Kronikë
-
Lindita Musaraj është bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ylljet Aliçkaj, i cili ka shërbyer dhe si ambasador i Shqipërisë në Francë. Rreth 1 muaj më parë 70-vjeçarja, humbi dhe nënën e saj Ervehe Musaraj, e cila u shua po nga Covid-19 në moshën 95-vjeçare.
27 Nëntor 2021, 21:48 -
Aksident në Elbasan, makina përplaset me pemët, plagoset shoferi
27 Nëntor 2021, 21:05Burime bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit duke hipur në trotuar dhe më pas është përplasur me pemët.
-
U zhduk para 6 ditësh, i vëllai denoncon në polici se ia kanë marrë peng motrën: Më telefonoi dhe më tha më morën 4 burra
27 Nëntor 2021, 20:04Një grua e re e quajtur Areta Çauli është zhdukur disa ditë më parë në Durrës dhe i vëllai i saj ka denoncuar në polici duke hedhur dyshimet se ajo është marrë peng. Sipas të vëllait Ilirjan Çauli e motra pasi është zhdukur ka marrë në telefon dhe ka thënë që po e mbajnë beng disa burra. Ajo madje ka dërguar disa foto ku duket duke marrë serum në një qendër shëndetësore dhe më pas nuk ka komunikuar më.
-
Investimi për mbrojtjen nga gërryerja dhe përmbytjet, ministrja e Bujqësisë inspekton punimet në Bërdicë
27 Nëntor 2021, 19:56Një tjetër investim për mbrojtjen nga gerryerja e tokes bujqesore dhe përmbytjet e Lumit Drin është duke përfunduar në zonën e Bërdicës, Shkodër.
-
-
-
Humbën kontaktet me familjarët dy ditë më parë, çifti në Golem gjendet i asfiksuar nga gazi në banesë! Viktimat u zbuluan pas denoncimit të fëmijëve
27 Nëntor 2021, 18:56Dy persona kanë humbur jetën në Golem si pasojë e asfiksisë nga gazi i gatimit në banesë. Kanë qenë fëmijët e viktimave që kanë denoncuar në polici se kanë humbur kontaktet me familjarët. Report Tv mëson se viktimat janë Mihal Jani dhe Anila Llulla, përkatësisht 60 dhe 50 vjeç. Dy personat në fjalë, mësohet se ishin banues në Tiranë, ndërsa 60-vjeçari Jani kishte në pronësi dhe një apartament në Golem.
-
Speciale/ Dy vjet pas tërmetit! Humbi familjen në rrënojat e Thumanës, i mbijetuari planifikon të krijojë familje të re
27 Nëntor 2021, 18:34Në specialen në vazhdim ne do të ndjekim se si ka vazhduar historia e Albert Carës, i mbijetuari i vetëm i familjes së tij që dolën pa jetë nga rrënojat e banesës në Thumanë. Ai sot është martuar dhe planifikon të ketë edhe fëmijë. Alberti mbijetoi ndërsa bashkëshortja, vajza, dy djemtë dhe e fejuara e djalit të madh bashkë me foshnjën brenda vetes, dolën pa jetë nga rrënojat.
-
Rruga e Arbrit dhe ura më të lartë në Ballkan hapet në 29 nëntor! Ministrja: Mjetet të ecin me kujdes
27 Nëntor 2021, 17:53Ditën e hënë do të hapet provizorisht Rruga e Arbrit, ndërsa punimet vazhdojnë dhe parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër. Balluku tha se rruga po hapet për të lehtësuar kalimin në dimër, dhe theksoi se baypass-i 8.8 kilometra i ndërtuar në tunelin e Murrizit do të mbyllet në rast se ka reshje dëbore.
-
‘Fajin e ka i vdekuri Fabian Gaxha’, si u lirua Erigers Mihasi nga qelia para se të vritej në Astir! Roli i prokurorit Emëror Kasaj, si ‘avulluan’ provat! Dëshmitë e rreme të dy vajzave misterioze
27 Nëntor 2021, 17:22Erigers Mihasi që vra në zonën e Astirit në 13 nëntor 2021 u implikua në grabiten e shtëpisë së Elton Çiçës në Tepelenë dhe dhunimin dy prindërve të tij pas masakrës së tetorit 2018 në ish-Bllok. I morën gjurmët e gishtave pasi shkoi në Spitalin Ushtarak për të parë shokun e tij të vrarë Fabian Gaxha. Pasi gjurmët e tij dolën në makinën e krimit në Tepelenë, prokurori Emëror Kasaj urdhëroi arrestimin në janar 2019. I dyshimtë lirimi nga burgu 6 muaj më pas. Si u ngritën dhe ranë alibitë.
-
Shembja e pallateve të dëmtuar në Kombinat, Gjykata Administrative i jep të drejtë bashkisë
27 Nëntor 2021, 16:14Gjykata çmon se vendimi i Këshillit Bashkiak Nr. 111 i marrë më datë 28.09.2020 për miratimin e prishjes së detyruar nuk bie në kundërshtim me VKM nr. 887, datë 24.12.2019 duke rrëzuar në këtë mënyrë edhe pretendimet e PD-së dhe të LSI-së të cilat tentuan bllokimin e projektit të rindërtimit duke organizuar protesta të vazhdueshme me anëtarët e tyre.
-
Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik, lëndohen gjatë punës dy elektricistë në Shkodër (FOTO)
27 Nëntor 2021, 16:05Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar defekte dhe avari në rrjetin elektrik duke lënë disa zona pa energji elektrike. Gjatë punës kanë mbetur të plagosur dy elektricistë të OSSH Shkodër.
-
Rrëshqitje gurësh në 'Rrugën e Arbrit', segmenti rrugor Bulqizë-Shupenzë kthehet në burim aksidentesh
27 Nëntor 2021, 15:35Siç shihet në pamjet e siguruara, në fshatin Krajkë gurën e rënë kanë bllokuar njërën korsi të qarkullimit duke rrezikuar jetën e shoferëve.
-
Krimet mjedisore, zbulohen 90 raste abuzimi! Pesë të arrestuar dhe një në kërkim
27 Nëntor 2021, 15:22Policia e Shtetit njofton se ka goditur 90 raste të krimeve mjedisore. Pesë persona janë arrestuar, 100 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
-
Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinjtë në Gjirokastër! Policia sekuestron 'Audi'-n dhe dy celularë
27 Nëntor 2021, 15:11Report Tv mëson se Emin Isha dhe Nuri Cila, përkatësisht 18 dhe 19 vjeç, janë kapur në vendin e quajtur 'Ura e Lumit' në Gjirokastër, duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
-
Dhunohet monumenti i Pavarësisë në Tiranë, pllakat vidhen për skrap
27 Nëntor 2021, 15:02Siç mund të shihni edhe nga fotot, një ditë para 28 nëntorit pllakat metalike të monumentit të Pavarësisë janë vjedhur për skrap. Monumenti i Pavarësisë u vendos në mes të Parkut “Rinia” me rastin e 100-vjetorit të lindjes së shtetit shqiptar.
-
-
Rrëshqitja e gurëve rrezikon jetën e banorëve në Torovicë, autoritet asnjë masë parandaluese! Tre vite më parë tre veta humbën jetën
27 Nëntor 2021, 14:26Rrëshqitjet e gurëve po vënë në rrezik jetën e banorëve në Torovicë të Lezhës. Dy masiv të mëdhenj përfunduan në oborrin e një familjeje duke rrezikuar jetën e tyre, por jo vetëm. Edhe udhëtarët ndihen të kërcënuar nga situatë pasi rruga lidh Lezhën me Velipojën dhe një pjesë të Shkodrës.
-
Zyra Arsimore nuk kishte dijeni, shkarkon me urgjencë nga detyra mësuesin pedofil
27 Nëntor 2021, 14:09 -
Përplasja e tragetit me 173 persona me një anije, Ministria e Infrastrukturës: Ishte incident nga moti i keq! Ngjarje të tilla të mos ndodhin më
27 Nëntor 2021, 13:50Rreth mesnatës së mbrëmjes së kaluar për shkak të motit të keq në Portin e Durrësit, ka ndodhur një perplasja mes tragetit ‘Ventouris’ dhe anijes cargo 'Professor B'. Pasditen e sotme ka qenë zv. ministri i Instrastrukturës dhe Energjetikës, Ardi Veliu i cili ka konfirmuar incidentin. Ai tha se është bërë një analizë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
