Kosova & Rajoni

  • Ka kaluar më shumë se një muaj, që nga 16 janari kur u ekzekutua Oliver Ivanoviç, kreu i Iniciativës Qytetare Serbe, por ende nuk dihet se kush e kreu ekzekutimin e tij
  • Demarkacioni, liderët
    kosovarë arrijnë marrëveshjen

    Subjektet politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, më në fund, kanë arritur konsensusin për votimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.

  • Hoti: keqardhje për Haradinaj,
    nuk përfaqëson interesat e vendit

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti ka thënë se Ramush Haradinaj është për keqardhje se si nuk po del nga lëkura e liderit të partisë kur tashmë është kryeministër i vendit.

  • Ngec demarkacioni, qëllohet
    me vezë Albin Kurti

    Kuvendi i Kosovës ka shtyrë sërish seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Seanca e jashtëzakonshme fillimisht ishte parashikuar të mbahej një ditë më parë, por u shty për sot. Por edhe në seancën e së premtes duket se nuk u arrit asnjë marrëveshje, duke e shtyrë serish seancën për ditën e mërkurë.

  • Demarkacioni, kryetari i Kuvendit:
    Jemi shumë pranë konsensusit

    Kryetari i Kuvendit dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar takime të tjera mes subjekteve politike për të arritur një marrëveshje për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

  • Zyrtarët e BE të mërkurën në
    Kosovë,a do arrihet Demarkacioni?

    Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

  • Ish-amb.SHBA në Serbi: Katër 
    skenarë të mundshëm për Kosovën

    Kompromisi për Kosovën është i mundur vetëm përmes një marrëveshje të drejtpërdrejtë midis Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë ish-ambasadori i SHBA-ve në Serbi, William Montgomery, por thekson se ai nuk është optimist për këtë çështje.

  • Marrëveshja për demarkacionin,
    Kuvendi shtyn sërish seancën

    Shtyhet sërish votimi në Kuvend i marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin (vijën kufitare). Seanca kishte debate mes shumicës dhe Vetëvendosjes. Në fund, LDK dhe PDK kanë kërkuar që seanca për ratifikimin e demarkacionit të shtyhet për një ditë tjetër në mënyrë që t’u jepet kohë partive politike që të arrijnë konsensus.

  • VD/'Me mburrje i themi botës jemi
    shqiptar', Haradinaj vargje si në luftë

    "Me mburrje i themi botës jemi shqiptar". Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është bërë pjesë e aktivitetit “Kosova Trail Running Association” për nder të 10-vjetorit të pavarësisë dhe 20 vjetorit të fillimit të Luftës Çlirimtare, ku do të organizohet vrapimi prej 100 km i quajtur "Shtegu i Shpresës". 

  • S'ka vendim për Demarkacionin,
    seanca nesër, SHBA:Votojeni!

    Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të premten në orën 10:00 seancë për Demarkacionin me Malin e Zi. Kuvendi u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme, por u mbyll pa një vendim, i cili pritet të merret ditën e nesërme. Në marrëveshje theksohet se pas ratifikimit të demarkacionit në kuvend, të dyja vendet do të rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.

  • Rusia paralajmëron Serbinë:Pjesë
    e dialogut për Kosovën, nëse...!

    “Në qoftë se SHBA-të përfshihen në dialog, edhe Rusia nuk do të mbetet pa reaguar. Në qoftë se kërkon Serbia edhe Rusia do të përfshihet në dialog", ka thënë Lavrov lidhur me procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit i cili po vazhdon me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

  • Haradinaj: Projektet më të mira
    për kosovën në samitin e Londrës    

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj do të bëjë  prezantimin e mbi 30 projekteve në samitin e Londrës javën që vjen. Samiti do të bëjë bashkë 6 kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), derisa në vazhdën e përgatitjeve, kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një takim me drejtorin e Konstituencës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku bën pjesë edhe Kosova, Ove Jensen, me të cilin  bisedoi në lidhje me  projektet me të cilat prezantohet Kosova dhe për lehtësimin e procedurave administrative deri tek financimi i tyre nga ana e BERZH-it

  • Kosovë,studentë e profesorë bëhen
    bashkë,thirrje Apelit:Lironi 4 aktivistët

    Sot në mesditë, një grup i studentëve e profesorëve,  para Bibliotekës Kombëtare, kanë vendosur një baner, me të cilin i bëhet thirrje Gjykatës së Apelit - që do të mbaj seancën me 22 shkurt për 4 studentët aktivistë, Adea Batushën, Egzon Halitin, Atdhe Arifin, Frashër Krasniqin - të Lirojë Studentët!  Në aktivitet u prononcuan studentja, Arlinda Gashi, dhe profesori në fakultetin e Arkitekturës, Egzon Bajraktari.

  • Dëbohet nga Gjermania kosovari,
    baba i gjashtë fëmijëve të mitur

    Gjermania ka vendosur të dëbojë një shqiptar nga Kosova, baba i gjashtë fëmijëve. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë Administrative (OVG), shkruan media gjermane stadtradio-goettingen.de.

  • Beteja e Haradinajt me demarkacionin
    marrëveshja nesër në Kuvend

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten në Kuvend Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi për miratimin e së cilës nevojiten së paku 80 vota të ligjvënësve. 

  • Kritikat, Haradinaj-Ramës: Mos
    shit mend, s'pranojmë leksione

    Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Mitrovicë është shprehur se i ka thënë kryeministrit shqiptar Edi Rama që ai e ndihmon Kosovën vetëm duke e zhvilluar Shqipërinë dhe jo përmes deklaratave. Haradinaj  ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për leksione nga askush.

  • Bushati: Pse po has vështirësi
    bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë

    Bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë, pavarësisht deklaratave politike të qeveritarëve të të dy vendeve, vijon të mbetet një “ëndërr në sirtar”. 

  • Janjiç: Serbia nuk do ta njohë
    Kosovën, as do ta pengojë atë

    Presidenti i Serbisë,  Aleksander Vuçiq, vazhdimisht po deklaron për mundësinë e arritjes sw  kompromisit me Kosovën, por si do të duket ky kompromis dhe çfarë pret ai të fitojë nga lëshimet në raport me shtetin kosovar?

  • Vendoset data e miratimit të
    demarkacionit në Kuvendin e Kosovës

    Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin e demarkacionit me Malin e Zi ishte planifikuar të mbahet të dielën në orën 18:00, por është shtyrë për një ditë tjetër.

  • Vuçiç takon Senatorin Amerikan:
    Kosovarët të jenë të gatshëm për...

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sonte është takuar me senatorin amerikan, Ron Johnson. Gjatë këtij takimi të dy janë pajtuar se durimi dhe fleksibiliteti zgjidhin të gjitha çështjet në rajon dhe përmirësojnë marrëdhëniet në mes Beogradit dhe Prishtinës

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv