Kosova & Rajoni

  • Një 19-vjeçar nga Kosova pritet që të garojë në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës. Bëhet fjalë për Veton Rasaj, i cili do të garojë për të qenë një prej deputetëve më të rinj në këtë vend. Rasaj është lindur dhe rritur në Zvicër, ndërsa familja e tij është me origjinë nga Kosova. Suksesi i tij i parë në Zvicër është si kryetar i Forumit Rinor në kantonin e Sangalit të Partisë Demokristiane (CVP).
  • Nora Ahmetaj: Kosova nuk është 
    gati të ballafaqohet me të kaluarën

    Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Ahmetaj e cila ka hulumtuar krimet e luftës në Kosovë dhe rajon, konsideron se vendimi për krijimin e Gjykatës Speciale vjen si pasojë e punës jo të mirë të gjyqeve në Kosovë

  • Miliona euro dalin jashtë Kosovës 

    Ekspertë të çështjeve ekonomike, duke iu referuar të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tregtinë e jashtme, ku flitet për një deficit të lartë tregtarë, theksojnë se Kosova po vazhdon të kalojë në një situatë jo të mirë ekonomike.

  • Tom Gashi: Gjykata Speciale për
    krimet e UÇK është një gjyq politik

    "Raporti i senatorit Dick Marty të cilin e ka miratuar Këshilli i Evropës në vitin 2011, në të cilin kërkohet hetimi i disa udhëheqësve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë politik, sikurse që është edhe Gjykata Speciale gjyq politik sepse formimin e kësaj gjykate e kërkojnë politikanët" ka thënë avokati i njohur kosovar, Tom Gashi.

  • Mogherini: Kosova hap jetik
    Britania: Gjykata Speciale në Hagë

    Vendimi i Kuvendit të Kosovës për t’i hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është përshëndetur nga përfaqësues të shumtë ndërkombëtarë. VIDEO 

  • Fotolajm/ Thaçi qëllohet me
    shishe uji nga veteranët protestues

    Zëvendëskryeministri Hashim Thaci është goditur me shishe uji nga veteranët të cilet protestonin para qeverisë së Kosovës. Thaci u sulmua në momentin që la Kuvendin dhe po i drejtohej godinës së qeverisë.

  • Breshër dhe stuhi në Kosovë
    Përmbytet Prishtina (Foto)

    Videot dhe fotot që vijnë nga Prishtina tregojnë se Kosova është përfshirë nga një stuhi shiu dhe breshëri. Kanalizimet në kryeqytetin e Kosovës nuk po mund të përpijnë ujin e shiut dhe për këtë arsye është shkaktuar një përmbytje në rrugë. Reshjet e dendura janë përcjell edhe me erëra të forta.  VIDEO

  • Kuvendi i Kosovës kalon me
    82 vota pro Gjykatën Speciale

    Parlamenti i Kosovës ka miratuar me  82 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim ndryshimet Kushtetuese që i hapnin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale. Deputetët e opozitës edhe pse të pranishëm në Parlament nuk kanë marrë pjesë në votim. Seanca parlamentare ka nisur sot në orën 10 të mëngjesit në Kosovë seanca e radhës për miratimin e Gjykatës Speciale.  VIDEO

  • ​Shifra alarmante të dhunës fizike
    e seksuale ndaj fëmijëve në Kosovë

    Rreth 512 fëmijë janë abuzuar në Kosovë gjatë katër vjetëve të fundit. Bëhet fjalë për 324 femra dhe 188 meshkuj nën moshën 18 vjeç, që i janë nënshtruar formës fizike dhe asaj emocionale të dhunës. Keqtrajtimi i fëmijëve ka marrë 12 jetë fëmijësh vetëm brenda periudhës 2011-2014.

  • Haradinaj: Koalicioni LDK-PDK
    vetëm në dobi të Thaçit e Mustafës

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se koalicioni LDK-PDK është vetëm në dobi të Thaçit dhe Mustafës por jo në dobinë e qytetarëve. Këtë koment Haradinaj i bëri në Pejë, ku Këshilli Drejtues i degës së AAK-së ka zgjedhur kryesinë e re të degës.

  • Prokuroria Speciale padi për
    mashtrim në Universitetin e Prishtinës

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve për veprën penale “Mashtrim në detyrë”. Siç njofton Prokuroria përmes një njoftimi për media, sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve, Enver Hasani ish-rektor i Univeristetit të Prishtinës, Hakif Veliu ish-shef i zyrës së prokurimit në UP dhe AlberAlbert Ragipi drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana.

  • Kosova i hap rrugën Gjyk.Speciale
    Miratohet sërish amendamenti

    Kabineti qeveritar në Kosovë miratoi për herë të dytë amendamentin kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, për krimet e luftës dhe më pas e çoi për riprocedim në kuvend.
     

  • Dramë, vajza preferon të vdesë në
    Gjermani se sa të kthehet në Kosovë

    “Dramë në Fichtelsee. Ata preferojnë të vdesin në Gjermani se sa të kthehen në Kosovë”. Kështu e ka nisur lajmin e tentativës për vetëvrasje të një të reje kosovare, e përditshmja gjermane “Kurier”.

  • Qeveria e Kosovës të premten
    shqyrton ndryshimet kushtetuese

    Qeveria e Kosovës pritet që të premten të shqyrtojë dhe riprocedojë në Kuvendin e Kosovës propozimet për ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë me ngritjen e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte.

  • Thaçi për mediat gjermane: Ndalja
    e azilkërkuesve është sukses i yni

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën Gjermane “Handelsblatt” ka folur për liberalizimin e vizave, MSA-në, zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe luftën kundër migrimit ilegalë.

  • ​Ministri Hyseni: Aktualisht 100
    shtetas të Kosovës luftojnë krah ISIS

    Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, gjatë një vizite në komunën e Pejës ka deklaruar se aktualisht rreth 100 shtetas të Kosovës luftojnë krah ISIS-it. Hyseni, vuri në dukje dukurinë shqetësuese të pjesëmarrjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës në luftërat e huaja, duke thënë se deri tani janë vrarë 40 shtetas në luftën e xhihadit.

  • ​Kosovë, 14 policë akuzohen
    për marrëdhënie me të mitu

    Dy vajza të mitura 14 dhe 15 vjeçe janë mbajtur në kushtet e “skllavërisë seksuale” në Suharekë të Kosovës. Të përfshirë në këtë skandal duket se janë 14 punonjës policie. Fillimisht dyshohet se ishin përfshirë 9 efektive, por pas hetimeve numri ka shkuar në 14.

  • Daçiç letër Ban Ki-moon: Kosova
    nuk hyn në UNESCO, s'është shtet

    Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç i ka shkruar letër sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, me rastin e aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në Agjencinë e OKB-së për Arsim Shkencë dhe Kulturë – UNESCO. Daçiç:  Kosova nuk mund të hyjë në UNESCO sepse nuk është shtet.

  • Die Welt:Presidentja e Kosovës flet
     për futbollistët, "harron" azilantët

    Intervista e Presidentes së Kosovës, Ahtifete Jahjaga në Televizionin Publik Gjerman ka ngjallur shumë polemika e diskutime. Në portalin gjerman Die Welt shkruhet se Presidentja e Kosovës flet për futbollistët e shumë gjëra të tjera, por "harron" të flasë për azilantët

  • Gjermanët lënë Jahjagën të 'flasë
    me vete', s'përgjigjet për azilantët

    Fluksi i madh i shtetasve kosovarë të cilët largohen nga vend i tyre kryesisht drejt Gjermanisë, për një jetë më të mirë e me shpresën se në këtë shtet do të përfitojnë azil, ka bërë që  Televizioni Publik Gjerman ZDF, të realizojë një bisedë telefonike me Presidentet e Kosovës Atifete Jahjaga.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv