Kosova & Rajoni

  • Ditëlindja e një 20 vjeçari nga Kosova ka rezultuar fatale për të. Ai ka humbur jetën pasi është mbytur në një liqen në Berlin të Gjermanisë. Behar Xheladini nga Podujeva i lindur më 28 qershor 1996, u fut në liqen për t’u freskuar, por nuk mundi të diltë më prej andej. 
  • Shqipëri-Kosovë, kontroll të 
    përbashkët në Vërmicë e Morinë

    Në pikën e kalimit të kufirit në Vërmicë, dy drejtorët e Përgjithshëm, atij të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe të Policisë së Shqipërisë, Haki Çako, nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë-Morinë, në territoret respektive.
     

  • Mustafa: Na mbetet neve t’u krijojmë
    mundësi qytetarëve të lëvizin lirshëm

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pas rekomandimit për heqje të vizave nga komiteti për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian, mbetet tek institucionet e vendit që të marrin hapin e duhur.  

  • Vizat,Komisioni parlamentit europian
    miraton propozimin për Kosovën

    Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.Lajmi është bëri i ditur nga raportuesja  për Kosovën Ulrike Lunacek në një postim në tëitter.

  • Fajon: Marrëveshja për kufirin para
    pushimeve verore, ndryshe s'ka viza 

    Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se “nëse Kuvendi i Kosovës nuk e bën ratifikimin e marrëveshjes para pushimeve të verës, do të mund të rrezikojë votën në Parlamentin Evropian dhe të shtyjë gjithë procesin”.

  • Shqiptarët e Mitrovicës për herë
    të parë pas 17 vitesh falin namazin 

    Shqiptarët e veriut të Kosovës, 17 vjet pas luftës, për herë të parë kanë falur namazin e Bajramit të madh në Sheshin ‘Adem Jashari’ në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës. 

  • PE shtyn në shtator liberalizimin
    e vizave për qytetarët e Kosovës

    Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, njëherazi raportuese e Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën, ka njoftuar se votimi për rekomandim për liberalizim të vizave për Kosovën është shtyrë për shtator dhe se ky votim varet shumë nga ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

  • Mustafa në Samitin e Liderëve kërkon
     përkrahje për projekte zhvillimore

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillon punimet në Paris. Kreu i ekzekutivit kosovar mori pjesë në takimin qendror të Samitit, ku ishin të pranishëm presidenti francez Hollande, kancelarja gjermane Merkel, kancelari austriak Kern, kryeministri italian Renzi, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.

  • Isa Mustafa në Samitin e Liderëve 
    në Paris, kërkon liberalizimin e vizave

    Të hënën, Mustafa do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm presidenti francez François Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel, kancelari austriak Christian Kern, kryeministri italian Matteo Renzi, zëvendëspresidentja e KE-së, njëherësh përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

  • Vuçiç: Nëse Serbia kthehet kundër
    BE mund të rihapet konflikti në Ballkan

    “Nëse Serbia kthehet kundër Bashkimit Europian, konflikti i vjetër mund të rihapej në Ballkan, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur”. Kështu shprehet kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç në një intervistë për prestigjiozen gjermane “Bild”.

  • Thaçi: Kosova e Serbia, të përmbushin
    pa kushte marrëveshjet e Brukselit

    President Hashim Thaçi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin, pa kushte, detyrimet e tyre në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Ai, në një intervistë për Beta, ka thënë se pret shpejt formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, e cila do të jetë multietnike dhe do të hap perspektivën e anëtarësimit në NATO, transmeton Koha.net.

  • Mustafa: Deklarata e 2 korrikut
     i parapriu çlirimit të Kosovës 

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kujtuar 2 Korrikun e vitit 1990, duke thënë se deklarata e Kushtetuese i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe proceseve të pavarësimit dhe çlirimit të Kosovës. Në rrjetin social Facebook Mustafa shkruan se mbi njëçerekshekulli më parë, më 2 korrik të vitit 1990, deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese, të njohur si Deklarata e 2 Korrikut.

  • VV-Mustafës: Për ty territori i
    Kosovës nuk është i rëndësishëm

    Kryeministri i Kosovës, Isa Musafa ka përsëritur se Kosova duhet që ta bëj shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kusht ky sipas tij, i vendosur nga Bashkimi Evropian që qytetarët të lëvizin pa viza.

  • Presidenti Thaçi: Kosova dhe EULEX
     do të vazhdojnë bashkëpunimin 

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ushtruesin e ri të detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, pas miratimit të ligjit të ri si dhe pas ristrukturimit të misionit, njofton kumtesa presidenciale,transmeton Koha.net.

  • Mali i Zi notë proteste Kosovës, për 
    vendosjen e flamurit shqiptar në kufi

    Ministria malazeze e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane kanë dërguar një notë proteste në Prishtinë për vendosjen e flamujve të Shqipërisë dhe mbishkrimet ‘Republika e Kosovës’ dhe ‘Mirë se vini’, që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur në territorin e Malit të Zi.

  • Botërori, Kosova do i luaj ndeshjet
    në stadiumin e ri “Loro Boriçi”

    Kombëtarja e Kosovës do ti luaj ndeshjet e saj kualifikuese për botërorin “Rusi 2018”, në Shqipëri. Federata e Futbollit në Kosovë ka konfirmuar se ndeshjet do të luhen në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër. 

  • Serbët festojnë betejën e Fushë-
    Kosovës, thirrje 'Kosova është Serbi'

    Serbët sot shënojnë përvjetorin e 627 të Betejës së Kosovës. Ata kanë filluar të mblidhen në vendin ku mendohet se ka ndodhur kjo betejë, në Gazimestan. Ata janë nën përcjellje të rreptë të forcave policore.
     

  • Kërcënohet imami shqiptar në
    SHBA: "Do tu ther ju muslimanë"

    Një imam shqiptar në një xhami në Staten Island, New York City është bërë objektivi i kërcënimit nga një person anti-musliman. Siç raporton Steve Langford, gazetari i CBS2 një burrë "i armatosur" me një tub metalik në dorë ka pritur përfundimin e faljes së Ramazanit dhe mjaft i zemëruar është drejtuar tek imami Tahir Kukiqi duke i thënë: Do t’ju ther, do t’ju ther keq!

  • Serbët vendosin në Veri të 
    Mitrovicës shtatoren e Car Llazarit

    Është vendosur në Veri të Mitrovicës shtatorja e Car Llazarit. Ajo është e vendosur pranë urës së Ibrit, dhe sipas një plani të Komunës së Mitrovicës Veriore revitalizimi i kësaj ure bëhet i padobishëm, pas vendosjes së kësaj shtatoreje dhe parkut që do të bëhet përreth saj.

  • Thaçi: Spanja nuk është Serbi, e as
    Katalonia Kosovë, na njeh së shpejti 

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur besimin e tij se Spanja, “një shtet miqësor”, së shpejti do të njohë pavarësinë e Kosovës. Këtë deklaratë Thaçi e ka bërë gjatë një interviste për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, ku nuk ka dashur të tërheq paralele mes shkëputjes së Kosovës nga Serbia dhe lëvizjeve separatiste në Spanjë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv