Kronikë
-
Një megaoperacion është zhvilluar sot në të gjithë vendin për kapjen e personave me armë dhe të atyre të shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” për të cilin janë angazhuar forcat RENEA dhe ato operacionale kanë rënë në pranga 25 persona, 19 prej tyre ishin të shpallur në kërkim kombëtar, një tjetër në kërkim ndërkombëtar.
10 Nëntor 2023, 12:53 -
U kapën në Selanik me mbi 580 kg kokainë, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e çiftit shqiptar (EMRAT)
10 Nëntor 2023, 12:44Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e çiftit shqiptar që u kap duke trafikuar mbi 580 kg kokainë në Greqi. Bëhet fjalë për Arjan dhe Lutmira Xhafaj të cilët aktualisht janë të arrestuar në Greqi.
-
Akuzohet se bashkëpunoi me Malltezin për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, Fatmir Bektashi sot përsëri 2 orë e 30 minuta në SPAK
10 Nëntor 2023, 12:00Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit për ndërtimin e kompleksit Partizani është paraqitur sot në SPAK së bashku me avokaten tij Vasilika Hysi. Firma e Bekteshit i dha Malltezit 5.4 milionë euro.
-
-
-
-
Dhuna te kopshti ‘Stinët’, edukatorja: S’e preka vajzën, 3-vjeçarja dëmtoi vetë këmbën tek hapësirat e krevatit
10 Nëntor 2023, 10:14Edukatorja Majlinda Dehima, pas arrestimit të enjten me akuzën keqtrajtim të miturish i qëndroi deklarimeve të dhëna më parë se nuk e ka prekur vajzën 3-vjeçare. Ajo pretendoi se vajza e ka thyer këmbën vetë te hapësirat e krevatit. Ndërkohë krimi ekonomik po heton pronarët e kopshtit për aktivitetin pa dokumente kurse policia ka përpiluar plan masash për kontrollin e territorit për kopshte të tjera ilegale.
-
-
SKEDA/ Kush është Dritan Rexhepi? Vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri që u bë 'mbreti i drogës'! Arratisjet spektakolare
10 Nëntor 2023, 09:59Kush ishte Dritan Rexhepi? Shqiptarja.com sjell skedën e vrasësit me pagesë që u kthye në 'mbretin e kokainës'
-
-
Maliq, arrestohet 59 vjeçari, i dehur ngacmonte dhe përndiqte 12 vjeçaren! Dëshmia e gjyshes: E ndiqte pas, çupa ka frikë!
10 Nëntor 2023, 09:38Një 59-vjecar në Maliq është arrestuar nga policia pasi përndiqte dhe ngacmonte seksualishte një vajzë të mitur. Denoncimi është bërë nga gjyshja e vajzës, e cila thotë se fqinji u ka shkaktuar traumë psikologjike
-
VIDEO/ Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, arrestohet në Stamboll 'bosi' i trafikut të kokainës Dritan Rexhepi! Shqipëria kërkon ekstradimin
10 Nëntor 2023, 09:23Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar i viteve të fundit është arrestuar në Turqi. Ai kishte mbërritur përmes aeroportit të Stambollit, ndërsa operacioni për kapjen e tij u zhvillua në një vilë, ku nuk bëri rezistencë. Shqipëria e kërkon si porositës i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, ndërsa vende të tjera si kreun e një karteli të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine.
-
Kakavijë, po nxirrte jashtë Shqipërisë mbi 24 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 26-vjeçari nga Dropulli
10 Nëntor 2023, 09:09Një 26 vjeçar është vënë nën hetim nga policia në pikën kufitare të Kakavijës pasi teksa dilte nga territori i Shqipërisë, iu gjetën 24 800 euro të padeklaruara.
-
-
Kavajë/ Përplaset nga një makinë, ndërron jetë në vend drejtuesi i motorit
9 Nëntor 2023, 20:53Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, në Kavajë.
-
Protesta kundër dhunës së edukatores ndaj fëmijës, ministri i Brendshëm: Mosreagimi i policisë në kohë, bashkëpunim me dhunuesit
9 Nëntor 2023, 20:38Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se punonjësit e policisë të Komisariatit Nr.1 që nuk kanë kryer plotësisht detyrën për rastin e dhunës në kopsht ndaj vajzës 3-vjeçare janë akuzuar për shpërdorim detyre
-
-
E trishtë/ Naze Jaupi po jep shpirt e vetme në kasolle! 85-vjeçarja pa bukë, pa strehë në Muçan të Elbasanit! Report Tv apel bashkisë: Shpëtoni të moshuarën
9 Nëntor 2023, 18:05Në fshatin Muçan të Elbasanit jeton në kushte ekstreme varfërie një 85-vjeçare, e vetme. Historia e Naze Jaupit është e trishtë, fëmijët bashkëshortit e kanë braktisur, e bashkë me ta edhe institucionet. Me zërin e saj edhe Report tv apelon që Bashkia ta shpëtojë sa më parë të moshuarën që rrezikon të vdesë e braktisur
-
Dhunimi i vajzës 3-vjeçare në kopshtin privat ‘Stinët’, protestë në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme
9 Nëntor 2023, 17:59Dhjetëra qytetarët zhvilluan protestën e dytë përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas tek Ministria e Brendshme. Ata kërkuan nxjerrjen e përgjegjësive për lejimin e aktivitetit të kopështit, tentativën për ta fshehur ngjarjen si dhe vonesat në hetimin e ngjarjes.
-
Ndotja nga shtëllungat e tymit pas zjarrit, 'Kurum' shmang institucionet e Elbasanit! Dështon mbledhja e komisionit të Emergjencave Civile
9 Nëntor 2023, 13:23Kompania “Kurum” që po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit, nuk ka pranuar të raportojë në Prefekturën e Elbasanit për ndotjen që i shkaktoi qytetit si pasojë e djegies së pikës së grumbullimit të skrapit. Në mbledhjen e komisionit të emergjencave mungoi edhe kreu i Mjedisit.