Kronikë
-
Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe “ka ndëshkuar” përmes fjalëve rastin e “neveritshëm” i cili u bë publik mbrëmjen e djeshme, lidhur me shkeljen e të drejtës së përfitimit falas të vaksinës anti-COVID.
8 Shtator 2021, 09:08 -
Hapet aplikimi online në universitete, Kushi: Mund të regjistroheni nga data 8 deri më 13 shtator 2021
8 Shtator 2021, 08:56Nga dita e sotme deri më 13 shtator 2021 hapet Portali i Maturës Shtetërore online për aplikime, për të gjithë kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z në Portalin e Maturës Shtetërore 2021. Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e maturës shtetërore dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në institucionet e arsimit te lartë.
-
Vlorë/Dogjën plehrat që hodhën anës rrugës, zjarri del nga kontrolli, flakët përpinë ullishtet e Panajasë e Bestrovës! Arrestohen 2 punonjës pastrimi të bashkisë, një i mitur nën hetim
8 Shtator 2021, 08:212 punonjës pastrimi të njësisë administrative Novoselë, pjesë e bashkisë Vlorë, janë arrestuar, ndërsa një i mitur po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohen se janë autorët e zjarreve të aktivizuar ditën e djeshme në Panaja dhe Bestrovë të Vlorës. Zjarri i aktivizuar ditën e djeshme përpiu kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, ndërsa flakët u përhapen me një shpejtësi të frikshme për shkak të erës.
-
Rama poston videon nga kantieri i Ekoparkut në Durrës: Po merr formën përfundimtare, së shpejti një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive e zona pushimi
8 Shtator 2021, 08:14Ekoparku i Madh në Durrës po merr formën përfundimtare. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga kantieri, ndërsa thotë se aty ku deri dje ishte një bombë mjedisore, së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar me kënde sportive e zona pushimi.
-
Shqipëria, shteti që shpenzon më shumë për bukë në Europë dhe e ka më të shtrenjtën në raport me të ardhurat
8 Shtator 2021, 07:29Shqipëria renditet si vendi në Europë, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.
-
Vranësira dhe rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
8 Shtator 2021, 07:17Pjesa e parë e ditës në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë-pas herëshme. Por, sipas MeteAlb, pas mesditës pritet zhvillim i vranësirave në ekstremin jug-juglindje duke sjellë reshje të pakta shiu.
-
U largua nga vendi i aksidentit në Durrës, shoferi i shpallur në kërkim tenton të 'çajë' trafikun! Futet me 144km/h
8 Shtator 2021, 00:51Trafiku i madh nuk i ka ndaluar disa automjete ndër ta edhe një shofer i shpallur në kërkim, që në autostradën Tiranë-Durrës të tejkalojnë shpejtësinë e limituar duke u kthyer kështu në rrezik për të gjithë.
-
I hetuar nga SPAK për korrupsion por i vlerësuar me çmime në SHBA, mjeku Edvin Prifti jep përgjigje: Sadisfaksion amerikan ndaj meje dhe vendit tim, nuk më uroi askush
8 Shtator 2021, 00:03Kardiokirurgu i njohur Edvin Prifti i akuzuar dhe në hetim nga SPAK për korrupsion ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook duke treguar çmimin dhe vlerësimin nga SHBA.
-
-
Murrizi: Nëse do të jetë aktiv në politikë, Berisha të rikthehet të marrë PD-në
7 Shtator 2021, 21:39Ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se vendosja e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit të Shqipërisë është për shkak të një pazari midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Bashës
-
-
Skandal/ 50 mijë lekë një Pfizer në qendrën shëndetësore në Kavajë
7 Shtator 2021, 21:27Vaksinat kundër COVID që shteti i ofron falas, po në shtet i blen me lekë. Denoncohet një tjetër skandal. Ka qenë drejtoi i Qendrës Shëndetësore Luz I Vogël në Kavajë, i cili ka dhënë vaksinën Pfizer për një qytetar nga Tirana, kundrejt dhënies së ryshfetit.
-
Europol: Belgjika dhe Holanda, qendra kryesore të kokainës
7 Shtator 2021, 20:56Belgjika dhe Holanda janë bërë qendra kryesore për trafikun e kokainës në Evropë, tha të martën agjencia policore e Bashkimit Evropian – Europol
-
Kushi takim me drejtuesit e ‘Projekteve të Kërkimit dhe Zhvillimit’: Kërkimi shkencor dhe inovacioni në fokus të politikave tona
7 Shtator 2021, 20:45Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e “Projekteve Kombëtare fituese të Kërkimit dhe Zhvillimit 2021-2023”. Gjatë takimit Kushi theksoi se kërkimi shkencor dhe inovacioni do të jenë në fokus të politikave për të rinjtë.
-
Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari me pasuri të ‘çmendur’ Luan Lusha! Lokale, magazina, 9 makina, shtëpi e toka në Spille dhe Golem, ILDKP: Janë të paligjshme
7 Shtator 2021, 20:13Gjyqtari i Kavajës Luan Lusha përjashtohet për 15 vjet nga drejtësia pasi dha dorëheqjen nga frika e Vetingut. Raporti i ILDKP: Ka gënjyer dhe fshehur pasurinë, nuk e justifikon me burime të ligjshme. Gjyqtari paraqiti raport sikur ishte sëmurë, ndërkohë që vjonte punën në Gjykatën e Kavajës
-
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat, dy makina përfundojnë me 'kokë' në kanal, 5 persona të plagosur
7 Shtator 2021, 18:58Dy makina kanë përfunduar me ‘kokë’ në kanal për shkak të një aksidenti të ndodhur në aksin Lushnjë-Berat. Si pasojë e këtij aksidenti, pesë persona kanë mbetur të plagosur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
'Arratisja' e klandestinëve në Pogradec, drejtori i kufirit për Report Tv: Janë ndaluar të gjithë, edhe shoferi! Vitin e fundit kapëm mbi 11 mijë emigrantë të paligjshëm, 50% përsëritës
7 Shtator 2021, 18:43Pamjet që u sollën sot nga Pogradeci, ku nga një furgon zbritën dhjetëra emigrantë nga vendet e treta, për drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Eduart Merkaj janë pjesë e një operacioni të policisë të mirë strukturuar, por që cedoi në fund të saj, e megjithatë për Report Tv ai dha lajmin se janë kapur të gjithë, përfshirë edhe shoferin. Nga ana tjetër, në vendin tonë, që nga 1 qershori deri më tani kanë hyrë mbi 4 mln shtetas, tha drejtori i Kufirit, kjo e ndikuar edhe nga fakti që gjatë verës vendi ynë nuk ka pasur masa anti-COVID në kufi.
-
Përfshihet nga zjarri një banesë në Vlorë, flet kryefamiljarja: Flakën ja vuri djali, është i alkoolizuar
7 Shtator 2021, 18:34Një banesë ka marrë flakë në lagjen "Partizani" të Vlorës. Paraprakisht raportohet për dëme materiale, ndërkohë që nuk ka persona të dëmtuar.
-
BE miraton 14.2 miliardë euro ndihmë financiare për vendet në proces zgjerimi, përfiton edhe Shqipëria! Fokusi te zbatimi i reformave
7 Shtator 2021, 18:19Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit