Kronikë
-
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë ku është përplasur një mjet me furgonin.
22 Shtator 2023, 08:42 -
Shkodër/ Valter Fjerza u vra pa faj! Shkoi të ndante sherrin e të vëllait për parkimin, u qëllua me kallashnikov! Në kërkim autori dhe 3 të tjerë
22 Shtator 2023, 08:35Valter Fjerza mbeti i vrarë nga fqinji i tij në fshatin Hoti i Ri i Shkodrës, ndërsa policia bëri të ditur se viktima nuk ishte pjesë e konfliktit për parkimin e makinës. Ai kishte shkuar pranë lokalit për të shuar sherrin mes të vëllait dhe 5 të rinjve nga fisi Mhilli kur u qëllua me automatik nga Klodian Mhilli. Arrestohet vëllai i autorit, i cili vetë ai dhe bashkëpunëtorët janë ende në arrati.
-
-
FOTO/ Vrasja në Shkodër, ky është 33-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme
21 Shtator 2023, 22:54 -
Shkodër/ 33 vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij nga familjarët
21 Shtator 2023, 22:34 -
Vrasje në Shkodër, ja çfarë thotë policia
21 Shtator 2023, 22:29 -
Vritet 33-vjeçari në Shkodër, i vëllai e gjen të ekzekutuar jashtë makinës! Shkak dyshohet një konflikt në lokal (EMRI+VIDEO)
21 Shtator 2023, 22:18Report Tv mëson se shkak i vrasjes së Valter Fierzës dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit në lokalin në qendër të fshatit Hot i Ri ku dhe banonte. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
-
-
Paralajmërimi i Vangjelit në Kontrast: Krimi po pret, ndërsa politika është trembur nga mundësia e një marrëveshjeje ekstradimi me Dubain por edhe me Belgjikën
21 Shtator 2023, 20:45Analisti i njohur Lorenc Vangjeli paralajmëron një lajm tronditës për të gjithë botën e errët të krimit por jo vetëm. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, gazetari zbuloi se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje të firmosur të Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat në praktikë e refuzojnë ekstradimin.
-
-
-
Tiranë/ Qëlloi me dy plumba efektivin e ‘Shqiponjave’, kapet duke hyrë në banesë Klered Bozhanaj, bëri rezistencë në sy të familjes
21 Shtator 2023, 20:00Klered Bozhanaj i cili plagosi me armë zjarri efektivin Edlir Alleshi është arrestuar duke hyrë në banesën e tij në Tiranë. Fillimisht ka bërë rezistencë në prani të familjarëve por më pas është neutralizuar. Policia i gjeti armën e krimit një sasi kanabisi
-
Investigimi i medias britanike për kalimin ilegal të emigrantëve shqiptarë me gomone, avokati për Report Tv: Shifrat janë reduktuar por qeveria shqiptare t’i japë zgjidhje
21 Shtator 2023, 19:13Avokati shqiptar në Britaninë e Madhe, Naim Hasani ka folur sot për investigimin e kryer nga gazetarët britanikë lidhur me kontrabandistët shqiptarë në Britaninë e Madhe
-
Përmbyset kamioni me inerte në Lezhë, plagoset drejtuesi
21 Shtator 2023, 18:57Një kamion me inerte është përmbysur në rrugën e vjetër Pllanë-Rubik në Lezhë gjatë ditës së sotme.
-
Ndryshimet në Kodin Penal/ Një ditë burg vlen 7 mijë lekë të rinj! Për vepra të lehta penale konvertohet me pagesë! Përjashtohen korrupsioni, trafikimi e dhuna në familje
21 Shtator 2023, 16:13Drafti i ndryshimeve në Kodin Penal krijon për herë të parë hapësirën ligjore që të akuzuarit për vepra të lehta penale ta kryejnë dënimin duke e konvertuar në pagesë për buxhetin e shtetit. Ekspertët kanë shkruar në draft se një ditë burg do të konvertohet me 7 mijë lekë të rinj. Tashmë një ditë paraburgimi do llogaritet baraz me një ditë burg dhe kjo pritet të ketë ndikim në shmangien e shtyrjes së gjyqeve.
-
Tullumbacja me oksid azoti ‘trend’ edhe në Britani, flet mjeku: Ekstremi arrin deri në paralizë mendore! Grupmoshat 16-24 vjeç më të rrezikuara
21 Shtator 2023, 15:40Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri, ndërsa më Britani prej kohësh konsiderohet droga e klasit c. Ekstremi që mund të sjellë përdorimi i kësaj substance arrin deri në paralizë nervore, ndërsa ekspertët japin alarmin për grupmoshat më të rrezikuara.
-
Rrumbullaku takohet me ambasadoren e Francës, në fokus bashkëpunimi kundër krimeve ndërkombëtare
21 Shtator 2023, 15:31Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka takuar ambasadoren e Francës. Në fokus të takimit ka qenë bashkëpunimi me qëllim shumëfishimin e kapaciteteve në luftën kundër krimit ndërkombëtar
-
-
Nga kalimi i shumave me testamente fiktive, në dërgimin e të falave! Hakerat vijnë me tjetër skemë mashtrimi online
21 Shtator 2023, 14:17Të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale duhet të bëjnë kujdes, pasi mashtrimet kompjuterike kanë kaluar në nivel tjetër duke u bërë krijues e inovator. Lajmi për një tjetër skemë mashtrimi po qarkullon në Facebook, ku një denoncues tregon se ka marrë email-e në emrin e një kompanie shqiptare.
-
Lanë ‘pas dore’ kabinat e energjisë elektrike duke rrezikuar jetën e qytetarëve, vihen nën hetim punonjësit e OSHEE-së në Dibër
21 Shtator 2023, 12:42Punonjësit e OSHEE-së në Dibër janë vënë në hetim nga policia për shpërdorim detyre, pas ankesave të shumta të bëra nga qytetarët për mos riparimin e kabinave të energjisë elektrike në njësitë administrative Sllovë dhe Arras.