Kronikë
-
Mes përfituesve janë edhe disa emra të njohur, si Rozeta Dobi, Milena Deraj, Erisa Fero dhe Marsela Pushani. Numrin më të madh të të liruarve e ka burgu i Lushnjës me 127 persona, i ndjekur nga Fieri me 104, Reçi me 101. Nuk përfitojnë autorët e krimeve të rënda, të dënuarit nga GJKKO dhe personat që hetohen ose gjykohen nga SPAK.
15 Korrik, 07:55 -
Vlorë/ E përplasi makina, humb jetën 80-vjeçarja në Vranisht
14 Korrik, 22:45Një aksident ka ndodhur në qendër të fshatit Vranisht në Vlorë ku një 59-vjeçar ka shtypur me makinë një 80-vjeçare. Si pasojë, e moshuara ka humbur jetën.
-
Aksident në Cërrik, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri! Makina merr përpara barrierën mbrojtëse, përplaset me murin (EMRAT)
14 Korrik, 19:10Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se përplasja e një “Mercedes Benz”-i dhe “Smart”-i ka shkaktuar dy viktima, Qemal Çala, 63 vjeç dhe Drilon Tabaku. Të dyja viktimat ndodheshin në automjetin tip "Smart."
-
Tiranë/ Dyshohet se i përfitoi nga lekët e drogës, 54-vjeçarit i sekuestrohen 2 apartamente dhe 1 garazh me vlerë 420 mijë € (EMRI)
14 Korrik, 17:08Rreth 420 mijë euro është vlera e 2 apartementeve dhe 1 garazhi që organet ligjzbatuese i sekuestruan sot një 54-vjeçari në Tiranë.
-
Policia e Shtetit dhe ICITAP konfirmojnë vijimin dhe thellimin e partneritetit strategjik (FOTO)
14 Korrik, 17:06Palët riafirmuan angazhimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me objektivin e përbashkët për ndërtimin e një Policie Shteti gjithnjë e më moderne, profesionale dhe më pranë qytetarëve.
-
Iu afruan pushuesve, gjobiten me 500 000 lekë dy drejtuesit e gomoneve në Vlorë! Bllokohen edhe mjetet lundruese (VIDEO)
14 Korrik, 16:29Policia ka gjobitur dy drejtues gomonesh me 500 000 dhe 510 mijë lekë pasi lëviznin pranë bregut.
-
Zjarr në Novoselë, digjen shkurre e barishte, rrezikohen banesat (VIDEO)
14 Korrik, 15:17Një mjet zjarrfikës është nisur për në Novoselë teksa një tjetër mjet i është drejtuar vatrës së zjarrit.
-
Përplasja në Zvërnec, Apeli lë në burg pronarin e kompanisë 'Major Security' dhe rojen private! Njëri në arrest shtëpie
14 Korrik, 14:32Gjatë përplasjeve me protestuesit në Zvërnec, një qytetar u tërhoq zvarrë nga forcat e sigurisë private, në prani edhe të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët nuk reaguan. Ndaj protestuesve u përdor edhe spraj piper, ç'ka solli një agravim të mëtejshëm të tensioneve.
-
Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha
14 Korrik, 14:04Në të njëjtën kohë, drejtoresha e degës së Durrësit, Elizabeta Mataj ka dhënë dorëheqjen ashtu si dhe drejtuesja e sektorit të Financës Valbona Duni.
-
Bilanci/ Në një muaj e gjysmë, u arrestuan ose u vunë nën hetim 29 piromanë! Policia apel: Mos ndizni zjarre, rrezikoni jetën dhe pronën
14 Korrik, 12:54Policia e Shtetit ka arrestuar ose ka vënë nën hetim 29 persona të dyshuar për zjarrvënie gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të korrikut. Vetëm në 24 orët e fundit u goditën tre raste në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.
-
Veliaj në qeli prej shkurtit 2025, SPAK u jep leje avokatëve ndërkombëtarë që ta vizitojnë në qeli
14 Korrik, 11:36Burimet bëjnë me dije se leja nga SPAK është dhënë për datat 27 dhe 28 korrik, por avokatët që do të takojnë Erion Veliajn janë me status vizitori dhe jo si avokat apo si studio ligjore.
-
Tokën bujqësore prej 67 ha e kthyen në tokë 'pa fryt' e më pas e dhanë me qira për panele diellore! SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Divjakës e tre zyrtarë
14 Korrik, 11:15Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi dhe 3 ish vartës të tij do të përballen në GJKKO me akuzën e shpërdorimit të detyrës. SPAK ka ccuar për gjykim dosjen, ku sipas prokurorisë të pandehurit kanë kthyer një tokë bujqësore në tokë pa fryt dhe e kanë dhënë me qira për panele diellore.
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin
14 Korrik, 11:00SPAK ka kërkuar kohë deri në muajin tetor që të bëjë disa hetime shtesë, me argumentin se është e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore në kuadër të akteve të ekspertimit të telefonave dhe disa mbivendosje të gjurmëve papilare.
-
Plagosja e 22-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI)
14 Korrik, 10:1022-vjeçari u godit me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen Grumbullimi të Fushë-Krujës, pas një konflikti për shkaqe banale.
-
Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre (VIDEO)
14 Korrik, 09:22Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme për të pastruar atë pjesë të territorit nga barishtet dhe shkurret, por flakët po përhapen, duke u favorizuar nga era e fortë.
-
Sherr me thika mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari përfundon te Trauma (VIDEO)
13 Korrik, 21:43Një 22-vjeçar është goditur me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen Grumbullimi të Fushë-Krujës.
-
Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil (VIDEO)
13 Korrik, 19:31Nëntë turistë të huaj, të cilët ndodheshin në vështirësi në det, në Himarë dhe Ksamil, janë ndihmuar nga Policia Kufitare dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
-
Zjarr i madh në Llaman të Himarës, dyshohet i qëllimshëm! 5 zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
13 Korrik, 18:44Në vendngjarje kanë mbërritur të paktën pesë mjete zjarrfikëse, ndërsa efektivët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon prek disa orësh.
-
Shit-blerje votash në parlamentaret 2021, GJKKO dënon 8 vite burg në total 4 të pandehurit, u konvertohet në shërbim prove dhe punë për interes publik
13 Korrik, 18:20Gjykata e Posaçme ka dënuar sot 4 persona për shit-blerje votash gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.
-
Ishte duke punuar, 44-vjeçari bien nga soleta e një objekti në Sarandë! Niset drejt Traumës (VIDEO)
13 Korrik, 18:09Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se 44-vjeçari ka pësuar një frakturë të rëndë në zonën torakale të shtyllës kurrizore, me pasojë paralizën e këmbëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.