Kronikë
-
Një 26-vjeçare ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë dhe kanë nisur hetimet për dy të tjera, pasi u përfshinë në një konflikt me njëra-tjetrën.
9 Nëntor 2021, 13:16 -
Pogradec/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht 2 nxënëset e tij, gjykata cakton '40 ditë burg' për drejtorin e shkollës 9-vjeçare Adriatik Haxhillarin! Mohon akuzat
9 Nëntor 2021, 13:10Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg me afat 40 ditë për drejtorin e shkollës 9-vjeçare në në fshatin Stropckë në Pogradec, Adriatik Haxhillari, i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.
-
Vrasja e Ruzhdi Hoxhës, Fredi Rrushi jetonte prej 7 muajsh i lirë në Shqipëri edhe pse kërkohej nga Interpoli! Pezullohet ekstradimi, fillimisht përballet me drejtësinë shqiptare
9 Nëntor 2021, 12:56Prej 7 muajsh Fredi Rrushi ka jetuar i qetë në Shqipëri, edhe pse autoritetet italiane në Genova e kishin shpallur në këkrim si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, vepër penale që shteti fqinj e dënon deri në 20 vite burg. Madje nga 12 prilli i vitit 2021, kur është lëshuar urdhër arresti nga Italia, deri më tetor, Fredi Rrushi, është përfshirë në një tjetër krim
-
U pranua kërkesa e Saimir Tahirit dhe u rrëzua SPAK, çështja u rikthye në apel me trupë të re gjykuese! Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë
9 Nëntor 2021, 11:42Më 28 shtator Gjykata e Lartë mori vendimin për çështjen 'Tahiri'. U pranua kërkesa e ish-ministrit të Brendshëm për të rikthyer çështjen në apelin e GJKKO me trupë të re gjykuese. Kështu që është rrëzuar kërkesa e SPAK për rigjykim në shkallë të parë. Gjithashtu Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën Jaeld Çelës për pafajësi.
-
Lezhë/ Drejtori i shkollës në Zejmen pa nga kamerat e sigurisë në celular se po i grabisnin shtëpinë, një prej autorëve u kap nga mësuesi i fizkulturës, tjetri ia mbathi (VIDEO)
9 Nëntor 2021, 11:33Mësohet se dy persona, të armatosur u futën për të grabitur në një vilë tre katëshe, që ishte në pronësi të Zef Tehcaj, drejtor i shkollës së mesme të fshatit, në momentin që ai ishte nisur për në punë dhe banesa ishte bosh. Por teksa kërkonin për para e sende të çmuara në banesë, grabitësit janë trembu nga sirena e një ambulance që kalon ën rrugë, duke e ngatërruar me sirenë policie, duke u larguar pa marrë asgjë.
-
SPAK 'zbarkon' në Durrës, hetohen ish-punonjës për tjetërsim prone në Gjirin e Lalëzit, nën sekuestro190 mijë m2 tokë në Hamallaj
9 Nëntor 2021, 11:094 zyrtarë të Kadastrës së Durrësit u arrestuan pas një operacioni që SPAK ndërmorri për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit. Nën sekuestro u vunë 190 mijë m2 tokë në Hamallaj.
-
Skemë mashtrimi me TVSH-në, në pranga 5 persona, krijuan 5 subjekte dhe i shkaktuan 6 mln euro dëm shtetit! Sekuestrohen asete me vlerë 2 mln euro, mes tyre firmë minerare
9 Nëntor 2021, 10:55Mashtrim me skemën e TVSH dhe rimbursim nga shteti me fatura fiktive. Kjo është akuza që rëndon mbi disa arrestuar në Durrës. Disa persona janë vënë në pranga me urdhër të prokurorisë së Durrësit, pas hetimeve për një skemë mashtrimi me TVSH-në. Mësohet se gjykata ka dhënë në mungesë 10 masa sigurie, 7 me 'arrest me burg', dhe 3 masa 'detyrim paraqitje'.
-
Rindërtimi, KLSH: 11 objekte në Durrës u shemben pa respektuar procedurat
9 Nëntor 2021, 10:46Në Durrës u shemben 11 objekte që ishin dëmtuar nga tërmeti pa respektuar procedurat dhe rregullat strikte. Pra, shembja ishte e pabazuar. Ky është përfundimi i një raporti të fundit të Këshillit të Lartë i Shtetit. Sipas raportit procedurat janë kryer në kundërshtim me kuadrin ligjor.
-
Tjetërsimi i pronave në Dhërmi, shkon në 4 numri i zyrtarëve të arrestuar! Në pranga topografi i bashkisë Himarë! Falsifikoi pronën, e shiti tek të tjerë
9 Nëntor 2021, 09:51Hetimet për tjetërsimin e pronave në Dhërmi kanë çuar në pranga sot edhe topografin e Bashkisë Himarë. Mësohet se është arrestuar Elton Marko, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.
-
-
-
Shtetësia shqiptare e dy indianëve mashtrues bëhet problem në Bruksel
8 Nëntor 2021, 20:15Rasti i dy vëllezërve indianë të akuzuar për mashtrim në vlera deri në 7 miliardë euro në vendlindje dhe që i shpëtuan ekstradimit e përballjes me drejtësinë duke marrë shtetësinë shqiptare është ngritur si shqetësim në Komisionin Europian.
-
VIDEO/ Seks, drogë dhe rave, brenda festës sekrete në tunelin e Baldushkut! Të rinjtë: Bota është e jona! Kjo për ne ishte ekstazë, një gjë aq e dëshiruar
8 Nëntor 2021, 19:07Një tunel në të dalë të Tiranës i cili gjatë komunizmit përdorej për municione ushtarake, fundjavën që lamë pas ishte vendi i përzgjedhur për një festë sekrete “rave” të organizuar në brendësi të tij nga një grup të huajsh, mes muzikës elektronike techno, drogës, seksit dhe simboleve hipnotizuese.
-
Aksident i trefishtë në Elbasan, plagoset drejtuesi i motorit, policia në vendngjarje
8 Nëntor 2021, 18:37Report Tv mëson se dy makina dhe një motor janë përplasur, ndërsa për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
-
Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 11 të vdekur dhe 230 raste të reja, 176 të shtruar në spitale
8 Nëntor 2021, 18:03Fatkeqësisht, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Ajo çka vihet re është rritja e numrit të vdekjeve krahasuar me ditët e fundit. Krahasuar me dje, kemi 6 viktima më shumë.
-
Intriga dhe komplot/ Gjyqtari Sokol Ngresi nga i hetuar për fshehje pasurie përfundon në ‘viktimë’ e një puçi të një gruaje xheloze, historia e paprecedentë (EMRA DHE DOKUMENTE)
8 Nëntor 2021, 17:51Dëshmitari që denoncoi gjyqtarin e Vlorës Sokol Ngresi për fshehjen një apartamenti tek Uji i Ftohtë përfundon në i kallëzuar nga Vettingu në prokurori për dëshmi të rreme dhe falsifikim dokumentesh, ekspertiza nxori se firma në kontratë ishte falsifikuar, pas ‘puçit’ pretendohet se fshihet një ish-gjyqtare.
-
-
Shpejtësi dhe të dehur në timon/ 42 shoferë të arrestuar gjatë fundjavës, hiqen 126 patenta dhe vendosen mbi 3 mijë gjoba
8 Nëntor 2021, 16:35129 leje drejtimi janë pezulluar, nga të cilat 79 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 38 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 12 për qarkullim në sens të kundërt.
-
Adriatik Llalla kërkoi pezullimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO shtyn vendimin
8 Nëntor 2021, 15:55Kujtojmë se GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.
-
SPAK kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën, të vetmin të akuzuar si vrasës të ish-policit Santiago Malko
8 Nëntor 2021, 15:5819 vite burg për Blendi Tetën, të dyshuarin si autor të vrasjes e Santiago Malkos. Kjo është pretenca e Prokuroria e Posaçme dhënë ditën e sotme. Teta është i vetmi i arrestuar për vrasjen e ish-efektivit, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2019.