Kosova & Rajoni
-
Kuvendi i Greqisë miratoi sot “Marrëveshjen e Prespës”. Marrëveshja për emrin Maqedonia e Veriut u miratua me 153 vota pro e 146 kundër që normalizon marrëdhëniet pas një mosmarrëveshje prej më shumë se 3 dekash mes dy vëndeve.
25 Janar 2019, 15:11 -
Marrëveshja e Prespës/ Protestë e agravuar përpara parlamentit grek, disa të plagosur dhe 4 të ndaluar
25 Janar 2019, 08:49Protesta që u zhvillua jashtë parlamentit grek, ku paralelisht po zhvilloheshin debate për Marrëveshjen e Prespës, solli përplasje të dhunshme me forcat policore. Teksa protestuesit hidhnin gurë dhe fishekzjarrë kundër policëve, këta të fundit iu përgjigjën me granata shpërthyese dhe gaz lotsjellës.
-
Presidenti i Kosovës njeh Juan Guaido-n si presidentin e ri të zgjedhur të Venezuelës
25 Janar 2019, 05:06Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njohur Juan Guaido-n si presidentin e Venezuelës. Përmes një shkrimi në Tëitter Thaçi e uron Guaido-n dhe e fton atë në Kosovë.
-
Marrëdhënia me Serbinë, analisti Nexhmedin Spahiu: Kosova tregoi muskujt, pavarësia do ti kushtojë
24 Janar 2019, 20:35Për analistin Nexhmedin Spahiu, Kosova ka treguar muskujt e saj duke vendosur 100 përdind taksë për mallrat serbë. Për Spahiun do të ketë një marrëveshje midis Shtetevë të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për të patur një kompromis për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit serb.
-
Policia Kosovare aksion kundër krimit
24 Janar 2019, 04:31Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion ku janë bastisur 10 lokale dhe ku janë shoqëruar16 persona në rajonin e policisë. Gjatë operacionit të realizuar nga policia janë konfiskuar 6 thika, një shufër metalike,1 dorezë hekuri si dhe është gjendur lëndë narkotike.
-
Kosovë-Serbi/ Vuçiç takon Merkel në Davos: Kemi të njëjtin qëndrim për të zgjidhur ngërçin
23 Janar 2019, 22:04Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur pas takimit të tij me kancelaren gjermane Angela Merkel se, kjo e fundit e vlerëson dhe e respekton dëshirën e Serbisë për të folur dhe për të arritur një kompromis në lidhje me Kosovën.
-
Plas skandali në politikën kroate, zv. kryeministri me prostituta dhe drogë në Serbi (FOTO)
23 Janar 2019, 21:37Lajmin e bën të ditur gazeta kroate ‘Nacional’, e cila i ka kushtuar zv.kryeminsitrit të qeverisë kroate një shkrim lidhur me përfshirjen e tij në trafik droge dhe duke festuar me prostituta.
-
Presidenti i Kosovës: Isa Boletini na la porosi bashkimin kombëtar
23 Janar 2019, 16:22Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në përkujtim të 103-vjetorit të vrasjes së Isa Boletinit, thotë se porosia e tij ishte bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë.
-
Haradinaj në Pejë: Shqiptari di të respektojë edhe armikun, por asnjëherë nuk jep nga toka dhe e drejta e tij
23 Janar 2019, 16:18Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e 120-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Pejës ka marrë pjesë në homazhe tek shtatorja e atdhetarit Haxhi Zeka, ndërsa ka dhënë një mesazh ku shprehet se populli shqiptar, di të respektojë edhe armikun por kurrë nuk jep nga toka dhe e drejta e tij.
-
Tarifa e mallrave serbe, Vuçiç takohet sot me Merkel: Do t'i kërkoj ndihmë për Kosovën
23 Janar 2019, 09:25Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në deklaratën e tij për shtyp u shpreh gjithashtu se deklaratat e kryeministrit Haradinaj për tarifën e mallrave serbe në kufi janë lajm i keq për tërë rajonin.
-
‘Iu dhanë vodka dhe u përpoqën t’i përdhunonin’/ Mediat greke për shqiptarin Aleksandro Luca: Mori dy vajza në makinë të zezë bashkë me grekun
22 Janar 2019, 17:17Aleksandër Luca, shqiptari 20-vjeçar i akuzuar për vrasjen e Eleni Topaloudi, është transferuar nga burgu i Gravenas në Ishullin e Rodosit, vend ku ndodhi edhe vrasja. Ndërkohë mediat greke thonë se shqiptari akuzohet edhe për të tjera abuzime seksuale me vajza të mitura.
-
Kosovë, mbetën të bllokuar në minerën e Stantërgut, dalin punëtorët e ngujuar në Trepçë
22 Janar 2019, 16:03Pas përballjes me mungesë të energjisë elektrike për shkak të djegies së transformatorit në ndërmarrjen e minierës së Trepçës, kanë dalë 29 nga minatorët e mbetur të ngujuar, për shkak të bllokimit në minierën e Mitrovicës në Kosovë.
-
‘Marrëveshja e Prespës’, Kryeministri grek Tsipras: Moment historik për Ballkanin, njohim shtetësitë, jo grupet etnike
22 Janar 2019, 14:26Me anë të një videoje rreth 107 minuta të gjatë, kryeministri grek Aleksis Tsipras ka sqaruar opinionin publik lidhur me marrëveshjen me Maqedoninë.
-
Dialogu me Serbinë/ Thaçi: Pas marrëveshjes, Kosova me ambasadë edhe në Rusi
21 Janar 2019, 15:50Thaçi ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e BE-së, NATO-s dhe OKB.
-
13 vjet nga vdekja e Rugovës, Kosova homazhe për ish- presidentin
21 Janar 2019, 09:54Homazhe në varrin e tij, takim në familjen Rugova dhe një akademi përkujtimore për presidentin e parë të Kosovës.
-
Oferta e Qeverisë së Kosovës/ 20 milionë euro më shumë për arsimin
21 Janar 2019, 05:41Rriten rrogat për rreth mbi 20 mijë punonjës të punësuar në sektorin e arsimit me rreth 20 milionë euro me shumë në vit, Protestuesve në Kosovë u kërkohet të ms protestojnë më.
-
Vulin: Europa po hesht për ‘Shqipërinë e Madhe’, ja mesazhi i Putin për marrëveshjen me Kosovën
20 Janar 2019, 18:55Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin deklaroi se Putin dërgoi një mesazh shumë të qartë diplomatik dhe politik, se Rusia e mbështet çdo zgjidhje që Serbia arrin me Kosovën
-
Serbi, protesta kundër Vuçiç, më shumë se 10 mijë njerëz në shesh: Liria e medies, parakusht për zgjedhjet
20 Janar 2019, 18:08“Sapo ka nisur” dhe “Vuçiç hajdut!” me këto sloganë më shumë se 10 mijë protestues të thirrur në shesh nga opozita, kanë shënuar javën e 8 të tubimeve anti-Vuçiç. Me thirrje kundër regjimit të presidentit, opozita e bashkuar kërkoi liri të mediave si parakusht për zgjedhjet. Pak kohë më parë, presidenti është shprehur se nuk do të përulet përpara kërkesave të opozitës për reformë zgjedhore dhe përmirësim të lirisë së shtypit, “edhe nëse do të dilnin 5 milionë njerëz në shesh”.
-
Thaçi për dialogun Prishtinë-Beograd: Korrigjimi i kufijve pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë
20 Janar 2019, 18:00Për herë të parë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar së fundmi se marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë nënkupton edhe ‘korrigjimin’ e kufijve mes dy vendeve.
-
Përplasja në Athinë, plagosen policë dhe protestues
20 Janar 2019, 16:17