Kosova & Rajoni

  • I Ngarkuari i Kosovës me Punë në Tiranë, Ramiz Lladrovci, gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, sqaron ndjeshmërinë e qytetarëve, por edhe të shtetit të tij, për vizitën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Ai flet për vizionin e Ramës në Serbi dhe marrëdhëniet ekonomike: Duhet të krijohet një dhomë e përbashkët tregëtare.
     
  • Qëllohet me vezë makina e
    Kryeministrit, arrestohet anëtari i VV

    Policia e Kosovës ka bërë me dije se makina e Kryeministrit Isa Mustafa është qëlluar me vezë nga disa persona në Prishtinë. 

  • Ndërron jetë akademiku kosovar
    Mark Krasniqi, autorë i 35 librave

    Akademik Mark Krasniqi ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare sot pas mesnate rreth orës 00:35 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

  • Kapen 5 kosovarë për terrorizëm
    mbanin në telefon material të ISIS

    Autoritetet bullgare ndaluan të mërkurën në mbrëmje persona të dyshuar për terrorizëm në pikën kufitare me Maqedoninë.

  • Emigrimi,Thaçi për 'The telegraph'
    Ballkani zgjidhja jo problemi

    Ministri i Jashtëm i Kosovës në një intervistë për të përditshmen britanike "The Telegraph" lidhur me krizën e refugjatëve në Ballkan Kosova ka vuajtur krizën e emigrantëve masiv që  në fillim të këtij viti duke shprehur gjithahstu se Ballkani është pjesë e zgjidhjes dhe jo problemi vetë.

  • Marrëveshjet, Mustafa: Në
    përputhje me Kushtetutën

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Asociaocioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive. Duke komentuar marrëveshjet e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, Mustafa tha se janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

  • Videolajm/ Mediat:Ja intenerari 
    ​i kosovarëve drejt Gjermanisë

    Mediat gjermane kanë krijuar një skicë për rrugëtimin që ndjekin kosovarët drejt Gjermanisë ku më pas kërkojnë azil. Siç dallohet edhe në video ata ndahen në dy grupime. I pari që lëviz me të gjitha letrat në rregull duke kaluar me autobus përmes Malit të Zi, Sllovakisë, Kroacisë, Italisë për të dalë në Austri ku marrin më pas rrugën për në Gjermani.
     

  • ​Prokurorja Badivuku i mbante 
    paratë e ryshfetit në frigorife

    Prokurorja, Vaide Badivuku, kishte marrë 22 mijë euro ryshfet për t’i liruar makinat e sekuestruara të familjes Hasani që po hetoheshin për fajde. Po kjo familje kishte dhënë edhe 10 mijë të tjera për t’u liruar nga paraburgimi dy pjesëtarë të saj. Me paratë e ryshfetit që i kishte vendosur në frigorifer, Badivuku ishte nisur për pushime në Austri.

  • Bruksel, Kosova dhe Serbia
    arrijnë katër marrëveshje

    Kosova dhe Serbia kanë arritur sot në Bruksel katër marrëveshje. Në përfundim të negociatave, dy kryeministrat kanë firmosur marrëveshjet pas shumë orësh diskutime. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtëm në KE, Federica Mogherini. Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar duke thënë se, marrëveshjet përfshijnë dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe.

  • Dështon projekti për
    hekurudhën Kosovë-Shqipëri

    Projekti për hekurudhën Kosovë – Shqipëri, i reklamuar prej vitesh, nuk do të zërë vend në diskutimet e Samitit të Vjenës, ku gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 27 gusht për infrastrukturën rrugore që lidh kryeqendrat e rajonit. 

  • Rinisin sot bisedimet në nivel
    teknik mes Kosovës e Serbisë

    Rinis sot raundi i ri i bisedimeve në nivel teknik mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ndërkohë që nesër pritet që bisedimet në fillojnë në nivel kryeministrash.

  • ​Po shkonte me pushime në Austri
    arrestohet për korrupsion prokurorja

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar arrestimin e prokurores së Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Vaide Badivuku. Sipas Prokurorisë Speciale, Badivuku është arrestuar së bashku me dy ndërmjetësues ndërsa i treti gjendet në arrati.

  • Thaçi:S’barazohet gjenocidi serb
    me krimet individuale në Kosovë

    Nuk do të rrimë duarkryq nëse Gjykata barazon krimet e Serbisë me veprimet e individëve të shtypur. Është ky paralajmërimi që ka bërë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u diskutua për raportin e radhës së sekretarit të përgjithshëm Ban ki-Moon lidhur me situatën në Kosovë.  VIDEO

  • Ambasadori i ri SHBA-ve,
    Greg Delawie mbërrin në Kosovë

    Ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka mbërritur në Prishtinë, ku nesër do të dorëzojë letrat e tij kredenciale te Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, dhe pas takimit do të japin deklarata për mediat.

  • Ministri Hyseni: 46 kosovarë u
    vranë në luftërat në Siri e Irak

    Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka deklaruar që numri i kosovarëve të vrarë në Siri dhe Irak që nga fillimi i konfliktit është 46 persona.

  • Kosovë, Presidentja nënshkruan
    dy ligjet e para të Gjykatës Speciale

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka nënshkruar dy Ligjet për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, pas një letërkëmbimi të Shefes së Shtetit me Gjykatën Kushtetuese.

  • Haradinaj ngre flamurin shqiptar
    në kufirin Kosovë-Mal i Zi

    Ramush Haradinaj është parë në mesin e një grupi qytetarësh nga Kosova të cilët të mbledhur në kufirin e Kosovës me Malin e Zi duke ngritur ngritur flamurin shqiptar

  • Kosova e lufta kundër korrupsionit

    Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se lufta kundër korrupsionit në Kosovë është përparësi e shpallur në letër nga institucionet e vendit, por rezultatet e saj janë të pakta, veçanërisht në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

  • "Djeg" 30 mijë euro, nuk i ofruan
     vlerën reale për kuponat tatimorë

    Një qytetar i zhgënjyer me mënyrën e pagesës nga Administrata Tatimore e Kosovës për mbledhjen e kuponave tatimore, ka vendosur që t’i djeg të gjithë kuponat e mbledhur.

  • Mediat: Greqia së shpejti njeh
    Kosovën si një shtet i Pavaru

    Portali pan­evropian “EurActiv” ka botuar një artikull të radhës rreth zhvillimeve më të fundit në raportet mes Republikës së Kosovës dhe Greqisë. EurActiv citon mediet serbe sipas të cilave njëri nga kushtet për marrjen e ndihmës financiare nga Perëndimin përfshin njohjen e Kosovë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv