Kronikë
-
Një person ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në Durrës, pas një konflikti me kunatin e tij. Bëhet me dije se Festim Hoxha goditi me thikë Spiro Toli, pasi ky i fundit, pak ditë më parë, i çoi motrën te shtëpia e prindërve, duke thënë se nuk e donte më dhe kërkonte divorcin.
28 Prill 2022, 13:21 -
Trafik klandestinësh nga Turqia, në Shqipëri, arrestohen 2 persona në Dibër! I merrnin emigrantëve sirianë nga 4000 deri në 6000 euro
28 Prill 2022, 12:32Në pranga kanë rënë Gazmend Kovaçi dhe Nezir Kocja, ndërsa arrestimi i tyre është vazhdimësi i të njëjtit operacion të finalizuar më 25 shkurt, ku u kapën 4 persona. Sipas policisë, Kovaçi dhe Kocja i merrnin emigrantëve të paligjshëm nga 4 mijë deri në 6 mijë euro për t'i ndihmuar të kalonin kufirin për në Shqipëri.
-
Shkarkimi i Elisabeta Imerajt, KLP cakton Arens Çelën si drejtues të komanduar të Prokurorisë së Tiranës
28 Prill 2022, 11:11Një ditë pasi KPA shkarkoi nga detyra Elisabeta Imerajn, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar sot Arens Çelën si drejtues të komanduar të Prokurorisë së Tiranës. Çela ishte kandidati i vetëm. Ai ka qenë prokuror i Krimeve të Rënda dhe rezulton se e ka kaluar procesin e vettingut.
-
Akuzat për tenderin e uniformave të policisë, Ministria e Brendshme nuk pranon pushimin e çështjes, çon në Apel padinë për PD
28 Prill 2022, 11:05Ministria e Brendshme ka çuar në Apel padinë ndaj Partisë Demokratike, lidhur me akuzat, të artikuluara në 2019, për tenderin e uniformave të Policisë, që u cilësua si 'aferë korruptive ku u favorizua klienti i qeverisë në vlerën 1 000 000 lekë'.
-
Vidhte florinj në banesa në zona të ndryshme të Tiranës, i shiste tek ‘Dollari’ dhe në një argjendari në Kamëz! Arrestohet 39 vjeçari
28 Prill 2022, 09:34Një 39-vjeçar i identifikuar si Glodian Dervishi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi kryente vjedhje në banesa në zona të ndryshme të Tiranës. Bizhuteritë dhe sendet që vidhte i shiste tek ‘Dollari’ dhe në një argjendari në Kamëz.
-
Në karrige me rrota, i rrethuar nga efektivë, flet në SPAK polici Budani! I ruante shtëpinë, por iu vranë në praninë e tij babë e bir në Elbasan, dosja e bujshme pret të zbardhet (VIDEO)
28 Prill 2022, 09:29Në një video të siguruar nga Report Tv Budani duket se është shoqëruar dje për në SPAK nga policia, në gjendje të të rëndë shëndetësore, duke lëvizur me karrocë me rrota dhe me një plagë në këmbën e djathtë.
-
Fshihej në një hotel, arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së Edis Reçajt në Shkodër (VIDEO)
28 Prill 2022, 08:56Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Elfat Salihin, 29 vjeç, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit Edis Reçaj.
-
Endri Prifti denoncoi ish-gruan në emisionin investigativ, Prokuroria e Korçës i sekuestron shtëpinë
27 Prill 2022, 21:51Më 20 Prill 2022, emisioni Stop transmetoi denoncimin e këngëtarit korçar Endri Prifti, i cili foli për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-gruas, me ndihmën e Kadastrës së Korçës.
-
U akuza se lejoi kultivimin e drogës në Vlorë, shpallet i pafajshëm ish-shefi i komisariatit të Himarës
27 Prill 2022, 19:42Ish shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës. Tase akuzohej për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës në kohën kur mbante postin shefit të Komisariatit të Himarës.
-
Ekskluzive/ Luftar Reçi: Ja kush janë dy personat në burg që mund të marrin në qafë Çapjat, dinë shumë detaje, plan për të vrarë Erjon Llapushin
27 Prill 2022, 17:12Report Tv zbulon detaje tjera nga letra sekrete dhe e pazakontë që i penduari i SPAK Luftar Reçi i dërgon Erjon Llapushit, në fund e mbyll letrën duke i kërkuar para për t’i ndihmuar familjen
-
Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë, dënohet me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdoda
27 Prill 2022, 16:47Në të njëjtën datë, por dy vite më vonë, për vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni, sot është një i dënuar! Ai është Aleksandër Përdoda, për të cilin gjykata e Lezhës e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e dyfishtë në 27 prill, 2020.
-
Plagosi me thikë vëllanë, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
27 Prill 2022, 16:30Një 20-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka qëlluar me thikë vëllanë e tij. 20-vjeçari ka goditur me thikë vëllanë pas një konflikti çasti.
-
-
Dhunohen varret në Berat, vidhen sendet me vlerë, përgjegjësi: Autorët përdorues droge! Familjarët: Kërkuam rrethimin e tyre, por ende asnjë përgjigje
27 Prill 2022, 15:48Varrezat e Suelasit në Berat janë dhunuar dhe sendet me vlerë janë grabitur për t’u shitur për skrap. Përgjegjësi i tyre kërkon rrethimin e varrezës, ndërsa thotë se hajdutët janë përdorues droge.
-
-
U kap me 110 gramë kokainë, arrestohet 40-vjeçari në Fier
27 Prill 2022, 14:57Një 40-vjeçar është vënë në pranga, pasi është kapur me kokainë.
-
Shkarkohet gjyqtarja e Tiranës Fida Osmani, nuk justifikon pasurinë, 3 shtëpi në konflikt interesi, gjyqe në avion dhe fshehje transaksioneve të bashkëshortit
27 Prill 2022, 14:53Pasuria dhe konflikti i interesit i ndërpresin karrierën gjyqtares së Tiranës Fida Osmani, gjyqtarja e proceduar më parë nga KLD pasi zhvillonte gjyqe pa qenë fare në Shqipëri.
-
Lejonin ndërtuesit të shtonin numrin e kateve apo sipërfaqen e ndërtimit mbi lejen e miratuar , nën hetim 3 inspektorë të IMT-së në Bulqizë
27 Prill 2022, 14:35Po hetohen në gjendje të lirë inspektorët e, Elion Dedja, Leonard Duka dhe Andi Topi, të cilët dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i lejonin ndërtuesit të bënin shtesa katesh apo të sipërfaqes së ndërtimit mbi lejen e miratuar.
-
Arrestohet i riu në Gramsh, rrahu babain, e kërcënoi me thikë dhe dëmtoi makinën (Emri)
27 Prill 2022, 14:19Një 20-vjeçar i identifikuar si Skerdi Karaj, është vënë në pranga nga policia në Gramsh pasi rrahu babain dhe e kërcënoi me thikë.
-
SPAK hap garën për 8 hetues për hetimin financiar, ja kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët
27 Prill 2022, 13:24Nëpërmjet një njoftimi, SPAK thotë këta hetues do të kenë përgjegjësi të kryejnë verifikime të mjeteve financiare dhe pasurive të personave nën hetim dhe të raportojnë rezultatet tek prokurorët e posaçëm kompetentë.