Kronikë
-
110 vite burg për 15 të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge është vendosur sot nga GJKKO në kuadër të operacionit 'Limit' të zhvilluar në vjeshtën e vitit 2019. Megaoperacioni u mbyll me 65 urdhër-arreste një hetim tre vjeçar që çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit
11 Nëntor 2021, 12:22 -
Me shpejtësi në motor e semafor të kuq, Gaz Paja përplaset me makinën tek ish-Parku në Tiranë! PAMJET i shtrirë në rrugë
11 Nëntor 2021, 11:53Një tjetër aksident në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, këtë radhë ka protagonist aktorin e humorit, Gazment Paja. Aktori udhëtonte me një motor në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda”, pranë ish-parkut të Autobusëve, kur është përplasur me një makinë.
-
Lezhë/ Tentoi të grabiste shtëpinë e drejtorit të shkollës në fshatin Zejmen, lihet në burg 23-vjeçari! E ëma shpërthen në lot, i bie të fikët jashtë gjykatës (VIDEO)
11 Nëntor 2021, 11:52Armand Zhejani, i dyshuar si një nga autorët e tentativës së grabitjes së një vile në fshatin Zejmen të Lezhës, është lënë në burg nga Gjykata ditën e sotme. Jashtë ambienteve të gjykatës ishte nëna e 23-vjeçarit, e cila shpërtheu në lot kur i biri doli jashtë gjykatës, duke i rënë më pas të fikët, për shkak të dhimbjes së madhe se i biri tashmë duhet të qëndrojë në qeli.
-
Ngjarjet e vjetra kriminale dhe Call Center-at, Drejtoria e Policisë Tiranë mbledhje me drejtuesen e Prokurorisë, Elisabeta Imeraj
11 Nëntor 2021, 11:35Sot në Prokurorinë e Tiranës u zhvillua një mbledhje e thirrur nga drejtuesja e këtij institucioni, Elisabeta Imeraj, ku mori pjesë Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, së bashku me vartësit e tij, shefat e 6 komisariateve dhe krimeve të rënda.
-
Durrës/ Furgoni përplaset me trenin, plagoset shoferi 51 vjeç (VIDEO)
11 Nëntor 2021, 11:26Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Durrës si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 08:10, në rrugën "Asti Gogoli", Shkozet, ku Ilir Musaj, i cili po drejtonte një fugon, u përplas me trenin.
-
Kapen me pistoletë në lokal, arrestohen dy të rinjtë në Elbasan
11 Nëntor 2021, 10:59Dy të rinjtë janë prangosur brenda një lokali në Elbasan, ku gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit me inicialet E.D., iu gjet dhe arma e zjarrit pistoletë.
-
-
-
Truall, apartamente e lokal, prokuroria i sekuestron pasurinë me vlerë disa miliona euro trafikantit të dënuar me 8 vite burg në Itali
11 Nëntor 2021, 10:12Prokuroria i ka sekuestruar pasuri me vlerë në disa miliona euro Dritan Betit, i dënuar në Itali me 8 vite burg për trafik droge. Beti u arrestua në Shqipëri më 11 tetor, ndërsa bëhet e me dije se është sekuestruar edhe pasuria e personave të lidhur me të.
-
Dhunë ndaj prindërve dhe një tjetër i dehur në timon, 2 të arrestuar në Dibër (EMRAT)
11 Nëntor 2021, 09:41Në Dibër janë vënë në pranga disa persona për vepra të ndryshme kriminale. 43-vjeçari Genci Çanaku është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve tij. Ndërsa një 66-vjeçar, Hysni Bici, ka përfunduar i arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
-
U kap duke transportuar 9 sirianë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet shoferi i autobusit në Gramsh
11 Nëntor 2021, 09:37Një 57-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar me autobusin e tij 9 emigrantë të paligjshëm sirianë.
-
Aksident në Lezhë, një automjet me shpejtësi përplas makinën e policisë dhe e kthen përmbys në rrugë, plagoset efektivi (VIDEO)
11 Nëntor 2021, 09:36Një efektiv policie ka mbetur i plagosu në Lezhë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti. Paraprakisht dyshohet e shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po lëvizte automjeti që përplasi makinën e policisë.
-
E veshur me të bardha dhe me një hekur në dorë që e mban si armë, vajza në rrugët e Lezhës në orët e vona të natës tremb banorët! Vuan nga probleme të shëndetit mendor (VIDEO)
11 Nëntor 2021, 09:22Sikurse mund të shihni edhe nga pamjet, të kapura nga disa kamera sigurie, vajza ecën me ngadalë dhe e qetë në rrugë teksa më pas nxjerr nga xhepi hekurin dhe fillon të lëvizë dorën lart. Kanë qenë vetë banorët që kanë raportuar situatën, ndërsa kanë bërë edhe denoncim në polici.
-
-
Aksident në Tiranë/ I dehur e me semafor të kuq, 30-vjeçari i merr jetën policit të burgjeve që natën punonte taksist e pasagjerit të tij! Autorit iu gjet një pushkë në makinë (VIDEO+FOTO)
11 Nëntor 2021, 07:19Një aksident i rëndë me dy viktima është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 03:20, në kryqëzimin "21 Dhjetori", ku janë përfshirë dy auomjete, ndërsa vitkimat janë identifikuar si Luan Cenollari dhe Ali Bejo. Përplasja ka qenë shumë e fortë duke bërë që njëri nga mjetet të shkatërrohet thuajse tërësisht. Autori i dyshuar i aksidentit, Emirjan Doko është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
-
Policia kontroll 'blic' në disa lagje të Elbasanit, shoqërohen disa persona! Report Tv sjell pamje nga operacioni
10 Nëntor 2021, 21:24Elbasan, policia blindon rrugët e qytetit kontrolle të befasishme lagje me lagje, shoqërohen disa persona të skeduar nga policia.
-
E kishte fshehur në gomën rezervë të makinës, sekuestrohen mbi 8 kg kanabis në doganën e Morinës
10 Nëntor 2021, 20:46Një 30-vjeçar është vënë në pranga të policisë, pasi është kapur duke trafikuar lëndë narkotike në doganën e Morinës. Policia ka arrestuar shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në Shkodër
-
Gjobitën padrejtësisht me 400 mijë lekë një dyqan fruta-perimesh në Fier, pas denoncimit të ministrit, vihen nën hetim dy inspektorët e AKU-së
10 Nëntor 2021, 19:51Dy inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) që gjobitën padrejtësisht me 400 mijë lekë një dyqan fruta-perimesh në Fier janë vënë nën hetim. Kujtojmë që ky rast u bë me dije nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pasi vetë qytetari që kishte në pronësi dyqanin e kishte denoncuar këtë rast në njësinë Antikorrupsion.
-
Po e dërgonin drejt Malit të Zi, sekuestrohen 8 kg drogë në Hanin e Hotit, dy të arrestuar
10 Nëntor 2021, 19:34Sekuestrohen 8 kg droge e llojit kanabis nga policia e Shkodrës. Droga është sekuestruar në afërsi të doganës së Hanit të Hotit në tentativë për ta transportuar drejt Malit te Zi me destinacion Europën. Sipas burimeve janë edhe dy shtetas të arrestuar nga ky operacion. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plote të këtij grupi kriminal.
-
Biznesmeni i kromit nga Martaneshi i bie infarkt në Tiranë, ndërron jetë edhe babai pasi mëson lajmin e trishtë (EMRAT)
10 Nëntor 2021, 19:02Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë këtë të mërkurë. Një biznesmen kromi nga Martaneshi Jashar Gjoni ka ndërruar jetë nga infarkti, ndërsa sapo ka mësuar ngjarjen edhe babai i tij ka ndërruar jetë duke pësuar infarkt.