Kosova & Rajoni

  • "Zbatimi i ligjit njësoj për të gjithë pasi dhuna si mjet politik është e papranueshme". Ky është qëndrimi i Kryeministri i Kosovë Isa Mustafa menjëherë pas arrestimit të ish-liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti. 
  • VV: Kurti u rrëmbye me urdhër të
    Isa Mustafës, JO marrëveshjeve

    Vetëvendosja ka vënë në qëndër të akuzave kryeministrin Mustafa lidhur me ndalimin e mbrëmshëm të ish-liderit Albin Kurti duke e cilësuar si rrëmbim me urdhër të kryeministrit. Në një konferencë të cilësuar të jashtëzakonshme një ditë pas ndalimit, aktivistët e kësaj lëvizjeje theksojnë se nëse qeveria nuk ndal miratimin e marrëveshjes me Serbinë ata do të përkeqësojnë situatën me anë të demostratave dhe protestave, për të cilën janë të vendosur.  VIDEO

  • Thaçi: Bordi i UNESCO-s pranon
    në axhendë anëtarësimin e Kosovës

    Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka pranuar në axhendën përfundimtare anëtarësimin e Kosovës në këtë në këtë organizatë. Lajmi është konfirmuar nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka pohuar mbështetjen e 47 shteteve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

  • Vuçiç letër vendeve anëtare të
    UNESCO: Kosova të mos pranohet

    Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka dërguar një letër të gjitha shteteve anëtare të UNECO-s ku i kërkohet të mos pranohet kërkesa e Kosovës pasi ëshë e papranueshme. Vuçiç sqaron se kërkesa për pranimin e Kosovës në këtë organizatë është në kundërshtim të plotë me të Drejtën Ndërkombëtare.

  • Kosova në UNESCO, SHBA
    e mbështet edhe pa votë 

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar se do të ndihmojnë Kosovën për t’u anëtarësuar në UNESCO. Pavarësisht se diplomacia serbe prej kohësh ka ndërmarrë një fushatë ofensive për të penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë organziatë, një zyrtar amerikan ka thënë se Uashingtoni mbështet Kosovën, pavarësisht se nuk mund të votojë.

  • Liqeni i Batllavës i ndotur nga
    mbeturinat dhe ujrat e zeza

    Liqeni i Batllavës edhe pse shfrytëzohet për ujë të pijshëm dhe po ashtu për frekuentimin e qytetarëve kryesisht gjatë sezonit veror, ai është ndotur si pasojë e mbeturinave të shumta që gjenden brenda dhe rreth tij.

  • Media serbe: Serbia do të heq dorë
    nga Kosova sipas modelit gjerman

    E përditshmja serbe “Vecernje Novosti” ka publikuar një artikull ku thuhet se në draftin e platformës për kapitullin 35, për anëtarësimin e Serbisë në BE, kusht është që Serbia duhet të heq dorë nga të gjitha elementet e shtetësisë në Kosovë.

  • Opozita e Kosovës, letër të hapur
    qytetarëve për veprimet në Kuvend

    Partitë opozitare në Kosovë, Vetëvendosja, Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë shpjeguar veprimet e fundit në Kuvend përmes një letre të hapur drejtuar qytetarëve. Ata kanë thënë se Vezët, uji dhe gazi lotësjellës nuk janë drejtuar kundër Kuvendit, as kundër ndonjë institucioni të shtetit por kundër vendimeve të gabueshme të Qeverisë.

  • Thaçi: Protestat e neveritshme
    zgjedhjet do të mbahen në 2018

    Zëvedëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka cilësuar si të neveritshme protestat e opozitës të cilat sipas tij bien ndesh me rregullat e demokratike. Në një intervistër për mediat vendase Thaci theksoi se në Kosovë nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohëshme por do të mbahen në 2018 sipas afatit që përcakton ligji dhe kushtetuta. 

  • Jahjaga: Dënoj aktet e dhunës, të
    respektohet Kuvendi dhe qytetarët

    Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka dënuar ashpër protestën e opozitës të cilët gjatë ditës së sotme kanë hedhur gaz lotësjellës në seancën e Kuvendit.  Jahjaga theksoi se këto veprime të deputetëve të opozitës janë në kundërshtim me praktikat demokratike dhe dëmtojnë rëndë imazhin e vendit. 

  • Kosovë, opozita pengon seancën
    zhurmë dhe gaz lotsjellës në sallë 

    Kuvendi i Kosovës u bë sërish një arenë beteje mes deputetëve të qeverisë dhe të opozitës, pavarësisht se u mbajt deri në fund seanca. Përveç bilbilave të përdorur nga deputetët e opozitës për të krijuar zhurmë në kuvend u hodh edhe gaz lotsjellës.  VIDEO

  • Policia arreston autorin e dyshuar
    që kërcënoi me jetë Mimoza Kusarin

    Gjatë ditës së sotme policia e Kosovës ka vënë në pranë autorin e dyshuar i cili tentoi të vriste kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusarin. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka reaguar për mediat vendase ku konfirmon ndalimin e një personi lidhur me ngjarjen në fjalë.

  • Mustafa: Pranë anëtarësimit në
    UNESCO, Serbia mos na pengojë

    Kryeminsitri Isa Mustafa ka theksuar se Kosova po hynë në fazën përfundimtare të anëtarësimit në UNESCO.  Në një postim në rrjetin social “Facebook” Mustafa premtoi që Kosova do t’i respektojë të gjitha standardet botërore të ruajtjes dhe trashëgimnisë kulurore.

  • Kosovarët pa bileta me shpresën
     për fitore: Kuqezinjtë do ja dalin

    Kosovarët kanë shprehur shqetësimin se nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për të parë sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet të enjten në “Elbasan Arena”. Megjithëse të dëshpëruar për këtë fakt, ata thonë se do të ndjekin kombëtaren shqiptare nëpërmjet televizionit.  VIDEO

  • Familjarët kosovarë kërcënojnë
    serbin që dashuronte vajzën e tyre

    Një familje kosovare me banim në Salzburg të Austrisë e ka parandaluar me dhunë që vajza e tyre 17-vjeçare të ketë lidhje dashurie me një djalë me prejardhje serbe. Rasti ka shkuar deri në gjykatë.

  • Liberalizimi i vizave, Mustafa: Më 
    30 nëntor plotësojmë kriteret e BE

    "Plotësimi i kritereve të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave do të përfundojë më 30 nënor". Ky është premtimi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa gjatë mbledhjes së sotme në kabinetin qeverisës. 

  • Sulmi ndaj Mustafës, Euronews: 
    Kryeministri i shpëton sërish vezës!

    Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë sulmit me vezë ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa. Televizioni “Euronews” ka raportuar lajmin duke shkruar “Ky është sulmi i dytë me vezë ndaj kryeministrit të kosovës Isa Mustafës"

  • Mustafa ha një tjetër vezë...
    kokës! Këtë radhë në Podujevë

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duket se është kthyer në shënjestrën e goditjeve me vezë. Pas deputetëve të Vetëvendosjes që e qëlluan me vezë kryeministrin ndërsa mbante fjalim në sallën e Kuvendit, këtë radhë janë është një qytetar i cili e ka gjuajtur Mustafën në Podujeve.  FOTO

  • Ambasadori amerikan Delawie:
    Jo zgjedhje të parakohshme

    Në Kosovë nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i SHBA-së për Kosovën, Greg Delawie i cili ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme do të realizohen në 2018. 

  • Opozita rikthehet në Kuvend
    për t’i bllokuar sërish seancat

    Opozita ka vendosur të largohet edhe më shumë nga Kuvendi, duke e përqendruar gjithë aktivitetin e vet jashtë institucioneve. Pas vendimit për mospjesëmarrje në mbledhjet e Kryesisë dhe bllokimit të seancave, nga e hëna tri partitë opozitare do ta bojkotojnë edhe punën e komisioneve funksionale brenda Kuvendit. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv