Kosova & Rajoni
-
Situata në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës është tensionuar, ndërsa banorëve shqiptarë të kësaj zone u është vështirësuar lëvizja. Rreth 100 serbë janë duke protestuar para komunës paralele serbe në veri të Mitrovicës, ndërkohë që janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. 17 Maj 2012, 15:06
-
EULEX arreston tre policë, ndër ta komandanti i njësisë speciale
17 Maj 2012, 15:40Janë arrestuar tre pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ndër ta edhe Bekim Suma, komandant i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Ferizaj., si të dyshuar për rastin e shpërthimit në lagjen “Dardania” në Prishtinë, saktësisht të lokalit “Sekiraça”, që ishte pronë e të shumë kërkuarit Enver Sekiraça.
-
LDK kërkon hetim ndaj tentativave të Rugovës
17 Maj 2012, 15:11LDK ka reaguar lidhur me deklarata të hapura për dy tentimatentate ndaj themeluesit e kryetarit të LDK-së, dr Ibrahim Rugovës, në vitin 2004 dhe në vitin 2005, pikërisht në kohën kur Rugova ishte President i Republikës së Kosovës.
-
Të shtëna armësh në veri pranga
17 Maj 2012, 15:06
një serbi për sulm ndaj policisëSituata në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës është tensionuar, ndërsa banorëve shqiptarë të kësaj zone u është vështirësuar lëvizja. Rreth 100 serbë janë duke protestuar para komunës paralele serbe në veri të Mitrovicës, ndërkohë që janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
-
Policia serbe sulmohet në Luginë të Preshevës
17 Maj 2012, 11:13Sipas policisë serbe, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është shtënë me refale automatiku mbi punktin policor në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit. Shqiptarët e quajnë tendencioze dhe fabrikim për përfitime elektorale.
-
Hoxhaj takohet me Ban Ki Mun
17 Maj 2012, 11:10Hoxhaj ka kërkuar nga Ban Ki Moon që të ushtrojë ndikim mbi Serbinë për të hequr dorë nga mbështetja e strukturave ilegale, policore dhe paramilitare në veri të Kosovës.
-
Zhbogar i përgjigjet Thacit:
17 Maj 2012, 10:26
Integrimi në BE varet nga PrishtinaIntegrimi në BE varet nga Kosova. Ky është reagimi i shefit të zyrës së Bashkimit Europian në Kosove, Samuel Zhbogar, pas kritikave të kryeministrit kosovar Hashim Thaci se vonesat e Brukselit ndaj PRishtinës në procesin integrues janë të pajustifikueshme.
-
Promovohet sot abetarja
17 Maj 2012, 07:32
e përbashkët Shqipëri-KosovëPromovohet sot në Prizren 'abetarja e përbashkët'. Në ceremoninë që organizohet në Qendrën SPortive "Sezai Surroi" në Prizren marrin pjesë kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe ai kosovar, Hashim Thaci.
Të dy kryeministrat do të përshëndesin me një fjalim të pranishmit, ndërsa më pas është planifikuar zbulimi i abetares së përbashkët dhe shpërndraja e disa kopjove nga të dy kryeministrat Berisha dhe Thaci. -
Assad: Opozita siriane po
16 Maj 2012, 19:48
stërvitet ushtarakisht në KosovëPresidenti sirian Bashar al Assad ka deklaruar sot se trupa ushtarake të opozitës siriane po trajnohen në Kosovë me qëllim “për të fituar përvojë në përgatitjen e një pushtimi ushtarak”.
-
Kosova vë regjim vizash për disa shtete
16 Maj 2012, 16:28Qeveria ka aprovuar vendimin për futjen e regjimit të vizave për një numër shtetesh të botës. Ky vendim është pjesë e angazhimeve në procesin e integrimeve evropiane dhe për sigurinë.
-
Lunaçek: Kemi qenë të ngadalshëm në raport me Kosovën
16 Maj 2012, 14:59Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se Bashkimi Evropian po ecë shumë ngadalë në përmbushjen e premtimeve të dhëna për Kosovën.
-
Komisioni për zgjedhjet takim në kafiteri, Vetëvendosje reagon
16 Maj 2012, 14:24Vetëvendosje është kundër takimeve që nuk ndjekin rregullat dhe procedurat e miratuara nga Kuvendi apo Komisioni. Takimet mes liderëve për sistemi zgjedhor rrezikojnë të pezullojnë punën dhe funksionin e Kuvendit dhe komisioneve.
-
Pasaportat serbe
16 Maj 2012, 13:42
sherr për ekstradim në SerbiMarrëveshja për ekstradimin e firmosur mes Kosovës dhe Zvicrës do t'ju vijë në ndihmë qytetarëve kosovarë, të cilët janë të dënuar në burgjet e shteteve të ndryshme evropiane. Por kjo nuk vlen për të burgosurit, të cilët gjenden në burgjet e shtetit serb, për shkak të raporteve aktuale ndërmjet dy vendeve.
-
Komisioni i MPB korrigjon datëlindjet
16 Maj 2012, 09:57Ndryshimet e datëlindjeve dhe statuseve personale nga një komision i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mënyrë kundërligjore, kanë bërë që misioni i BE-së për forcimin e sundimit të ligjit- EULEX të nisë hetimet në lidhje me këto shkelje.
-
73 përqind e të rinjëve kosovar janë të papunë
16 Maj 2012, 09:46Sipas Agjencisë pë Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, 73 % të të rinjëve në Kosovë janë të papunë.
-
Rizgjidhet kryetari i Gjykatës Kushetuese
16 Maj 2012, 09:34Enver Hasani është rizgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pas seancës së mbajtur më 14 maj.
-
Prishtinë, plani i dialogut për veriun publikohet në 10 shtato
16 Maj 2012, 09:29Qeveria e Kosovës do të shfrytëzojë prezencën e përfaqësuesve të 25 shteteve anëtare të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për të prezantuar planin e dialogut për veriun e Kosovës, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
-
PDK tërhiqet, familjarët e të pagjeturve protestuan
16 Maj 2012, 09:21Partia Demokratike e Kosovës është tërhequr dje nga iniciativa për t`i kthyer në rivotim në Kuvendin e Kosovës rekomandimet e miratuara javën e kaluar, një prej të cilave parasheh kushtëzimin e bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, familjet protestuan para Kuvendit të Kosovës.
-
Maqedoni, kryeprokurori Shvrgovski kemi prova të sigurta për vrasjen e pesë-fishtë
16 Maj 2012, 09:18Prokurori i përgjithshëm i Maqedonisë, Lubço Shvrgovski deklaroi se prokuroria ka siguruar dëshmi të sigurta lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Ai pohoi se grupi që është ndaluar në operacionin “Mostër” janë autorë dhe kanë ndihmuar në kryerjen e krimit makabër.
-
Thaçi: Vonesat e Brukselit janë të pajustifikueshme
14 Maj 2012, 19:41Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke adresuar sërish kritika në drejtim të Bashkimit Evropian për qasje ndaj Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se Kosova ka një të ardhme të sigurtë evropiane. Sipas kreut të Ekzekutivit, këto vonesa të Brukselit ndaj Kosovës janë të pajustifikueshme, ngase Kosova po implementon në afat rekord të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet tregtare dhe përgatitjet për marrëveshjen e Stabilizim asociimit.
