Kosova & Rajoni

  • Debatet për demarkacionin sa vijnë e shtohen. Kështu, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka mbledhur deputetët e vet në krye me liderin Isa Mustafa, në sallën Alternative të Kuvendit, ku është diskutuar për këtë temë, raporton KTV.
  • Kryeministri Mustafa: Nuk do të ketë
     marrëveshje të re me Malin e Zi

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të ketë marrëveshje të re për demarkacionin me Malin e Zi, pasi që sipas tij, kjo do të nënkuptonte që Kosova të shpallë pavarësinë e saj edhe një herë, raporton “Zeri.info”.

  • Demarkacioni, Mustafa: Kosova dhe
    Peja nuk e humbin asnjë metër katro

    Kryeministri Isa Mustafa thotë se Kosova nuk e humb asnjë metër katror nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Sipas tij, Republika e Kosovës i ka 10.906 kilometra katror dhe Komuna e Pejës i ka 603 kilometra katror, aq sa i ka pasur më herët.

  • Vuçiç: Me shqiptarët do të jetojmë
     edhe 1000 vjet, nuk duam luftë 

    "Me shqiptarët e Kosovës do të jetojmë edhe 1000 vjetët e ardhshme dhe për këtë duhet të bashkëpunojmë në të mirë të të dyja palëve, që të gjejmë mundësitë me të mira politike, por duke mos i dëmtuar interesat kombëtare të asnjërit", ka thënë sot kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

  • Puçi në Turqi, flasin familjarët e
    Gjeneralit Adem Huduti në Kosovë

    Adem Huduti Gjenerali turk me origjinë nga Kosova, i cili po akuzohet se ishte prapa puçit kundër pushtetit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ka kaluar  një pjesë të fëmijërisë së hershme  në fshatin Reçan të Prizrenit.
     

  • Demarkacioni, Mustafa: Konsensus
    me të gjithë spektrin politik e qyteta

    Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se, së bashku me PDK-në po bëjnë përpjekje për konsensus brenda koalicionit, për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin.

  • Thaçi: Ushtria e Kosovës do jetë
    multietnike, trajnim nga NATO

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” në lidhje me deklaratën e Samitit të NATO-s në Varshavë. Ai i është gëzuar rëndësisë që NATO i ka dhënë Ballkanit perëndimor dhe pritjes mirë të aspiratës së Kosovës që të ofrojë siguri për banorët e saj dhe të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon.

  • Grushti i shtetit, MPJ: Shtetasit
    kosovarë të ndjekin udhëzimet tona

    Shef i kabinetit në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, Bashmir Xhema, deklaroi të shtunën se deri tani nuk ka shtetas kosovarë të lënduar nga dhuna e natës së shkuar.MPJ: Shtetasit kosovarë në Turqi të ndjekin udhëzimet tona

  • Demarkacioni, mbijetesa e
    radhës për koalicionin PDK - LDK

    E kanë cilësuar si koalicioni i elefantëve e ndonjëherë edhe si koalicion që vret demokracinë e brendshme apo edhe si “guns n’roses”, por Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, bashkë me pakicat, kanë vazhduar të qeverisin në Kosovë duke u mbështetur në numrat shumicë në Kuvend dhe duke i margjinalizuar partitë tjera.

  • Opozita dhe mazhoranca takohen
     për çështjen e demarkacionit

    Përfaqësues e pozitës dhe opozitës me ndërmjetësim të ambasadorëve që janë të akredituar në Kosovë kanë pasur një takim sot ku kanë diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi.Një burim ka treguar në kushte anonimiteti për Indeksonline temën e takimit dhe pjesëmarrësit që kanë qenë. Në këtë takim kanë qenë zyrtarë të lartë të AAK, NISMA-s, PDK-së dhe LDK-së, por jo edhe të Vetëvendosjes.Ardian Gjini dhe Blerim Kuçi kanë qenë nga AAK-ja. Bilall Sherifi dhJakup Krasniqi nga Nisma. Adem Grabovci dhe Xhavit Haliti nga PDK-ja, ndërsa nga LDK-ja ka qenë vetëm Arban Abrashi, ndërsa Lutfi Haziri e ka anuluar takimin.

  • Seanca në Kuvendin e Kosovës
    demarkacioni s'është në rend dite

    Me gjithë paralajmërimet se gjatë kësaj jave do të mbahet një seancë ku do të bëhej ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, siç duket kjo vështirë të ndodhë.

  • Ndryshojnë institucionet
    e Ekzekutivit në Kosovë

    Zvogëlimi i numrit të ministrive në Qeverinë e Kosovës do të ndodhë shumë shpejt. Burime të “Telegrafi”-t bëjnë të ditur se dikasteret e para që do t’i nënshtrohen këtij procesi janë Ministria e Diasporës, Ministria e Dialogut dhe ajo e Integrimit Europian

  • Britania mbështet Kosovën në rrugën
    euroatlantike edhe pas daljes nga BE

    Pavarësisht se Britania e Madhe tashmë i është nënshtruar një referendumi për daljen nga Bashkimi Evropian, ajo vazhdon të jetë mbështetëse e madhe dhe e fuqishme për Kosovën drejt anëtarësimit të saj në BE dhe në rrugën e saj euroatlantike.

  • Presidenti Thaçi: Gjenocidi në
    Srebrenicë tronditës edhe sot

    Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka kujtuar 11 korrikun, Ditën e masakrës së Srebrenicës. “Në ditët si kjo duhet të kujtojmë se sa e rëndësishme është të ruajmë dhe të forcojmë paqen në rajonin tonë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

  • Nuland godet opozitën:Marrëveshja
    e kufirit, problem i sajuar e artificial

    Ditën e sotme janë raportuar disa vështirësi qarkullimi dhe njëra prej tyre është ajo që po përjetojnë aktualisht qytetarët në zonën e Shëngjinit. “Kuvendi i Kosovës duhet që, gjatë kësaj vere, të gjejë zgjidhje sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland në një intervistë për televizionin publik.

  • Haradinaj: Të votohet kundër
    demakracionit me Malin e Zi

    Pavërësisht  thirrjes së nënsekretares sw  SHBA, Victoria Nuland  për miratimin e demokracionit e mbylljes kufitare me Malin e zi, kreu i AAK Ramush Haradinaj shkruan në rrjetin social facebook se votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon këtë përcaktim tonin.

  • Kosovë, Nuland: Luftoni krimin dhe
    miratoni vijën kufitare me Malin e Zi

    Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland ka mbërritur në Kosovë dhe ka takuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Më pas është takuar edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  si dhe me kryeministrin Isa Mustafa.

  • Victoria Nuland mbërrin në Kosovë
     takon Presidentin Hashim Thaçi

    Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland ka mbërritur në Kosovë dhe ka takuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Më pas Nuland do të takojë kryeministrin Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.

  • Kosovë, plagosi një 11-vjeçare
    dhe një polic, vritet nga policia

    Një person ka mbetur i vdekur pas një përleshje që ka pasur me disa pjestarë  të Policisë së Kosovës në qytetin e Gjilanit raportojnë mediat Kosovare. Ndërsa një pjestar  i policisë është në gjendje të rëndë nga plagët që ka marrë nga viktima.

  • Victoria Nuland nesër vizitë në
    Kosovë takon Thaçin e Mustafën

    Ndihmës-sekretarja e shtetit amerikan, Victoria Nuland, viziton nesër Kosovën, ku dhe do të takojë udhëheqësit shtetërorë. Axhenda nis nesër në mëngjes me takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe vazhdon me pritjen nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv