Kosova & Rajoni
-
Një nga të përditshmet më të mëdha gjermane, Die Welt, në numrin e saj të së dieles raporton për situatën politike në Kosovë. Me titullin “Në Kosovë po qeverisë Kaosi”, kjo gazetë raporton që parlamenti i Kosovës mbajti një seancë jo të zakonshme në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë (24.10). Seanca u mbajt në një ambient tjetër të kuvendit jo në sallën e dedikuar për seanca të rregullta, për shkak se partitë opozitare disa herë hodhën gaz lotsjellës duke pamundësuar kështu mbajtjen e seancës në sallën kryesore të parlamentit. 25 Tetor 2015, 11:16
-
Pas 9 orë protesta nga opozita
24 Tetor 2015, 15:39
Kuvendi mblidhet “fshehurazi”Kuvendi i Kosovës pas një maratone të shtyrjeve të një pas njëshme të punimeve, është mbledhur në një ambient tjetër pasi salla ishte e pushtuar nga gazi lotsjellës. Deputetët e mazhorancës u mblodhën në një ambient tjetër ku nuk u lejuan deputetët e opozitës, ku miratuan projektligjet që ishin në rend dite. Në këtë mënyrë i është dhënë fund ngërçit të krijuar, pasi deputetët e opozitës bllokonin punimet duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.
-
Mediat botërore jehonë incidenteve:
24 Tetor 2015, 11:37
Kosova në krizë të plotë politikeMos zhvillimi i seancave në Parlamentin e Kosovës dhe gazi lotsjellës i hedhur nga deputetët e opozitës i është dhënë jehonë e madhe edhe nga mediat ndërkombëtare. BBC raporton lajmin e djeshëm me titullin “Deputetët e Kosovës protestojnë me gaz lotsjellës në Parlament”.
-
Dhunë në Kosovë, parlamenti në
24 Tetor 2015, 08:05
sallë të improvizuar, 10 në prangaPas orëve të gjata tensioni, përplasje në Kuvend dhe jashtë tij, sharje dhe ofendime mes deputetëve dhe dhunës me sende të fortë, ku nuk kanë munguar shishet e ujit ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës e cila u mbajt në një sallë të improvizuar brenda ambienteve.
-
Opozita sërish gaz lotsjellës në
23 Tetor 2015, 20:16
kuvend,shtyhet vazhdimisht seancaTensione brenda dhe jashtë Kuvendit, opozita sërish hedh gaz lotsjellës Edhe pas rikthimit në sallë, deputetët e opozitës kanë lëshuar sërish gaz lotsjellës, ndërsa kanë goditur me mjete të forta në drejtim të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli dhe përfaqësuesve qeveritarë.
FOTO -
Shoqëria Civile marshin kundër
23 Tetor 2015, 12:33
dhunës në Kuvend: Dialog /FotoGjatë ditës së sotme pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë, kanë bërë një marshim simbolik për të protestuar kundër dhunës që partitë opozitare shfaqin në Kuvend. Marshimi ka nisur nga sheshi Zahir Pajaziti deri tek Kuvendi i Kosovës, ndërsa është kërkuar që partitë politike të mënjanojnë dhunën por të gjetur një gjuhë të përbashkët.
-
Al Jazeera”, reportazh për Jahjagën
22 Tetor 2015, 18:39
"Me të parën presidente femër"Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është pjesë e një reportazhi të gjatë të Al Jazeera’s, në kuadër të ciklit të reportazheve “Women make change”. Reportazhi përshkruan në detaje rrugëtimin e Jahjagës, që nga puna e saj si police e deri tek posti i Presidentes.
-
Këshilli i BE miraton MSA me
22 Tetor 2015, 16:25
Kosovë, firmoset më 27 tetoKosova ka bërë një tjetër hap pozitiv sa i përket rrugës evropiane. Ministria e Integrimit Evropian në Prishtinë ka njoftuar se këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën .
-
Kurir: Mali i Zi dhe Maqedonia pro
22 Tetor 2015, 12:38
Kosovës në UNESCO, irritohen serbëtMenjëherë pasi bordi ekzekutiv votoi pro pranimit të Kosovës në UNESCO mediat serbe reagojnë ashpër ndaj vendeve fshqinje të cilat kanë mbështetur këtë propozim. Kurir raporton se fqinjët e Serbisë, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë votuar pro Kosovës ndërsa kjo nuk është pritur mirë nga publiku serb.
-
Ambasadori i SHBA-së: Veprimet
22 Tetor 2015, 11:00
e opozitës po dëmtojnë KosovënAmbasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie ka kritikuar ashpër protestat dhe veprimet e opozitës. Delawie tha se opozita me veprimet antidemokratike po dëmton vendin dhe demokracinë e Kosovës.
-
Kosova në UNESCO me "Vallen e
20 Tetor 2015, 22:04
Shotës", Serbisë i mbeten rrenatJa edhe një arsye që Serbisë t`i shemben gënjeshtrat : Nije "šota" šiptarska ( Vallja e "Shotes" nuk është shqiptare ) Për derisa Ahmet Qeriqi , shkruan: Vallja e shotës, valle autoktone shqiptare e Kosovës, që përshkoi si rrymë tërë vendet e Ballkanit e më gjerë "Vallja e Shotës", është njëra ndër vallet e cila luhet, por edhe këndohet në Kosovë, Shqipëri, në Bosnje, në Serbi, Kroaci, Maqedoni, Turqi, Bullgari e madje edhe në Greqi, jo vetëm te arvanitasit
-
Bordi i UNESCO-s miraton
21 Tetor 2015, 16:59
rezolutën për pranimin e KosovësBordi Ekzekutiv i UNESCO-s i mbledhur në Paris ka miratuar me shumicë votash në parim, pranimin e Kosovës në agjencinë e specializuar të OKB-së.
-
Kosova në UNESKO, "luftë" e
21 Tetor 2015, 11:56
ashpër me Serbinë për anëtarësiminNga 58 shtete anëtare të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s, nevojitet që shumica e thjeshtë e tyre ta votoj propozimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka treguar për “Zërin”, se rreth orës 15:00 pritet që si pikë e rendit të ditës nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s të jetë edhe Kosova. -
Kumbaro: Anëtarësimi i Kosovës
21 Tetor 2015, 10:04
në UNESCO është i domosdoshëm“Procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO është i domosdoshëm dhe një proces i merituar”. Kështu u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ku nënvizoi se të gjitha vendet e Ballkanit bëjnë pjesë në mbrojtjen e trashëgimnisë kulturore ndërsa edhe Kosova sipas saj duhet të jetë pjesë
-
Shqipëria hapi sot konsullatën
20 Tetor 2015, 20:06
e parë të nderit në GjakovëEshtë hapur sot në Gjakovë një konsullatë Nderi e Republikës së Shqipërisë e cila do të punojë për të thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes dy vendeve. Gjatë një ceremonie të veçantë, mori pjesë Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati i cili tha se “Hapja e Konsullatës së Parë të Nderit në Kosovë, ka një domethënie të dyfishtë
-
Akademia Serbe “njeh” Kosovën
20 Tetor 2015, 12:28
deklarata përshëndetet nga HelsinkiKomiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka përshëndetur deklaratën e kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vlladimir Kostiç, i cili tha se Kosova është tashmë një shtet i pavarur.
-
Raporti i FBI-së, ja lidhjet e hakerit
20 Tetor 2015, 10:59
kosovar Ardit Ferizi me ISISHakeri kosovar Ardit Ferizi prej tre vjetësh ka filluar të kryejë sulme kibernetike ndaj shumë institucioneve dhe kompanive amerikane, atyre në Izrael, Serbi, Greqi, Ukrainë dhe vende të tjera, ndërsa të dhënat kryesisht ua ka dërguar pjesëtarëve të “Shtetit Islamik”, thuhet në dokumentin e hetuesit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në SHBA
-
Pas takimit me Jahjagën, opozita:
20 Tetor 2015, 10:49
Të anulohet marrëveshja me SerbinëOpozita e bashkuar edhe pas takimit me presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën nuk kanë ndryshuar kërkesat, por kërkojnë me urgjencë tërheqjen e nëshkrimeve me Serbinë. Lajmi është konfirmuar nga lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri i cili tha se thirrja e seancës parlamentare do të përshkallëzojë protestat.
-
Molliqaj:Takimi i sotëm i lidërve
19 Tetor 2015, 21:34
ka acaruar situatën, jemi në krizëLidhur me takimin e sotëm të presidents Jahjaga me kryeministrin Mustafa dhe liderët e tjerë politik të vendit ka reaguar edhe lëvizja Vetëvendosja duke e cilësuar takimin si një acarim të situatës. Dardan Molliqaj sekretari organizativ i VV e cilëson deklaratën e kryeministrit se vendi nuk ka asnjë krizë si acarim të situatës dhe shmangie të realitetit politik të Kosovës.
-
Mustafa: Nuk ka krizë, opozita
19 Tetor 2015, 17:27
të kërkojë zgjidhje institucionale"Nuk ka asnjë krizë politike në Kosovë por vetëm tentative për të penguar punën e institucioneve me masa të dhunshme". Është ky qëndrimi i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa në përfundim të takimit të zhvilluar këtë pasdite me presidenten Atifete Jahjaga dhe zv. kryeministrin Hashim Thaçi.