Kronikë
-
Janë arrestuar ditën e sotme 2 të mitur, njëri 17-vjeç me iniciale A.B., dhe tjetri 15-vjeç me iniciale K.B,. të cilët, në bashkëpunim me një 36-vjeçar me iniciale B. Ll. të arrestuar tashmë, kanë vjedhur një dyqan me pajisjeje elektronike.
17 Nëntor 2022, 16:58 -
Parandalohet një tragjedi në familjen në Lezhë! Po dhunonte dhe po kërcënonte me armë të afërmit, vihet në pranga 40-vjeçari! Iu dëmtoi mjetet dhe iu vodhi shtëpitë
17 Nëntor 2022, 16:25Luan Lalaj, 40-vjeç është arrestuar ditën e sotme në fshatin Rrilë të Lezhës pasi po dhunonte fizikisht familjarë të tij dhe po i kërcënonte me një armë gjahu.
-
Sekuestrohen mbi 16 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet penalisht 48 vjeçari që i kishte fshehur në furgon
17 Nëntor 2022, 15:57Fshehu në furgonin që drejtonte, 16 670 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre në PKK Port Durrës, procedohet penalisht 48-vjeçari dhe sekuestrohet shuma e parave.
-
Hetimet e SPAK për inceneratorët, zbulohen e-mailet në kompjuterin e Alqi Bllakos! Komunikonte vazhdimisht me Mirel Mërtirin
17 Nëntor 2022, 15:39Një ditë pasi prokuroria e posaçme lëshoi 11 urdhër arreste për inceneratorin e Fierit, SPAK ka nxjerrë në dritë prova të reja, ku protagonist janë ish deputeti Alqi Bllako dhe dy biznesmenë, të cilësuar ndryshe si ‘kokat’ e inceneratorëve
-
Kokainë, shkelje e masës së arrestit dhe vjedhje në një lokal, arrestohen tre persona në Tiranë
17 Nëntor 2022, 15:09Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
-
-
I tha ‘dil jashtë’, 21-vjeçari sherr në gjimnaz me rojën në Dibër! Arrestohet punonjësi i shkollës dhe vëllai i të riut
17 Nëntor 2022, 14:52Një 21-vjeçar, nxënës përsëritës në një gjimnaz në qytetin e Dibrës është përfshirë në një konflikt me rojën e shkollës. Nxënësi qëlloi me grushte drejt rojës pasi ky i fundit i kërkoi që të dilte jashtë pasi i riu ishte duke ngacmuar një vajzë në shkollë.
-
Akuzohet për mashtrim deri në 2 mld dollarë, gjykata në Elbasan vendos ekstradimin e bosit të kriptovalutave, Faruk Ozer drejt Turqisë
17 Nëntor 2022, 13:52Pas një sërë seancash prej muajit shtator, Gjykata e Elbasanit vendosi të ekstradojë drejt Turqisë, Faruk Ozer, bosin e kriptomonedhave që mashtroi me mijëra qytetarë në vendin e tij. Avokatët kundërshtonin ekstradimin me pretendonin se Ozer ishte i rrezikuar në Turqi.
-
Vidhte banesa dhe shpërndante drogë në Tiranë e Durrës, në pranga 59-vjeçari
17 Nëntor 2022, 13:46Ismail Cani është vënë në prangat e policisë pasi vidhte disa banesa në Durrës.
-
-
-
-
Kreu i PD-së Lushnjës: Vullneti i qytetarëve do prevalojë, trau nuk do vendoset
17 Nëntor 2022, 12:50 -
-
870 kg kanabis në serat e Dronovicës, 57 efektivë dhe drejtues të lartë të policisë Berat nën hetim! Dosja pritet të kalojë në SPAK
17 Nëntor 2022, 11:32Dyshohet se droga nuk ishte mbjellë në sera, por në malet e Skraparit dhe në serat e Kutallisë kishte mbërritur për paketim dhe amballazhim. Sipas hetimeve kemi të bëjmë me një rrjet të strukturuar dhe mirëorganizuar kriminal dhe çështja pritet të kalojë për hetim në SPAK
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dështon seanca e pare në gjykatën e Elbasanit për Arbër Paplekajn
17 Nëntor 2022, 11:27Seanca e parë gjyqësore kundër Arbër Paplekajt dështoi në gjykatën e Elbasanit, pasi nuk ishte njoftuar për të marrë pjesë një prej personave të dëmtuar në përplasjen e armatosur. Për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 2021-shit nën akuzë është ish-efektivi i RENEA-s, i cili ishte bërë pjesë e strukturës së paligjshme të PD-së për mbrojtjen e votës
-
VIDEO/ Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, 'Rithemelimi' në protestë! Braçe për Report Tv: I paligjshëm! Ministria: Bileta do të jetë vetëm për turistët, jo banorët e zonës
17 Nëntor 2022, 11:19Protestuesit e organizuar nga Rithemelimi arritën të shkulin kabinën e vendosur nga Ministria e Turizmit për vjeljen e biletave në parkun kombëtar të Divjakës. Kundër hyrjes me pagesë në park është dhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili për Report Tv tha se vendimi është i paligjshëm.
-
-
Tjetërsimi i pronave, SPAK zbarkon në zyrat e Kadastrës në Lezhë! Shoqërohet një person
17 Nëntor 2022, 10:43SPAK po kryen një aksion në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave. Sipas burimeve për Report Tv bëhet me dije se janë ndaluar disa zyrtarë dhe janë sekuestruar sipërfaqe e madhe toke. Aksioni është në zhvillim e sipër
-
Elbasan/ I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn
17 Nëntor 2022, 10:31Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Ndërkohë Arbër Paplekaj nuk ishte sot i pranishëm në seancë