Kronikë
-
Një i ri, 22-vjeçar është larguar nga banesa që prej 14 dhjetorit të 2021 dhe askush në familjen e tij nuk ka dijeni se ku shkuar.
13 Janar 2022, 16:44 -
Mori një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, SPAK dërgon për gjykim ish-zv.ministren Rovena Voda dhe dy të tjerat
13 Janar 2022, 15:55SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionin ish zv.ministren e Brendshme Rovena Voda dhe Majlinda Hasani dhe Florida Beu, pasi akuzohen për "Ushtrim të ndikimit të paligjshëm" për punësimin në Ministrinë e Brendshme.
-
Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij
13 Janar 2022, 15:26Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokstër pasi u kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm. Në pranga ka rënë edhe një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar për transportimin e emigrantëve jashtë kufirit shqiptar.
-
Pazaret e prishura jashtë, lahen brenda Shqipërisë! Juristi: Ngjarjet kriminale shtohen në kohë festash
13 Janar 2022, 15:13Për juristin ekspert krimilistik, Arbër Hoxha, numri i lartë i ngjarjeve kriminale të ndodhur këtë fillim viti lidhet me kthimin për festa të emigrantëve. Sipas tij, hesapet e pambyllura jashtë territorit tentohen të mbyllen në Shqipëri. Në vetëm 12 ditë në vend u regjistruan 8 ngjarje të rënda
-
Shpërndante drogë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 55-vjeçari! Iu gjet mbi 1 kilogramë kokainë në makinë
13 Janar 2022, 14:57Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë pasi iu gjet 1 kg e 34 gramë kokainë në makinë. Mësohet se në pranga ka rënë Bujar Tafa, banues në Bërxullë, ndërsa Policia njofton se ai shpërndante drogë në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
-
Banorët e Postribës denoncojnë në SPAK guroren që ndot ujin e pijshëm: O të zbatohet Kushtetuta ose do zbatojmë kanunin
13 Janar 2022, 14:52Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorët e Postribës në Shkodër kanë bërë denoncim në SPAK për guroren që po ndot ujin e tyre të pijshëm. Pasi bënë disa protesta, duket se problemi i tyre nuk ka marrë zgjidhje dhe për këtë i janë drejtuar SPAK më një kallëzim që të veprojë, në të kundërt kërcënojnë se do të bëjnë drejtësi me ‘kanun'.
-
Ngritën laborator për të falsifikuar dokumente në Lezhë, Tiranë e Elbasan, 4 të arrestuar, 2 në kërkim! Falsifikuesit përfitonin nga 500 deri në 300 mijë euro
13 Janar 2022, 13:13Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim pasi akuzohen se kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve duke u dhënë shtetësi të huaj, përkatësisht bullgare dhe spanjolle. Falsifikuesit përfitonin 500-300 mijë euro në varësi të dokumentit që falsifikonin. Autorët kishin ngritur laboratorë për falsifikimin e dokumenteve në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan.
-
Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku socialist në Fier
13 Janar 2022, 12:41Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë më 12 janar nga një sëmundje e rëndë.
-
Makinat shpërthejnë në flakë në Sarandë (VIDEO)
13 Janar 2022, 11:57Ngjarja u regjistrua në Urën e Gajdarit, ndërsa dyshohet aksidentale. Dy automjetet kanë qenë të prishur, ndërsa siç shihet nga pamjet ata janë shkrumbuar tërësisht nga flakët. Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
-
-
Masë elektrike në një banesë, përfshihet nga zjarri shtëpia dykatëshe në Gjirokastër (VIDEO)
13 Janar 2022, 10:59Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë dykatëshe në lagjen Dunavat në Gjirokastër.
-
109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Rama: Përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj! Ministri i Brendshëm: Investojmë më shumë në teknologji!
13 Janar 2022, 10:31Sot shënohen 109 vite nga krijimi i Policisë së Shtetit. Në një ceremoni të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha gjatë fjalës së tij se sot, Policia e Shtetit ka standard të lartë profesionalizmi. Sipas Çuçit, kjo u tregua më së miri në protestën e dhunshme të Sali Berishës më 8 janar.
-
I vihet zjarri kallamishteve në Shëngjin, era e fortë rrezikon që flakët t’u drejtohen zonave të banuara (VIDEO)
13 Janar 2022, 10:05Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një zonë me bimësi në Kune të Shëngjinit. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe favorizohet nga era e fortë duke u përhapur me shpejtësi.
-
Persona ende të paidentifikuar shqyejnë derën dhe vjedhin një shkollë 9 vjeçare në Gjirokastër
13 Janar 2022, 09:47Shkolla 9 vjeçare "Naim Frashëri" në Gjirokastër ka rënë pre e një vjedhjeje. Policia ka shkuar në vendngjarje nga ku po merret me grumbullimin e provave të lëna nga keqbërësit. Kjo shkollë e pozicionuar në pjesën e sipërme të qytetit, rezulton e pa pajisur me kamera vëzhgimi dhe për pasojë policisë do t'i duhet shumë punë për të identifikuar autorët.
-
Digjet një apartament në Vlorë, humb jetën një 55-vjeçar (VIDEO)
13 Janar 2022, 07:57Ngjarja u regjistrua rreth orës 6:20 në lagjen 'Rilindja', ndërsa 55-vjeçari i identifikuar si Gjergji Beqiri jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
-
-
Policia e Pogradecit të rreh e ‘të jep kafe’! Efektivët i nxjerrin shpatullën qytetarit dhe i kërkojnë të mos flasë
12 Janar 2022, 22:53Qytetari Elton Muço thotë për mikrofonin e Stop se ka qenë në një festë të organizuar nga Bashkia e Pogradecit në ambient publik, kur disa punonjës policie pasi e vëzhgojnë disa herë, i kërkojnë që të shkojë me ta dhe të futet në furgonin e policisë
-
Aksident tragjik në Kukës, makina përplas për vdekje 30-vjeçarin me biçikletë! Shoqërohet në komisariat shoferi i mjetit
12 Janar 2022, 17:35Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur 'Ura 6 metroshe" në Kukës.
-
-
Digjet kati i tretë i një banese në Lezhë, fatmirësisht s'ka të lënduar! Banorët: Kërkojmë ndihmë nga shteti për ta rindërtuar (VIDEO)
12 Janar 2022, 16:13Kati i tretë i një shtëpie në fshatin Gramsh të Lezhës është përfshirë nga flakët sot ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta. Banorët kërkojnë ndihmë nga shteti për ta rindërtuar pasi janë në qiell të hapur.