Kronikë
-
Policia italiane ka arrestuar në qytetin Rieti një 26-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar në Shqipëri për kultivimin e lëndëve narkotike me 4 vite burg sipas mediave italiane.
27 Shtator 2022, 16:27 -
Makina përplasi për vdekje 54-vjeçarin, motra kërkon drejtësi: Policia të gjejë autorin e ngjarjes
27 Shtator 2022, 15:43Aksidenti fatal që i mori jetën tre ditë më parë një 54 vjeçareje nga Shkodra aksin Laç-Fushë Krujë ende ka mbetur pa autor. E motra e viktimës Leonora Deda, i kërkon policisë të zbulojë autorin që u largua pas aksidentit, që minimalisht duhet t’i kërkojë ndjesë.
-
-
Mbytet peshkarexha në Durrës, ishte ankoruar për shkak të motit të keq! Do restaurohej në portin e vjetër
27 Shtator 2022, 13:24Një peshkarexhë është mbytur në Portin e Durrësit teksa ishte e ankoruar pas njoftimeve se do të kishte mot të keq. Mësohet se shkak është bërë një dëmtim që ka pasur duke bërë që të fuste ujë dhe të mbytej.
-
Iu gjetën dhjetëra steka me cigare të kontrabanduara në banesë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë
27 Shtator 2022, 12:30Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tregtonte mallra kontrabandë
-
U dënua me 18 muaj shërbim prove për falsifikim dokumentesh, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm gjyqtarin Admir Thanza
27 Shtator 2022, 12:05Gati 2 vite e gjysmë nga dënimi që mori nga shkalla e parë, gjyqtari Admir Thanza është shpallur i pafajshëm nga Apeli i Gjykatës së Tiranës. Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë është liruar nga akuzat për falsifikim dokumentesh.
-
-
-
Ditë pune ekstra, dhënie amnistie, vlerësim fiktiv sjelljeje, akuzat për 18 punonjësit e burgjeve në Fier e Tiranë! Nga Taulant Balliu, te Viktor Ymeraj e Bledar Qemalaj, ja kush përfitoi
27 Shtator 2022, 10:55Gjithsej 55 shkelje duke përfshirë favorizime për dhënie amnistie, dhënie ditë pune plus, vlerësim sjellje fiktive etj, janë disa prej akuzave ndaj 18 punonjësve të burgjeve që u dha dje masa e ‘arrestit në shtëpi’, kërkuar nga prokurori Bledar Valikaj.
-
Po futej në Shqipëri me 5.1 kg heroinë në pikën kufitare të Morinës, vihet në pranga 42 vjeçari
27 Shtator 2022, 10:51Policia kufitare e Morinës ka vënë në pranga një 42-vjeçar pasi është kapur duke futur drejt Shqipërisë 5.1 kg heroinë
-
I lidhur me grupe kriminale në Tiranë dhe i përfshirë në trafikun e kokainës, prokuroria kërkon sekuestrimin e 6 pronave të Altin Gegës
27 Shtator 2022, 10:40Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 6 pasurive të paluajtshme të Altin Gegës, i cili u arrestua më 27 korrik të vitit 2021 për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Sipas Prokurorisë, ka dyshime të forta se ka pasur lidhje me grupe kriminale në Tiranë, i fokusuar kryesisht në shpërndarjen e drogërave dhe transportin e kanabisit dhe kokainës.
-
E fshehur në një bidon vaji për makina, zbulohet pistoleta në disa bagazhe në Portin e Durrësit! Prangoset poseduesi
27 Shtator 2022, 10:19Një pistoletë, e fshehur brenda një bidoni vaji për makina, është gjetur në Portin e Durrës ndërkohë që është ndaluar personi që po tentonte ta kalonte. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në Port, dogana e kontrollit, skaneri i bagazheve ka identifikuar një pistoletë dhe më pas janë lajmëruar urgjent strukturat e policisë në Port Durrës.
-
VIDEO/ Afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Genc Ruli del nga SPAK dhe pritet me britma nga qytetari: Je koka e krimit të Sali Berishës! Janë thirrur sot edhe Imami e Gjunkshi
27 Shtator 2022, 10:16SPAK po vijon marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisjes së Sali Berishës, në kuadër të hetimit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Ditën e sotme para organit të akuzës është paraqitur ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Genc Ruli, si person që ka dijeni në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani. Ai nuk ka dhene shpjegime para mediave, pasi iu shmang një qytetari që e akuzonte si "Koka e krimit të Sali Berishës"
-
Lejuan futjen e mallrave kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, AMP pezullon nga detyra 2 inspektorë të kufirit dhe 2 doganierë në Qafë-Thanë
27 Shtator 2022, 09:53Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra 2 inspektorë të policisë kufitare si dhe të 2 doganierë
-
U arrestua në Kolumbi, ‘Gucci’ shqiptar dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani! Çfarë zbuloi 'Pa Gjurmë' dhe rrëfimi i nënës
27 Shtator 2022, 09:24Deniz Klironomi, shqiptari që u arrestua në Kolumbi mbante nofkën "Gucci" dhe dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani, rreth 8 vite më parë. Në shkurt të vitit 2020, emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv ka zbuluar detaje nga zhdukja e tij.
-
Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, Gjykata e Lezhës liron nga qelia të miturin Ardjan Gjinkolaj
27 Shtator 2022, 09:13Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia, 18-vjeçarin Ardjan Gjinkolaj, i cili në muajin maj të vitit 2021-të bashkë me 4 persona të tjerë akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës, ngjarje kjo e cila tronditi mbarë opinionin publik dhe solli mjaft reagime.
-
Tentoi të kalojë rreth 18 mijë paund të padeklaruara në Rinas, në hetim i riu
26 Shtator 2022, 20:24Policia Kufitare, gjatë kontrolleve në Rinas dhe në Portin e Durrësit, zbuloi dy raste të kontrabandës së mallrave dhe një të tretë për mosdeklarim të parave në kufi. Në Rinas u proceduan penalisht dy persona, ndërsa tentuan të kalojnë në mënyrë të padeklaruar veshje me vlerë 12 840 euro dhe akuzohet për “Kontrabanda me mallra të tjera".
-
Shpërdoruan detyrën, ekzekutohen 18 masa sigurie për punonjësit e burgjeve në Tiranë dhe Fier! Jepnin raporte fiktive për të burgosurit
26 Shtator 2022, 19:38Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i burgjeve ekzekutoi sot 18 masa sigurie të dhënë nga gjykata, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për punonjësit e burgjeve, pas një kallëzimi të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve për korrupsion.
-
Elbasan/ Ishte larguar nga shtëpia 1 ditë më parë, 69-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Shkumbin
26 Shtator 2022, 18:40Në lumin Shkumbin është gjendur i mbytur një 69-vjeçar me iniciale T.T, i cili ishte larguar ditën e djeshme nga banesa.
-
Moti i keq në Shkodër, prurjet e lumenjve dëmtojnë urën që lidh 2 fshatrat
26 Shtator 2022, 18:02