Kosova & Rajoni
-
20 Janar 2019, 15:02
-
-
Protesta kundër emrit të Maqedonisë, grekët përleshen me policinë, përdoret gaz lotsjellës
20 Janar 2019, 14:22Në protestë ndodhen rreth 100 mijë grekë.
-
Marrëveshja e Prespës/ Athina në flakë, grekët përplasen me policinë, 44 të plagosur (VIDEO-FOTO)
20 Janar 2019, 13:45Protesta eskaloi në dhunë, për të neutralizuar turmën e njerëzve, policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa raportohet për 44 të plagosur, mes tyre 20 policë. Me pankartat: Maqedonia është Greqi, qytetarët grekë kundërshtuan emrin e ri të Maqedonisë, që është Republika e Maqedonisë së Veriut.
-
E pazakontë/ Lind në Prizren foshnja me një dhëmb në gojë
20 Janar 2019, 10:09I ati i vajzës, Arif Krasniqi ka thënë se Amelia ka ardhur në jetë me një dhëmb të dalë para kohe, pavarësisht se foshnjave dhëmbët nisin tju dalin pas 6 muajsh.
-
Taksa ndaj Serbisë/ Thaçi i kundërvihet Haradinajt: S’ka kohë për teka personale, të dëgjohet SHBA-ja
19 Janar 2019, 15:42Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur në një rrjet social se institucionet përgjegjëse të vendit duhet ta zbatojnë sa më parë urdhrin e SHBA-së për heqjen e menjëhershme të taksës 100% ndaj mallrave importuese serbe. Ai ka cilësuar më tej se miqësia e përhershme midis dy vendeve nuk duhet marrë si e mirëqenë.
-
“Hiqni taksën për produktet serbe”, Vuçiç paralajmëron BE-në: Ndikoni tek Prishtina, do kemi probleme
18 Janar 2019, 21:02Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndikojë më fuqishëm te Prishtina për heqjen e taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia. Në një konferencë për media në Beograd, Vuçiç kërkoi nga Prishtina që të heqë taksën, duke thënë se është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, përndryshe kreu i qeverisë së Beogradit paralajmëron probleme.
-
U la në arrest shtëpie, arratiset ekstremisti që dhunoi barbarisht Ziadin Selën në Kuvendin e Maqedonisë
17 Janar 2019, 22:58I akuzuari Nikolla Vojminovski duhet të vuajë 13 vite burg. Deri në fillim të muajit maj 2018 ai ka qenë në paraburgim, por për shkak të problemeve me zemrën, me propozim të avokatit, Gjykata Themelore Shkupi 1 ia ndërpreu paraburgimin dhe i caktoi masë paraburgim shtëpiak.
-
Shqipja prej dy ditësh gjuhë zyrtare, Talat Xhaferi drejton Kuvendin në gjuhën maqedonase (VIDEO)
17 Janar 2019, 20:05Kur pritej që seanca parlamentare të zhvillohej edhe në gjuhën shqipe, siç edhe e parashikon ligji, kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e ka bërë një gjë të tillë, por ka vijuar me zhvillimin e saj në gjuhën maqedonase.
-
Misteri i çantës së zezë, qeni i Sharrit dhuratë nga Vuçiç dhe qëndrimi për Kosovën/ Ja çfarë ndodhi në vizitën e Putin në Beograd (FOTO)
17 Janar 2019, 18:23Putin në Beograd pritet nga 50 mijë njerëz. Presidenti rus përsëriti qëndrimin e Rusisë ndaj Kosovës. Vucic i dhuroi një qen Sharri 3 muajsh, ndërsa kudo presidentin e shoqëroi canta e tij e zezë “Cheget” ku mendohet se ndodhet sistemi i komunikimit me selinë e armëve bërthamore në Rusi.
-
Vladimir Putin mbërrin në Beograd, pritet në aeroport nga Aleksandër Vuçiç
17 Janar 2019, 13:19Mbërritja e presidentit rus në Beograd mësohet se ka mobilizuar shumë forca policore, ndërkohë që, mediat serbe raportojnë se ai do të pritet nga rreth 50 mijë njerëz. Kjo vizitë pritet të kulmojë me diskutimin e çështjes së Kosovës.
-
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut: Kosova, përparim të ngadalshëm
17 Janar 2019, 11:05Në raportin e publikuar të enjten, thuhet se udhëheqësit e Serbisë dhe të Kosovës, në muajin gusht publikuan një plan kundërthënës për “rivizatimin e kufijve” si pjesë e një marrëveshjeje paqësore në mes të dyja vendeve.
-
Hahn sot në Kosovë, takohet me kryeministrin Haradinaj
17 Janar 2019, 08:48Komisioneri evropian Johannes Hahn do të takojë sot në Kosovë kryeministrin Ramush Haradinaj në ndërtesën e Qeverisë. Ndonëse tema e diskutimeve nuk dihet, ky takim vjen në kohën kur BE ka kërkuar nga shteti kosovar heqjen e taksave ndaj mallrave të importuara serbe.
-
Putin sot në Beograd, flamujt rusë dhe mbishkrimet 'Ne jemi vëllezër' 'pushtojnë' veriun e Mitrovicës
17 Janar 2019, 08:22Teksa pritet ardhja e presidentit rus Vladimir Putin në Beograd, qytetarët serbë të veriut duket se po dërgojnë mesazhe për raporte vëllazërore me Rusinë.
-
Akuzat për SHBA-në, Haradinaj i përgjigjet Putinit: Rusia sjell destabilitet në Ballkan, Amerika paqe
17 Janar 2019, 07:18Kreu i ekzekutivit të Kosovës theksoi se Amerika dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe.
-
Lëkundjet në kabinet/ Tsipras merr votëbesimin, i hapet rruga marrëveshjes me Maqedoninë
16 Janar 2019, 22:45Qeveria e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras i ka mbijetuar një mocioni votësimi në parlament edhe pse me vështirësi pasi vetëm 151 vota nga 300 deputetë të parlamentit grek, e kanë shpëtuar nga rrëzimi. Mocioni për votëbesim erdhi pas lëkundjeve në kabinetin qeveritar për shkak të marrëveshjes për emrin e Maqedonisë ku si pasojë dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, Kammenos.
-
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin akuzon SHBA-në: Po destabilizon Ballkanin
16 Janar 2019, 09:01Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-në për destabilizim të Ballkanit duke u shprehur se situata është shqetësuese.
-
Daçiç tregon për sherrin me Hashim Thaçin: Filluan të na akuzonin për genocid, na quajtën vrasës
16 Janar 2019, 08:44Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka treguar detaje lidhur me përplasjen fizike të ndodhur mes tij, presidentit Vuçiç, ministrit të Drejtësisë të Kosovës Hajredin Kuçit dhe presidentit Hashim Thaçit.
-
‘Me Thaçin ishim afër përleshjes fizike,’ Vuçiç: Flasim serbisht kur debatojmë
15 Janar 2019, 08:53Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe homologun e tij Hashim Thaçi në një intervistë për “TV Pink” ka zbuluar detaje lidhur ndodhitë gjatë bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel me palën kosovare.
-
Talat Xhaferi nënshkruan ligjin për gjuhët në Maqedoni, shqipja zyrtarisht gjuhë zyrtare
14 Janar 2019, 22:39Kryetari i Kuvendit, në Maqedoni Talat Xhaferi ka firmosur së fundi ligjin për gjuhët. Ligji është dërguar në Gazetën Zyrtare dhe pas shpalljes në këtë faqe zyrtare hyn menjëherë në fuqi.