Kronikë
-
Një 32-vjeçar i dënuar edhe më parë për vjedhje është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi ka tentuar të marrë paratë e një zyrë postare në fshatin Gorre.
19 Maj 2023, 11:56 -
Fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja! I pari gjyqtar i shkarkuar nga vettingu për të cilin kërkohet dënim
19 Maj 2023, 11:53Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe i kërkon GJKKO-së dënimin me 1 vit burg, ose konvertimin e këtij dënimi me 2 vite shërbim prove. SPAK kërkon që Bashkim Dedja të shpallet fajtor për veprat penale të ‘mosdeklarimit të pasurisë’ dhe ‘deklarimit të rremë të pasurisë’.
-
Grabiti nën kërcënimin e thikës postën private në Tiranë, zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit: Kam babain të sëmurë, i vodha paratë që t'i vija në ndihmë
19 Maj 2023, 11:49"Kam babain në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për t'i ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private". Ky është deklarimi i Ordis Mollës përpara togave të zeza të Tiranës, të cilat vendosën ta lënë në burg 27 vjeçarin.
-
Arrestohet hajduti i monopatinave dhe biçikletave në Tiranë, video nga momenti i vjedhjes! Autor i 7 rasteve, nën hetim 16-vjeçari
19 Maj 2023, 11:11Një 20-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se vidhte monopatinat elektrike nëpër Tiranë. 20-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij i mitur, 16-vjeç, dyshohet se janë autorë të të paktën 7 rasteve të vjedhjeve të monopatinave.
-
Çështja e arrestimit të Belerit mbërrin në senatin amerikan: Shqetësim për arrestimin 2 ditë para zgjedhjeve! Zyrtari i DASH: Ambasada greke na ka informuar, presim raport
19 Maj 2023, 09:48Fredi Beleri do të dalë të hënën para Gjykatës së Posaçme. Dosja e Fredi Belerit, i cili është në burg për blerje votash, i ka kaluar SPAK dhe të hënën në orën 13:00 do të mbahet seanca e parë në GJKKO. Gjyqtare e çështjes është Atalanta Zeqiri.
-
Zgjedhjet e 14 majit, 28 çështje në Prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore, 3 dosje i kalojnë SPAK! Në pranga 6 persona, nën hetim 25 të tjerë
19 Maj 2023, 09:46Pas zgjedhjeve të 14 majit, Prokuroritë e rretheve kanë nisur hetimet për 28 çështje të lidhura me vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Për kompetencë hetimi, 3 çështje i kanë kaluar SPAK, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.
-
Fshehën 40 mijë euro në trup dhe nuk i deklaruan në Rinas, vihen nën hetim nënë e bijë
19 Maj 2023, 09:01Nënë e bijë janë vënë nën hetim pasi janë kapur me 40 mijë euro të padeklaruara. Të dyja kishin fshehur në trup nga 20 mijë euro dhe kanë tentuar që t’i nxjerrin jashtë kufirit shqiptar pa i deklaruar, por gjatë kontrollit që iu është ushtruar nga efektivët e policisë ata kanë gjetur paratë e fshehsura.
-
Numri i aksidenteve rrugore u ul me 25 % gjatë prillit
18 Maj 2023, 21:33Numri i aksidenteve rrugore u ul me 25 % gjatë muajit prill, krahasuar me prillin e një viti më parë
-
-
-
Mori 3 mijë euro ryshfet për një certifikatë pronësie, GJKKO dënon me 2 vite burg ish kreun e Kadastrës në Sarandë
18 Maj 2023, 15:39Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënuar me nga dy vite burg ish kreun e Kadastrës në Sarandë, Laert Pashën dhe ish vartësin e tij, Saimir Brahon të përfshirë në një rast korrupsioni ku u zbulua se merrnin nga 3 mijë euro për lëshimin e certifikatave të pronësisë. Me 1.5 vite burg është dënuar sekseri Hamza Tola dhe 1 vit shërbim prove është caktuar për sekserin tjetër, Jorgo Kreku.
-
-
-
Struktura e re e policisë, Report Tv zbardh ndryshimet e miratuara! Komisariati i Kavajës i kalon Durrësit, Kruja i kalon Tiranës
18 Maj 2023, 14:48Policia e Krujës do të kalojë nën administrimin e drejtorisë së Tiranës ndërsa komisariati i Kavajës do të jetë në varësinë e drejtorisë së Durrësit. Struktura e re e cila parashikon një skemë të re në hetimin e krimeve por edhe ngritjen e një sektori të veçantë për veprat penale në fushën kibernetike pritet të hyjë në fuqi së shpejti
-
-
-
Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Report Tv siguron dosjen! 4 adoleshentët të armatosur me thika e doreza hekuri do ‘sqaronin’ konfliktin e 3 muajve më parë
18 Maj 2023, 14:47Katër të rinjtë e arrestuar për vrasjen e 15 vjecarit Fatjon Bici do të dalin para gjykatës me akuzën e vrasjes në bashkëpunim. Në dosjen hetimore të siguruar nga report tv citohen dëshmi të adoleshentëve që kanë treguar se si ka nisur sherri mes tyre, fillimisht tek lodrat e qytetit e më pas ka vijuar në rrjetet sociale. Ditën e ngjarjes, pas largimit nga sjkolla e fshatit, tre nga autorët kanë udhëtuar me makinën e një mësuesi drejt qytetit ku realizuan krimin.
-
Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet në Rinas 46-vjeçarja iraniane
18 Maj 2023, 14:32Një 46-vjeçare nga Irani ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të kalojë kufirin duke përdorur pasaportë çeke të falsifikuar.
-
EKSKLUZIVE/ Vrasja e adoleshentit në Gramsh, babai i autorit: Si të ishte vrarë djali im, jetoj me dhimbjen e familjes tjetër! S’kishim dijeni për konflikt
18 Maj 2023, 13:25I tronditur nga i biri 15 vjeçar që ndodhet pas hekurave për vrasjen e bashkëmoshatarit, babai i autorit Servet Karaj foli ekskluzivisht për Report Tv duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për debatin. Fatjon Bicin që u nda nga jeta padrejtësisht e cilëson si djalin e tij ndaj kërkon ndjesë për familjen e viktimës.
-
Ra nga lartësia e pallatit, ndërron jetë punëtori i ndërtimit në Vlorë, në pranga pronari dhe drejtuesi teknik (EMRAT)
18 Maj 2023, 13:02Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë, pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim