të hyjë në BE dhe kërkon tek ne një partner, që të mbështetë kauzën e saj. Për Evropën, ndryshe nga Serbia, mbi të cilën ende rëndon trashëgimia e së kaluarës, Shqipëria është një vend më pak problematik: duke qenë më e vogël, mund të “tretet” më kollaj. Por, problemi i saj është adoptimi jo vetëm formal, por thelbësor, i acquis communautaire, tërësisë së normave komunitare.

  • Meta: Sensibilizim ndërkombëtar për 
    lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës

    Gjatë qëndrimit në Maqedoni, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ku ka folur për rolin e Shqipërisë në marrëdhëniet me fqinjët, çështjen e pasaportave të kërkuar nga presidenti Thaçi, përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, etj.

  • Braçe: Koncesionet për firmat
    offshore të ndalohen me ligj

    Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe thotë se qeveria duhet të ndalojë me ligj, dhënien e koncesioneve kompanive që rezultojnë të regjistruara në parajsa fiskale. I ftuar në emisonin "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Braçe komentoi debatin me ministrin Ahmetaj dy javë më parë në komisionin e Ekonomisë, ku kërkoi numrin e këtyre kompanive të cilat operojnë në Shqipëri.  VIDEO

  • Intervista/ Panairi i librave
    të heshtur të xha Llambit 

    Për të shkuar në panairin e librit të këtij viti, më duhej të merrja autobusin e linjës së ‘Unazës së re’, por nuk arrita menjëherë në vendngjarje. Në stacionin përballë ish-ekspozitës më tërheq vëmendjen një kioskë e vogël me libra, përgjithësisht të vjetër, ku në mes të saj qëndronte ulur në karrige një burrë i moshuar, duke lexuar librin ‘Mbylli sytë’ të Laur Montanarit. 
     

  • 'Taso' i Gazmend Lekës në një
    ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'

    Një ekspozitë ndryshe nga të tjerat iu bashkangjit artëdashësve kryeqytetas nga piktori Gazmend Leka në galerinë FAB.Për herë të parë ndodh në vendin tonë që një piktor t`i kushtojë një ekspozitë të tërë një mikut të tij piktor.

  • Fatos Klosi: Pakti Rama-Visho
    Lika pse u tërbua Berisha

    “Sali Berisha jashtë loje, e kanë larguar nga vendet ku merren vendimet, kush janë peshqit e mëdhenj dhe pse PD kërkon zgjatjen e mandatit të Llallës”

  • Pastrimi i parave, Gjokuta: U
    kapën 328 raste në 10 muaj

    Drejtori Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokuta në një intervistë për Report Tv deklaroi se nga viti 2014 deri në sot janë bllokuar 72 mln euro. Burimi i parave të pista sipas tij është trafiku i drogës dhe vjedhjet.  VIDEO

  • 'Hajduti i pulave që do të bëhet
    deputet', Dokle sjell romanin e ri

    “Një hajdut pulash që kërkon të bëhet deputet”. “Një oborr shtëpie i zbrazur nga njerëzit e i mbushur nga ferrat”. “Një arkivol emigranti që qahet nga familja e gabuar”. Këto janë vetëm pak nga episodet e romanit “Lulet e skajbotës” që ish-deputeti Socialist, Namik Dokle sjell këtë nëntor për të përshkruar Shqipërinë e tranzicionit të zgjatur  VIDEO

  • Milo: Shtetet e huaja, dosje për
    politikanë të lidhur me krimin

    Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se vendet e huaja kanë dosje për politikanët shqiptarë të lidhur me krimin e organizuar apo të korruptuar.  VIDEO

  • Noka: Mijëra ton hashash ruhen
    në depo e magazina shtetërore

    Deputeti i PD, Flamur Noka ka deklaruar në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv se janë mijëra ton hashash të depozituara në depo dhe magazina shtetërore, të braktisura.   VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv