Kronikë
-
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurorinë e Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të AKU, Bledar Skënderi. KLSH thotë se ka ushtruar kontroll në këtë institucion dhe ka dalë në përfundiminin se nuk është reaguar si duhet ndaj situatës së krijuar me alarmin e ngritur nga Bashkimi Europian për sasi 'oksid etileni' në disa akullore.
10 Nëntor 2021, 17:49 -
Hodhi mbetje në tregun e fruta-perimeve në Nartë, arrestohet 56-vjeçari
10 Nëntor 2021, 16:43Sipas raportimeve ai ka ndotur ambientin duke hedhur pjesë automjetesh në vendin e quajtur “Tregu i fruta-perimeve”, në Nartë.
-
Nuk iu bindën punonjësit të policisë dhe e goditën atë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, një tjetër nën hetim
10 Nëntor 2021, 16:49Një 25-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është vënë nën hetim pasi duke lëvizur me mjetin tip 'Benz' nuk iu bindën punonjësit të policisë, ndërkohë që gjatë shoqërimit për në Komisariat kanë goditur efektivin e policisë.
-
Kapen rreth 70 mijë euro në portin e Durrësit, të fshehura në tavanin e autobusit, arrestohen 2 shoferët! Paratë dyshohet se i përkasin një grupi kriminal që kishte çuar drogë në Itali
10 Nëntor 2021, 16:39Një sasi prej 66 040 euro është sekuestruar në Portin e Durrësit, të fshehur në një autobus të linjës Shqipëri-Itali. Report Tv mëson se lekët ishin të ndara në 7 pako, e ndërsa kanë rënë në pranga edhe 2 shoferët, shoferi i parë dhe ai ndihmës.
-
Kishte mbushur kamionin me 476 kg kokainë me vlerë 45 mln euro, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali, pronar i dy kompanive ndërtimi
10 Nëntor 2021, 16:0538-vjeçari shqiptar me iniciale E.C, po udhëtonte në autostradë me një kamion që tërhoqi vëmendjen e një patrulle policie, pasi po kryente manovra të rrezikshme, duke qarkulluar në mënyrë zig-zag dhe me një sirenë të ndezur
-
Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend, vizitë pune në Gjykatën Kushtetuese Gjermane dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg
10 Nëntor 2021, 15:39Një delegacion i nivelit të lartë të drejtuesve të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë, prej disa ditësh po kryen një vizitë pranë Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane si edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, aktivitet i organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer
-
Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin, dërgohet në spital (VIDEO)
10 Nëntor 2021, 14:36Këmbësori nuk ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa shoferi dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit. I plagosuri ndodhet në spital.
-
Pogradec/ U kap me 83 emigrantë të paligjshëm në kamion, arrestohet 31-vjeçari! I kishte marrë 1150 euro secilit për t'i kaluar drejt vendeve të BE
10 Nëntor 2021, 14:35Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pogradec, pasi në kamionin tip trailer që po drejtonte, iu gjetën 83 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga ka rënë Oligert Agolli banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u kap në dalje të Pogradecit.
-
-
-
Aksident në Berat, mjeti i policisë përplaset me 'Benz'-in, plagoset drejtuesi (VIDEO)
10 Nëntor 2021, 13:27Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë rrotulluar në rrugë, ndërkohë është plagosur drejtuesi i 'Benz'-it. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Beratit ku po merr ndihmë mjekësore.
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, arrestohet në Tiranë rumuni (EMRI)
10 Nëntor 2021, 12:53Burime bëjnë me dije se ai është i dënuar për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”.
-
Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar në Tiranë, arrestohet pas 5 muajsh autori i dytë! Në vendngjarje iu arrestua i vëllai
10 Nëntor 2021, 12:42Ramadan Shanaj është arrestuar pas 5 muajsh pas një përplasje me armë në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 34-vjeçar. Më herë policia kishte arrestuar në flagrancë pak pas ngjarjes të vëllanë e tij, Klajdi Shanaj.
-
-
Kanosi me armë një person, arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës 20-vjeçari (EMRI)
10 Nëntor 2021, 12:31Burime bëjnë me dije se në mars të këtij viti, pas një konflikti për motive të dobëta, i riu ka kanosur me armë zjarri një person me inicialet A.Gj.
-
Parandalimi i trafikut të drogës, Gledis Nano takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave: Rezultate surprizuese, forcojmë bashkëpunimin
10 Nëntor 2021, 12:04Gjatë takimit, Nano dhe Gazheli vlerësuan marrëdhëniet e bashkëpunimit mjaft të mira mes dy institucioneve, marrëdhënie të jetëzuara më së miri në Portin e Durrësit, ku funksionimi perfekt i Task Forcës permanente në këtë port ka dhënë rezultate surprizuese në drejtim të parandalimit të trafikimit të drogave të forta, si në hyrje dhe në dalje.
-
Shqiptarja që shkatërroi organizatën e prostitucionit në Itali u vetëvra, 1 vit më parë denoncoi në 'Pa gjurmë' trafikuesit nga Shijaku! Rrëfimi tronditës për torturat (VIDEO)
10 Nëntor 2021, 11:502 ditë më parë mediat italiane njoftuan se 47-vjeçarja shqiptare Adelina Sejdini, e cila bashkëpunoi me policinë italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, u vetëvrarë, duke u hedhur nga ura. Gruaja, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe
-
Vranë biznesmenin Ruzhdi Hoxha në Qafë Mollë, lihen në burg dy vëllezërit si autorë të ngjarjes! Ende asnjë motiv për vrasjen, policia në kërkim të makinës me të cilën u krye krimi
10 Nëntor 2021, 11:47Fredi Rrushi dhe vëllai i tij Pajtim Rrushi janë lënë në Burg nga Gjykata e Tiranës, si autorë të dyshuar për vrasjen e biznesmenit të inerteve Ruzhdi Hoxha. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë motiv se pse dy vëllezërit e kanë vrarë mikun e tyre, ndërsa autoritetet janë në kërkim të makinës që dyshohet se është kryer krimi.
-
Një i arrestuar në Vlorë për vjedhje, një tjetër në pranga në Sarandë për plagosje me sende të forta
10 Nëntor 2021, 11:31Policia ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre u prangos për vjedhje ndërsa një tjetër për plagosje me sende të forta.
-
Ka shpresë për shpëtimin e Valbonës! Pas 4 muajsh më në fund zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë, ndërpritet betonizimi dhe shkatërrimi i lumit! Report Tv e denoncoi skandalin
10 Nëntor 2021, 11:29Vetëm pas 4 muajsh nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vend dhe vetëm pas insistimit me shkrime dhe raportime të Report Tv për skandalin e moszbatimit të vendimit më në fund në Luginën e Valbonës prezullohet betonizimi dhe shkatërrimi. Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem nga kompanitë “GENER 2” dhe “DRAGOBIA ENERGY” të Bashkim Ulajt, i cili duhet nënvizuar se është një nga oligarkët që Lulzim Basha ka “harruar” ta përmendë në denoncimin politik që ka bërë në Kuvend.